Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
Kthehu ne fillim
Lidhja e Prizerenit
Histori e Hershme - Pellazge, Ilire dhe Epirote

Mbas vdekjes se Aleksandrit te Madh ne shekullin e katert para eres sone,
Mbreteria e epirit filloi te rritej. Epiri perbehej kryesisht prej fisit Ilir
te quajtur Molossi. Molosset ishin nje fis i fuqishem i cili kishte marre
pjese edhe ne luften e peloponezit. Molosset ju bashkuan mbreterise Ilire,
kunder dy aleancave Greke, te ashtuquajtura aleanca Achean, dhe aleanca
Aetolian. Ne kete Kohe Greket po zhvillonin luftera per therrime nga
perandoria e rrenuar e Aleksandrit. Heredoti, historiani me i besueshem Grek
njofton se "Epiri eshte i banuar nga popuj jo-greke te cilet flasin nje gjuhe
Barbare". Ai shton se keta popuj ne nje kohe te lashte quheshin Pellazge
(domethene me te hershem se toka). Keta pellazge njofton Heredoti si edhe
Thucididi, jane ata te cilet shpiken panteonin e perendive, te cilin greket e
adoptuan me vone. Eshte e qarte se Zeusi Aferdita, Ethina, Thetis Ari etj nuk
mund te jene perendi greke pasi keto fjale nuk kane asnje kuptim ne greqisht,
por ne nje gjuhe tjeter, gjuhen shqipe. Ne nje kohe te lashte pellazget kane
banuar ne Athine si edhe ne gjithe territorin e Greqise pervec ishujve. Ata
gjithashtu kane ndertuar murin perreth Akropolis ne Athine sepse pellazget
njiheshin si muratore te shkelqyer, nen pagen e qeverise athinase, e cila me
vone rrefuzoi pagese dhe i ndoqi Pellazget nga territori i saj. Sic dihet ne
mitologjine shqiptare, gojedhana te tilla si ajo e Rozafes, dhe Argjiros
tregojne se ndertimet e keshtjellave si edhe flijimet berbejne nje pjese te
konsiderueshme e kultures shqiptare. Ky fakt perforcon prejardhjen e
shqipetareve nga Pellazget te cilet ishin nje nga popujt me te hershem Arjan
ne Ballkan. Pellazget kane qene nje fis ose grup fisesh Ilire, te cilet
permenden nga Homeri sebashku me fise te tjera Ilire si Dardanet, Taulantet,
Enkelejdet etj, te cilet luftuan kunder Akejve ne luften e Trojes si aleate
te mbretit Priamit dhe Hektorit ne mbrojtje te Trojes.Greket krijuan koloni
ne territoriet e mbreterive Ilire dhe Epirote sidomos ne ishullin e Kelqyres
si edhe ne Apollini dhe Dyrrachium (Durres). Keto Koloni u formuan
vecanerisht per arsye tregetie. Iliret nuk kundershtuan krijimin e ketyre
kolonive per dy arsye; Se pari sepse i jepte atyre mundesine te tregetonin
me vende te ndryshme sidomos per blerje parzmoresh shpatash etj, te cilat
prodhoheshin ne greqi vecanerisht per shije Ilire te dekoruara me figura
gjeometrike, te cilat ishin te modes ne Iliri, dhe se dyti sepse iliret nuk e
kishin tradite tregetine si zanat te trasheguar, por preferonin lufte dhe
plackitje, pasi Iliret kane pasur nje tradite luftarake.
Kur Mbreti Pirro (Pyrrhus) lindi ne familjen mbreterore Epirotase, ai u
urzupua nga nje feud familiar i cili e perndoqi Pirron nga mbreteria
Epirotase. Pirroja u detyrua te gjente mbrojtje ne mbreterine mike te
Taulanteve te cilet ne ate kohe zoteronin territoret e Shqiperise qendrore
perreth Durresit. Mbasi arriti nje moshe te pjekur, Pirroja i mbeshtetur nga
nje force Taulante pushtoi Epirin dhe perndoqi urzupuesit e tij. Me pas Pirro
vijoi te perforconte pushtetin me lidhje martese. Ai u martua me Brikenen.
Brikena, ishte e bija e mbretit te fuqishem Dardan Bardhyli. Gjithashtu Pirro
perforecoi aleancen e tij me fisin e Taulanteve. Mbas ketyre veprimeve, Pirro
aneksoi territoret Ilire ne veri deri ne Shkoder (Scodra), si edhe ne lindje
duke pervetesuar territore ne Maqedoni dhe jug duke pushtuar Greqine Veriore.
Vemendja e Pirros me vone u kthye nga perendimi, dhe vecanerisht nga
republika e re e Romes, e cila sapo kishte filluar te zgjerohej. Pirroja
kaperceu detin dhe luftoi dy beteja te rrepta me Romaket te cilat i fitoi por
me humbje te medha. Fatkeqesisht duke marshuar ne nje qytet te pushtuar nje
grua hodhi nje vazo lulesh nga nje vend i larte, e cila e goditi Pirron ne
koke dhe e la te vdekur.
Vdekja e Pirros ishte nje fatkeqesi e paimagjinueshme per boten Ilire. Ai
u varros me madheshti si nje hero i Epirit dhe si nje Aleksander i dyte.
Menjehere pas vdekjes se tij Perandoria epirotase u shemb. Shume Greke,
perpiqen ta helenizojne figuren e Pirros, por kjo genjeshter eshte e kote
sepse ai kurre nuk ju bashkua ceshtjes greke, por gjithmone luftoi kunder
tyre duke pushtuar Greqine.
Mbas Vdekjes se Pirros, Nje force e re u shfaq ne veri te Epirit. kesaj
rradhe ishte mbreti Ilir Agron i cili ngriti flamurin mbi kryeqytetin e
mbreterise se vet Shkodres. Agroni e deklaroi mbreterine e vet dhe shfaqi
deshiren per te vazhduar rrugen e Pirros. Mbasi perforcoi lidhjen me
Dardanet, Agroni e ktheu vemendjen drejt jugut. Ai aneksoi territoret e
Molosseve te cilet i kerkuan ndihme Agronit kundrejt aleancave Greke te cilat
u perpoqen te perfitonin nga vdekja e Pirros per te pushtuar territor ne
Epir. Agroni dergoi floten e vet e cila zmbrapsi dhe shkaterroi forcat greke.
Suksesi i arritur ne Epir i dha Agronit zemer per te zhvilluar pushtimet ne
Greqi. Mbas disa fitoresh te shpejta te Flotes, Agroni dergoi ushtrine
tokesore nen komanden e Skerdilaidit e cila mposhti keqazi forcen me te madhe
Greke te derguar kundrejt tyre. Mbas kesaj fitore Greket filluan ti
trembeshin jo vetem humbjes se kolonive te tyre si ato te Apollonise dhe
Durresit te cilat ishin tashme ne duart e Ilireve, por gjithashtu humbjen
perfundimtare te Greqise. Ata derguan nje seri ankesash drejtuar senatit
Romak, duke u ankuar se Iliret po kercenonin tregtine Greko-Romake, mirepo
Romaket nuk shfaqen interes per fatin e Greqise pasi ishin te zene me luftrat
e tyre Kunder Kartagjenes.
Nderkohe lajmi i fitores se madhe arriti Agronin i cili u gezua aq shume
sa shtroi nje banket te madh ne te cilin piu aq shume vere sa mbas tri ditesh
vdiq. Vdekja e mbretit Agron ishte humbja e dyte e njembasnjeshme mbas
vdekjes se Pirros e cila edhe njehere paralizoi fuqizimin e rrufeshem te
Ilireve. Por kjo humbje ishte me e madhe se sa ajo e Pirros pasi Agroni nuk
kishte asnje mashkull i cili mund te merrte frenat e mbreterise. Pushteti i
kaloi automatikisht gruas se tij, mbretereshes Teuta.
Fitoret e njembasnjeshme te ushtrise Ilire vazhduan ne greqi nen
Mbretereshen Teuta e emertuar mbreteresha e detrave. Flota Ilire paralizoi
cdo levizje te cdo force qe perpiqej te kalonte adriatikun, tregetia
greko-Romake filloi te paralizohej. Ne keto rrethana Romaket, te cilet ishin
duke perfunduar kapitullimin e Kartagjenes ndjene nje detyrim te dergonin nje
delegacion tek Mbreteresha Ilire per ti kerkuar asaj te ndalonte piraterine
Ilire ndaj anijeve Romake. Dy konsuj u derguan ne Shkoder me detyren qe te
transferonin kete mesazh. Por Teuta u tregua nje diplomate e pa-zote per te
shmangur nje konflikt me Romen e cila ishte gjithashtu nje force ne rritje
duke u fuqizuar cdo dite e me teper. Qendrimi i matur i mbreterve te
meparshem Ilire te cilet preferuan nje Aleance me Romen, nuk u mor parasysh
nga Teuta, e cila ishte e fryre nga fitoret e njepasnjeshme, fitore te cilat
ishin merita e mbretit te vdekur Agron. Por Agroni nuk mund te ngrihej nga
varri per te kerkuar llogari. Konsujt Romake kerkuan prej Teutes vetem qe ajo
te ndalonte piraterine Ilire ndaj anijeve Romake. Kjo ne cdo rrethane ishte
nje kerkese e arsyeshme. Teuta pa fshehuar ironine u pergjigj se ajo do te
bente cmos te ndalonte floten perandorake qe te plackiste anijet romake, por
ajo nuk kishte mundesi qe ti jepte fund tradites pirate te Ilireve. Kjo
pergjigje shkaktoi nje nervozizem nga ana e romakeve te cilet premtuan se
Mbretet Ilire do te mesonin qe te permiresonin mardhenjet me shtetasit e
tyre. Mbas kesaj pergjigje Teuta dhe obortaret e saj fyen dhe nxorren jashte
konsujt Romake. Ky gabim fatal diplomatik i Tutes u perforcua nga dergimi i
saj i dy anijeve te cilat interceptuan anijet e konsujve Romake duke i mbytur
ato dhe duke vrare te gjithe romaket. Mbas ketij veprimi Senati Romak
unanimisht deklaroi lufte kundrejt Perandorise Ilire.
Megjitheqe deri ketu sjellja e Teutes mund te admirohej disi duke u
cilesuar si nje shprehje krenarie, sjellja e saj e mepasme nuk mund te
vleresohet ne asnje pikepamje. Mbasi Roma dergoi floten e saj drejt e ne
Durres, Teuta nuk morri asnje mase per tu pregatitur dhe per te perballuar
sulmin Romak. Perkundrazi, sapo mesoi per ardhjen e Romakeve, ajo menjehere
braktisi Shkodren dhe u fsheh ne mbreterine fqinje Dardane sebashku me motren
e saj Triteuta.
Romaket arriten nje fitore te lehte. Natyrisht kur ushtria mesoi per
arratisjen e Teutes, ata u diskrajuan dhe u shperndane duke i lene legjioneve
romake nje porte te hapur per pushtimin e Ilirise. Romaket nuk depertuan ne
Iliri, por vetem moren nen kontroll portet e Durresit dhe Apollonise. Mirepo
bisha romake tashme kish marre ere fitimit qe mund ti sillte pushtimi i
Ilirise vecanerisht kur ky pushtim doli kaq i thjeshte. Me vone Romaket do te
ktheheshin ne Iliri kesaj rradhe per ta pushtuar krejt mbreterine ilire. Nen
komanden e nje mbreti renegat Maqedonas te quajtur Dhimiter Iliret do ti
kunderviheshin Romes perseri, kesaj rradhe te pergatitur. Por mediokriteti i
ketij komandanti nuk mund te krahesohej me mbretet fatkeqe Ilire Agron dhe
Pirro. Mbas nje lufte te gjate romaket pushtuan Mbreterine Ilire duke marre
Shkodren. Por ata u gabuan rrende kur menduan se Iliret do te pushtoheshin
kollaj, Qendresa do te vazhdonte deri ne shekullin e IX Pas Eres se Re.
Nen komanden e rebelit Bato, Peonet, fisi me luftarak ilir i cili banonte ne
territorin e sotshem te Malit te Zi, do ta conin Romen ne buze te
shkaterrimit.fficeffice" />





13.10.04 00:20   verlinken / kommentieren  



      Pirro i Epirit



Pirro (296-272 para Krishtit.......Pirroja ishte ,ndoshta, Sundimtari
me i shquar i Epirit .Ai, si pasardhes i larget i Akilit, ishte biri i
Akidit. Kusheriri i Aleksandrit te Molosise, qe sundoi Moloset e
Janines. Fatkeqesisht Akidi u ngaterrua ne grindje politike familjare e
krahinore dhe, si rrjedhoje, ne fillim humbi mbreterine e pastaj edhe
jeten ne vitin 313 para Kr. i biri tij, Pirroja ne ate kohe vetem 6
vjec, u shpetua nga Glauku, Princi i fisit Ilir te Taulanteve. Ne
moshe te re ai hipi ne fron per nje kohe te shkurter, por u rrezua
prej tij dhe filloi karrieren ushtarake me Antigonin e Maqedonise,
Komandantin veteran qe kishte sherbyer me Aleksandrin e
Madh. Ne njeren nga betejat ai u kap rob dhe u dergua si peng ne
Aleksandri. Aty fitoi admirimin e Ptolemit, i cili i dha per grua te
bijen dhe ne vitin 296 para Kr.e vuri perseri ne fronin e mbreterise
se tij. Pirro gezonte nam per fisnikerine dhe trimerine e tij ne beteje.
Epirotet e quainin "Shqiponje". Sipas nje tradite Shqipetare
pretendohet se emri "Shqipetare" (Bij te Shqipes) e ka origjinen nga
thenie e Pirros. Kur dikush levdonte zhdervjelltesine e levizjes se
trupave te tij, ai i pergjigjet me krenari se nje gje te tille ishte
normale, pasi ushtaret e tij Ishin "Bijte e Shqipes", keshtu qe livjet
e tyre. Natyrisht u shembellenin fluturimeve te madherishme te
mbretit te shpendeve. Sipas nje versioni tjeter, disi te ndryshem,
kur trupat e tij thurnin levdata sulmeve te tij te guxishme e te
shpejta dhe e quanin "Shqiponje" ai iu pergjigjej se ata ishin Flatrat
e tij , qe benin te mundur fluturimin e shpejte te shqiponjes . Thuhet
se kjo coi ne adoptimin e ketij emri , te cilin Populli shqiptar e perdor
edhe sot e kesaj dite. Pra jo "ALBANE" por "Shqipetare" ose "Bij te
Shqipes".



Pikerisht ne kete kohe kolonite te Korfuzit e te ishujve te tjere ne
Detin Jon nisen ta therrisnin fqinjin e tyre ne kontinent "Epir" (Toke
ne kontinent),per te dalluar ate nga banesa e tyre
ishullore. Gradualisht historianet greke e nxoren jashte perdorimi
termin "Molosia" dhe zune te perdornin emertime te tilla si
"Mbreteria e Epirit" ose "Pirro i Epirit". Sidoqofte, ky ndryshim emri
nuk ndikoi ne karakterin Pellazg apo Shqipetar te asaj krahine.
Epiri u shtri ne jug deri ne gjirin e Ambrakise (Artes). Ne fakt,
Gjeografi grek Straboni, shkruante se "per arkananiasit, qe jane
grek.kurse ne te majten ndodhen Nikopoja dhe Kasopia, qe jane
Epirote".   Pra , Straboni bente dallimin midis epiroteve dhe
grekeve. Ambrakia dikur kishte qen nje qytete i lulezuar, mirepo tani
ishte rrenuar. Pirroja "e zbukuroi ate me shume se cdo njeri tjeter
dhe e beri rezidencen e tij Mbreterore. Pirroja njihej nga te gjithe si
nje princ i madh dhe i mire. Ai zgjeroi territorin e vet duke ishullin e
Korfuzit dhe krahinat te Maqedonise. Ne ate atmosfere ku
mbizoteronte Lufta e vazhdueshme per pushtet midis Princave
krahinore dhe me ata kufij shume te luhatshem, qe percaktonin
juridiksionin e tyre, konflikti ishte i pashmangshem dhe i
perjetshem, thuhet se gjate nje beteje me faresisin e vet
Maqedon, ushtareve maqedonas u beri aq shume pershtypje
shembellimi i Pirros me Aleksandrin e Madhe ,saqe braktisen Mbretin
e tyre dhe u bashkuan me te. Dhe vertet, kur maqedonet e
rrezuan nga froni mbretin e tyre pazot. Demetrin, ata e ftuan Pirron
qe te sundonte edhe mbi Maqedonine. Mirepo, brenda shtate
muajve ai e kuptoi se maqedont krenare do te preferonin me mire
qe sundimtar Maqedonas me te keq maqedonas, sesa nje te mire
jomaqedonas. Prandaj hoqi dore vullnetarisht nga froni ne Vitin 287
para Kr.Pirroja enderronte te ngrinte nje perandori ne perendim, te
ngjashme me ate te propozuar 40 vjet me pare nga kusheriri i atit
te tij, Aleksander Molosi. Roma, qe tradicionalisht konsiderohet e
themeluar ne vitin 753p.e.s, ishte ngritur gradualisht si qytet-shtet
me i fuqishem ne Itali dhe, me pas, kishte bashkuar grupet e
ndryshme ne nje konfederate nen udheheqjen Romak. Si rrjedhoje,
ajo ishte bere gati nje republike e bashkuar. Mjaft e
fuqishme. Pushtimi i galeve apo i kelteve vershoi nga Veriu rreth
Vitit 400 para Kr..,duke e shkaterruar Romen pjeserisht me ane te
nje zjarri ne vitin 390 para Kr..dhe duke dominar nje pjese te
madhe te Italise per njefare kohe. Luftrat samnite te viteve
326-312 para Kr..dhe 299-291 para Kr..sapo kishin perfunduar kur
Pirroja nisi te hidhte nje sy nga Perendimii frymezuar ndoshta nga
ura portative qe kishte ngritur mbi Hellespont persiani Kserksi 200
vjet me pare, Pirroja, sipas Plinit, ishte i pari qe konceptoi nje ure te
ngjashme permes Adriatikut ne piken e tij me te ngushte, ne
ngushtincen e Otrantos.Rasti i volitshem erdhi ne vitin 282 para
Kr.Qyteti i pasur tregtar i Tarentit(Taranto) ne jug te Italise, nje
koloni Spartane, e kishte hale ne sy floten Romake ne portin e
vet (gje qe binte ne kundershtim me marreveshjen) dhe i kerkoi
ndihme Pirros .Pa pritur qe te zgjidhte problemet inxhinjerike te
ures, ai shfrytezoi medoten konvencionale, duke kaluar me anije
permes Adriatikut.25.000 trupa. Pervec 3000 kalores, ai mori dhe 19
elefante lufte, kafshe gjigande te cilat italianet i shihnin per here te
pare. Kur pane ushtrine romake qe afrohej Tarentit ia dhane Pirros
komanden supreme te forcave antiromake, duke preferuar qe me
mire t"i nenshtroheshin Pirros pellazg, sesa Romakeve Barbare. Ne
fillim, Pirro i shkroi konsullit Romak, Valer Levinit,duke i kerkuar qe te
vepronte si arbiter midis Romes dhe Tarentit. Mirepo konsulli ia preu
shkurt.duke i thene qe te shihte punet e veta e te kthehej ne
Epir. Kur prapavija romake kapi nje spiun Epirot, Levini i tregoje atij
legjionit gjate nje loje stervitore dhe pastaj e leshoi qe ti thoshte
Pirros se, nese e brente kureshtja per ushtaret dhe taktikat
romake, duhej te shkonte e t"i shihte me syte e vet.
Ne betejen qe u zhvillua me pas ne Heraklea, afer Tarentit(280 para
Kr.)Pirroja u ndesh me nje ushtri Romake dy here me te madhe se
ushtria e tij dhe doli Fitimtar. Mirepo, ai humbi aq shume oficere dhe
ushtare, saqe thirri:"Edhe nje beteje tjeter si kjo dhe me duhet te
kthehem vetem ne Epire"Prej ketej lindi edhe shprehja "Fitore si e
Pirros'. Ky ishte kontakti i pare ushtarak i Romes me Boten Greke ne
lindje. Por jo i fundit. Duke shpresuar per paqen dhe Lirine e
bashkesive greke ne Itali. Pirro dergoi ne Rome ministrin e tij me te
zote ne artin e oratorise, Linean, kujtesa fenomenale e ketij te
durguari e habiti Plinin, pasi ai "Kishte fiksuar emrat e senatoreve dhe
te kaloresve romake vetem nje dite mberritje ne Rome. Por Roma
nuk pranoi te hynte ne bisedime, prandaj Pirro marshoi drejt
kryeqytetit, i cili mbrohej nga ushtria dhe milicia. Ne pamundesi qe ta
pushtonte qytetin, ai u kthye mbrasht qe te kalonte dimrin ne
Jug. Gjate rruges, leshoi roberit romake te veshur e te mbathur dhe
me para, duke u thene qe te ndermjetesonin per paqen ne emer te
tij. Nderkohe, Kartagjena pranoi ti vinte ne ndihme Romes me nje
aleance ushtarake, duke shpresuar qe te zgjeronte zoterimet e saj
ne Sicili. Kjo e alarmoi shume kolonine greke te Sirakuzes, e cila iu
lut Pirros per ndihme ushtarake kunder Kartagjenes. Pirroja nuk priti
qe ti thonin 2 here. Ai u hodh ne Sicili ne Vitin 278 para Kr..dhe me
stragjedine e tij te shkelqyer arriti t"ua rimerrte Kartagjenasve
pjesen me te madhe te ishullit. Fatkeqsisht ai u perpoq te sundonte
mbi keta greke liridashes po aq arbiterisht sa edhe Ptolemi mbi
Egjiptin, prandaj greket nuk mund ta duronin dot. Ata e hodhen
poshte oferten e tij qe te behej mbreti i tyre:disa prej tyre
preferonin me mire Kartagjenen sesa regjimin ushtarak. Dionisi i
Halikarnasit,qe duhe te jete ndikuar si historian nga origjina e tij
greke dhe nga ambienti romake ku jetonte, ia hodhi fajin Pirros. Ai
shkruante se Pirroja u soll ne menyre arrogante e tiranike, ashtu si
shtypersit e tyre italiane, duke konfiskuar pasurite dhe duke
shperndare ofiqe te larta per miqte e kapitenet e tij. Ai internoi, e
madje ekzekutoi njerez te shquar me akuza te sajuara, fyu ndjenjat
e Popullates duke plackitur thesaret e paruajtura ne tempujt e
tyre. Kur u terhoq ne drejtim te Tarentit, ererat e terbuara
shkaterruan disa nga anijet e tij, midis te cilave edhe ato qe
nbartnin thesarin e popullit. Megjithate avantazhet e shumta qe
kishte, Pirroja e humbi betejen tjeter"per shkake te zemerimit te
perendeshes". Kjo ishte beteja joperfundimtare e Bevenetos. Pas
kesaj, ne vitin 275 para Kr..ai u kthye ne atdhe, duke lene pas nje
garnizon ne Tarent, por duke e lene ne Itali ne duart e Romakeve. Jo
vetem Epiri, por edhe Greqia dhe gjithe Lindja po beheshin tashme
te te vetedijshem per fuqine e re qe po ngirhej ne Perendim.
Edhe Ptolemi i Egjiptit po perpiqej te zgjeronte kufijet e tij. I
pakenaqur me kontrollin e rrugeve detare ne Egje, ai nxiti
kryengritje ne Greqi e Maqedoni. Ne fakt, Pirros iu mbush mendja
fare lehte per te pushtuar Maqedonine nga perendimi, por kjo nuk
dha ndonje rezultat te madhe. Nderkohe, ILIRINE nuk mund ta
sulmonte, pasi mbreti i saj Glauku,e kishte strehuar qe te vogel dhe
e kishte ndimuar te hipte ne fronin e MOLOSISE qe ne moshen 12
vjecare. Keshtu,ai i drejtoi armet kunder Greqise. Depertoi ne lindje
deri ne Argosine Pelopenezit dhe u step nga frika kur pa argivet
nuk donin te pranonin brenda mureve te qytetit. Pikerisht aty ,ne
Argosin pellazg,ne vitin 272 Para Kr..karriera e tij do merrte
fund. Ashtu si heroi i tij Aleksandri i Madhe, qe e kishte mbyllur
karrieren e tij te shkelqyer ne menyre aq te lavdishme me turp ne
muret e Argosit.kur nje grua e zemeruar do t"i hidhte nje tjegull
nga catia e do ta linte te vdekur ne vend! Ne vepren e tij Historia
Natyrore, Plini shkroi per nje dukuri shume te pazakonte qe ndodhi
ne Rome."Dite qe Vdiq Pirroja,kokat e prera te kafsheve te flijuara
rrokullisen ne toke,duke lepire gjakun e tyre.shenje kjo
jashtzakonishte e mbare" Nje bust, te cilin studiuesit e identifikojne si
me ate te Pirros, u gjet ne Herkulan,ne rreze te malit te Vezuvit, dhe
ruhet ne Muzeun Arkeologjik Kombetar te Napolit.
Aleksandri (272-?Para Kr.)
Vendin e Pirros e zuri i biri, Aleksandri, i cili pati grindje te
vazhdueshme me MAQEDONINE. Sidoqeofte, eshte domethenes fakti
qe asnjera nga keto mbreteri te hershme Shqipetare nuk kerkoi
aleance me Greqine per te luftuar kunder tjetres.
Copezimi (?-168 para Kr..)
Pas Aleksandrit, Epiri u nda misdis nje numri prinash fisnore, te cilet i
qeverisnin krahinat e tyre si mbreteri te vogla. Shume prej tyre
moren anen e Perseut te Maqedonise ne luften e tij kundra
Romes. Rrjedhimisht, senati i zemeruar Romak e urdheroi gjeneralin e
sapoemeruar, Emil Paulin, te autorizonte ushtaret e tij qe, si
ndeshkim, te placiksnin qytetet e Epirit. Pas betejes se Pidnes
trupat Romake shkaterruan 70 qytete Epirote,pjesa me e madhe e
te cileve i perkiste fisit te molosve,dhe kishin si skllever 150.000
banore. Shumica e tyre u transportuan ne Itali. Nje shekull me vone
Straboni shkruante se, ndonese zonat fshatare ishin te ashpera e
plot me male, " I Gjithe Epiri dhe Iliria dikur ishin teresisht te
populluara. Tani pjesa me e madhe ka mbetur e shkrete, kurse zonat
e banuara jane katandisur ne fshatra ose ne rrenpja. Madje edhe
Orakulli i Dodones ka mbetur pothuajse i braktisur fare. "Deshmi te
heshtura te hakmarrjes te eger te Romes mbi Epirin u gjeten 2000
vjet me vone, kur germimet ne Antigonea te Gjirokastres nxoren ne
drite nje shtrese goxha e trashe prej hiri, te mbetur nga zjarri qe
rrenoi plotesisht kete qytet dhe 69 te tjere si ai.....(Pjese te
marura nga Libri "Populli Shqipetar nga lashtesia deri ne vitin
1912" i shkruar nga Edwin.E.Jacques.





13.10.04 00:20   verlinken / kommentieren  






Kultura Tradicionale në Shqipëri



Në Shqipëri njihen dy grupime të mëdha etnografike, të konsoliduar që nga mesi i shek.XVIII, që janë: Gegëria në veri të lumit Shkumbin dhe Toskëria në jug të tij. Gegëria përbëhej nga Gegëria e mirëfilltë, Dukagjini apo Leknia, Malësia dhe Fushat Bregdetare të Veriut, kurse në Toskëri bënin pjesë: Toskëria e mirëfilltë, Myzeqeja, Labëria e Çamëria. Natyrisht, përbrenda këtyre krahinave etnografike ekzistonin edhe ndarje të tjera më të vogla.
Mënyra e jetesës në fshat – Doke e zakone
Vendbanimet në Shqipëri, qysh në mesjetë, kishin arritur një stabilitet dhe kishin kufij të përcaktuar mirë, që ndanin një fshat nga të tjerët. Kufijtë shënoheshin me gurë të mëdhenj të ngulur në tokë, me grumbuj plisash, me rrjedhën e përrenjve e të lumenjve, me shenja në trungjet e drurëve, atje ku kishte pyll, etj. Lëvizja e këtyre shenjave konsiderohej një faj shumë i rëndë. Çdo fshatar i njihte mirë kufijtë e fshatit të vet dhe mund t’i tregonte me lehtësi, duke përmendur toponimet përkatëse.
Përbrenda kufijve të fshatit, përfshiheshin trojet e banesave e përqark tyre oborret e kopshtijet, pastaj vinin arat ose tokat e punuara dhe më tej kullotat dhe pjesa e malit a e pyllit, që i përkiste fshatit. Kjo ndarje e territoreve të fshatit, në shumë zona të Shqipërisë, ruhej ende mjaft mirë deri në vitet e Luftës së Parë Botërore, sidomos atje ku mbizotëronte fshatarësia e lirë. Pronë plotësisht private, mbi të cilën fshatari dispononte krejtësisht, ishin trojet e banesave dhe kopshtijet, kurse tokat e mbjella ishin në disponim të tij, deri sa ishin nen kulturë. Pasi mblidhej prodhimi bujqësor, tokat liroheshin dhe kushdo mund të lëshonte bagëtinë për t’i kullotur, të tjera toka që shfrytëzoheshin së bashku, pra fshatçe, ishin toka djerrë në vërri, kullotat e mali dhe sidomos, burimet ujore për vaditjen e tokave të mbjella, që bëhej sipas një rradhe rreptësisht të caktuar për çdo familje.
Vendbanimet fshatare, në përgjithësi, i janë përshtatur klimës dhe relievit ku janë vendosur. Fshatrat më të ulta janë ato të Fushave Bregdetare, kurse fshatrat më të larta arrijnë deri në 1400 metra mbi nivelin e detit dhe ndodhen në rrethin e Korçës e atë të Kukësit. Banesat e një fshati mund të ishin të grumbulluara ose të shpërndara, madje në disa zona edhe shumë të shpërndara. Sidoqoftë, fshati kishte një qendër shoqërore, rreth së cilës gravitonte aktiviteti i njerëzve në kohën jashtë punës dhe kjo mund të ishte një shesh i vogël pranë një rrapi a një lisi shekullor, dyqani i ndonjë bakalli ose oborri i një ndërtese kulti (kishe a xhamie). Në gjysmën e dytë të shek.XX, në shumicën e fshatrave, fondi i banesave pothuaj u përtri, duke ndryshuar tipet e banesave tradicionale të mëparshme. U bënë edhe shumë ndërtime social-kulturore, si shkolla e kopshte fëmijësh, shtëpi e vatra kulture, njësi tregtare, etj.
Nga përllogaritjet e historianëve ka dalë se, në shek.XV, në Shqipëri, mesatarja e shtëpive për çdo fshat, ishte 21; mesataren më të lartë e kishte rrethi i Elbasanit, me 38 shtëpi, i ndjekur nga rrethi i Korçës, me 28 shtëpi për fshat. Deri në çerekun e parë të shek.XX, rreth 80% e popullsisë punonte e jetonte në fshatra, shumica e të cilave kishin nga 20 shtëpi afërsisht, dhe 3% e fshatrave kishin mbi 1000 banorë. Në 50-60 vitet e fundit, përqindja e popullsisë fshatare ndaj popullsisë së përgjithëshme, ra ne 64%, megjithëse qeveria e kohës synonte që fshati të mos braktisej. Pra, mund të pohojmë, se pesha e kulturës fshatare ndaj asaj qytetare, është ende e ndjeshme.
Gjatë shek.XX e sidomos pas Luftës së Parë Botërore, mënyra e jetesës në fshatin shqiptar pësoi ndryshime të rëndësishme. E megjithatë, në jetën familjare, si edhe në jetën shoqërore, vazhduan të ruhen festa popullore me forma të ndryshme argëtimi dhe në ndërgjegjen e njerëzve u ruajtën shumë pasuri shpirtërore, të manifestuara në folklorin gojor e muzikor të krahinave të ndryshme, sidomos në epikën legjendare e atë historike, edhe pse hynin vazhdimisht shumë ide e shije të reja, me anë të mjeteve të reja të komunikimit masiv.
Në ambientin fshatar shqiptar, familja ka ende stabilitet të mirë dhe kohezion të bazuar në jetën ekonomike të saj. Përsa i përket strukturës së saj, mund të thuhet se ajo tashmë, është thjeshtuar mjaft. Në pjesën më të madhe të vendit, familja përbëhet nga çifti i të martuarve me fëmijët e tyre beqarë. Vajzat e martuara jetojnë në familjen e burrit. Djemtë e martuar, pak kohë pas martese, veçohen nga familja e prindërve dhe jetojnë më vete, por në shumë raste, djali më i vogël mbetet në shtëpinë e prindërve dhe jeton me ta. Kështu, mesatarja e frymëve për familje është 5-6 vetë, por ka fshatra, ku kjo mesatare është më e ulët. Megjithatë, në kujtesën e njerëzve të moshuar, ruhen raste familjesh të mëdha, ku vëllezërit e martuar e fëmijët e tyre jetonin së bashku. Në këto familje kishte detyrimisht një rregull strikt në ndarjen e punëve dhe të detyrave për të gjithë. Atje ruheshin më gjatë edhe doke e zakone të dikurshme të jetës familjare, praktika e rite pagane, etj.
Në ritet e besimet që kanë të bëjnë me ciklin e jetës, pra me lindjen, martesën e vdekjen, studjuesit që janë marrë me to, kanë mundur të hetojnë edhe rite të lashta, të cilat, sado të zbehta, jetojnë aty-këtu. Këto janë kryesisht rite për të ndjellë mbarësi për familjen e çiftuar e çiftet e reja, që të shtohen e të kenë sidomos trashëgimtarë meshkuj. Ndër zakonet e vdekjes, mund të shënojmë se deri në Luftën e Dytë Botërore, në disa krahina ruhej vajtimi me “ligje” (këngë mortore).
Mjaft rite e besime të tjera lidhen me data të caktuara të një kalendari të vjetër popullor dhe sipas studjuesve, kanë të bëjnë me kulte të herëshme blegtorale e bujqësore. Bie fjala, Dita e verës apo 1 Marsi, shënohej nga një pastrim i përgjithshëm ritual i banesave dhe i oborreve dhe më në fund, jo vetëm u vihej zjarri plehrave të mbledhura gjatë këtij pastrimi, por në atë zjarr hidheshin edhe vetë fshesat e vjetra, për të filluar stinën e re me fshesat e reja, pra është fjala për një rit purifikator, Dikur, në fshatra, Dita e verës pritej me shumë gëzim, sidomos nga fëmijët. Dita e Shën Gjergjit (23 Prill), ishte gjithashtu nje festë e shoqëruar me rite e praktika zbavitëse. Atmosferë gëzimi e hareje në fshat krijonin edhe zjarret e mëdhenj, që ndizeshin nëpër oborre e në kryqëzime të rrugëve më 22 Qershor, Ditën e Shën Gjonit. Rite shumë interesante shoqëronin dikur nëpër malësi festën e “buzmit” në natën e solsticit të dimrit.
Shumë festa të motmotit lidheshin me javën bujqësore e blegtorale, si ishin përfundimi korrjeve, qethja e dhënve, kthimi i barinjve nga kullotat verore, etj.



Mite e besime popullore
Një aspekt me interes i kulturës popullore shqiptare kanë qenë padyshim, mitet, supersticionet e besimet fetare. Dihet historikisht, se feja e krishterë filloi të përhapej ilegalisht në Iliri, që në shekullin e parë të erës sonë. Ungjillëzimin e saj e filloi Shën Pali dhe e përfunduan misionarët latinë. Kjo shpjegon faktin, se përse në gjuhën shqipe, terminologjia fetare e krishterë është e burimit latin, si në Veri e në Jug. Me përhapjen e myslimanizmit, e sidomos nga shek.XVII e këtej, lindën disa fenomene të veçanta, si kriptokristianizmi në disa fshatra në rrethin e Elbasanit (në krahinën e Shpatit), që vazhdoi deri në Shpalljen e Pavarësisë më 1912. Por në shek.XIX, edhe në disa zona të Shqipërisë Veriore (psh në Lurë), kishte familje të përziera në pikpamje fetare: disa pjesërisht katolikë e disa të tjerë myslimanë. Nga Lufta e Parë Botërore ka ardhur duke u rritur edhe numri i atyre, që nuk i ndjekin rregullisht praktikat fetare. Në këtë kuadër historik, nuk është e vështirë të kuptohet, se si u bë e mundur që të ruhej deri në shekullin tonë një përzierje e traditave të lashta pagane, me elementë të krishtërimit e të myslimanizmit.
Ndër mitet më të lashta të ruajtura aty-këtu deri në fillim të shek.XX, ishte sigurisht
kulti i diellit, i cili ka lidhje me kultin e zjarrit e të vatrës (sepse vetë dielli është burim drite e ngrohtësie), si edhe me kultet bujqësore e blegtorale (sepse jeta e çdo gjallese në tokë varet nga dielli). Ruhej gjithashtu, nderimi për disa maja malesh, që adhuroheshin, si “maja të diellit”. Kështu, në data të caktuara, bëheshin pelegrinazhe në disa maja malesh, si Maja e Rumies, Gjalica e Lumës, Çuka e Tomorrit, këndravica, etj. Në këto festa ndizeshin zjarre të mëdhenj në pritje të lindjes së diellit dhe besohej se ata ia shtonin fuqinë diellit. Le të kujtojmë këtu, se mallkimi më i fortë që ndeshim në epikën legjendare për kundërshtarin e heroit, është: “T’u shkimt hisja e diellit”.
Në shumë vise shqiptare ka patur gjurmë të një “kulti të gjarpërit”, veçanërisht, për gjarpërin e bollës e shtëpisë që konsiderohej si një hyjni mbrojtëse. Kulti i gjarpërit ka qenë shumë i njohur edhe tek Ilirët e lashtësisë e sidomos tek dalmatët. Në malsitë tona, dikur mendohej se çdo shtëpi e kishte gjarpërin e vet mbrojtës.
Në epikën legjendare flitet edhe për figura të tjera mitologjike mbrojtëse të njeriut, si ishin orët dhe zanat a shtojzovallet. Ora mund të merrte në mrojtje personin, familjen, por edhe gjithë fisin. Zanat ishin gra të bukura, por edhe trime e luftëtare. Besohej, se ato banonin në shpella mes pyjesh, pushonin në mrize, pranë burimeve ose në maja malesh. Studjuesit e mitologjisë mendojnë, se zana ka lidhje me një perëndi ilire të pyjeve e të burimeve që, në interpretimin romak mori emrin Diana.
Dragoi përfytyrohej si një qenie e mbinatyrëshme, me fuqi të jashtëzakonshme. Bëma e tij kryesore ishte të lironte ujrat, që i kishte zënë kuçedra. Besohej, se dragojtë luftonin sidomos në kohë furtunash të mëdha, duke përdorur topuzat, heshtat, shigjetat, gurët me brima, por sidomos parmendat e zgjedhat. Ata mund të shkulnin edhe drurë të mëdhenj e gurë të malit.
Kuçedra, përfytyrohej si një qenie mitologjike, që mishëronte forcat e verbra shkatërruese të natyrës. Thuhej, se ajo ishte si një gjarpër i madh me 3, 7, 9 ose 12 koka, që mund të villnin zjarr. Zinte vend pranë burimeve, ndalonte ujin dhe i linte njerëzit të vuanin.
Ka pasur padyshim edhe figura të tjera interesante në mitologjinë shqiptare, që nuk mund të arrijmë t’i përmendim këtu, ashtu si ka patur edhe supersticione mbi magjitë, syrin e keq, parashikimin e së ardhmes, etj.
Arti fshatar e zejtaritë artistike
Zhvillimi i artit fshatar dhe i zejtarive artistike në tre-katër shekujt e fundit në Shqipëri, ka qënë i lidhur ngushtë me kushtet historike e shoqërore të vendit, si ishin pushtimi i gjatë osman me pasoja të rënda në plan fetar e kulturor, shtypja kombëtare e shoqërore e ushtruar gjatë këtij sundimi të huaj, etj. Këto kushte të vështira penguan lulëzimin e artit në shumë fusha, si në arkitekturën monumentale, në skulpturë, etj. dhe e ndrydhën për një kohë artin vendas në sfera më të kufizuara si janë artet minore. Në pamundësi për të trajtuar të gjitha fushat e arteve të aplikuara popullore, më poshtë, po flasim shkurtimisht vetëm për disa prej tyre.
Në fshatin shqiptar, tradita e punimit dhe e zbukurimit të objekteve të vogla prej druri nga vetë fshatarët për nevoja të jetës së përditshme, aty-këtu, u ruajt e gjallë edhe në gjysmën e parë të shekkullit XX. Kështu, barinjtë zbukuronin krraba e kupacë, furka, boshte, etj. Ndërsa të tjerë, fshatarë më të stervitur, punonin shkambe e karrige me forma tradicionale, si ishin ato të Dukagjinit, të Pukës, të Mirditës, etj., apo djepa për fëmijë, vegla muzikore e sidomos arka për pajë.
Në disa krahina të vendit, punimi i drurit kishte arritur të ngrihej në zejtari artistike.
Nga shekujt XIII-XIX, kemi ekzemplarë gdhëndjesh në dru, që tërheqin edhe sot admirimin tonë, si interiore ndërtesash kulti, interiore banesash fshatare e qytetare, etj. Një nga ekzemplarët më të përkryer është padyshim ikonostasi i kishës ortodokse të fshatit Leusë të Përmetit, i punuar në fund të shekullit XVIII. Atje, sfondi vegjetal është mbizotërues, por me degët e gjethet e shumta, ndërthuren edhe figura kafshësh reale e fantastike, zogj e simbole të ndryshme kristiane.
Punime të shquara në dru gjenden edhe në interiore banesash, kryesisht tavane, dollapë muri. kapakë dritaresh, trapazane, në qytete si Gjirokastra, Berati, Elbasani, Shkodra, Prizreni, etj.
Traditën e punimit të argjendit e gjejmë në lulëzim të plotë në shekujt XVII-XVIII. Edhe sot, ruhen veçanërisht në koleksione muzeale, objekte argjendi me mbishkrime të datuara e me prejardhje nga qendra të ndryshme qytetare të vendit, si Shkodra, Elbasani, Berati, Voskopoja, etj. Ato janë shumë herë të një cilësise të lartë artistike, qofshin kulti, si kryqe, potirë, kapakë ungjijsh, etj., qofshin objekte laike, si stoli trupi, pajisje shtëpiake, etj.
Mjeshtrat e talentuar argjendarë të qyteteve, gjatë shekujve XVIII-XIX, kanë punuar për të veshur me pafta argjendi një numur shumë të madh pushkësh të gjata, koburesh, jataganësh, vezmesh, qe konsideroheshin si pajisje të nevojshme të çdo burri, nga të cilat, një numur i mirë ruhet ende nëpër muzetë e vendit. Madje, ka shumë prej tyre, që janë edhe të lara me ar.
Midis të gjitha objekteve prej argjendi të ekzekutuara me teknika të ndryshme (me të rrahur, me të derdhur, etj), finesë të veçantë paraqesin punimet me filigranë, qe ishin më fort një specialitet i mjeshtërve argjendarë të qyteteve të veriut se sa i atyre të jugut.
Gratë fshatare në Shqipëri, prej shekujsh janë marrë me endjen e pëlhurave të ndryshme, që shërbenin qoftë si pjesë veshjeje, qoftë si pajisje shtëpiake (dyshekë, peshqirë, shtroje, mbulesa, piceta duarsh, mësalla tryeze, etj).
Në Shqipëri, pëlhurat e mëndafshta janë punuar e përdorur më shumë se në vende të tjera të Ballkanit, ndoshta sepse edhe klima e favorizonte rritjen e krimbit të mëndafshit, meqenëse në disa zona ishte mjaft i përhapur mani i bardhë.
Tekstilet e leshta, të ekzekutuara me një varg teknikash të ndryshme pune, përdoreshin gjerësisht dhe ruanin shumë karakteristika lokale, që i bënin punimet e një krahine të dalloheshin nga ato të krahinave të tjera.
Të tjera punëdore me interes, ishin thurjet e ndryshme me shtiza, ojat e dantelat e sidomos qendisjet e shumëllojshme, që nga qendisjet e thjeshta fshatare deri tek qendisjet e mahnitëshme e virtuoze, me fije mëndafshi ose ari të mjeshtrave qendistarë të disa qyteteve, dhe më herët, edhe pranë manastireve të kohës. Midis punëve të tyre, kemi edhe ekzemplarë të rrallë, si është rasti i Epitafit të madh të Glavenicës (pranë Beratit), që mban datën 1373, si dhe të tjera qendisje laike e fetare me interes të veçantë.
Kostumet tradicionale
Veshjet popullore, janë pa dyshim një nga manifestimet më të fuqishme të kulturës tradicionale. Ato janë trashëguese e transmetuese të shumë elementëve, që vijnë nga lashtësia dhe nga koha e mesme, por janë njëkohësisht edhe shprehje e marrëdhënieve kulturore me popuj të tjerë gjatë shekujve.
Tipet kryesore të veshjeve popullore shqiptare për burra janë: kostumi me fustanellë, kostumi me këmishë të gjatë e dollamë (cibun), sipër kostumi me tirq dhe ai me poture (pantallona të shkurtra deri te gjuri). Pra, në Shqipëri, burrat kanë mbajtur si veshjet në formën e një fundi të gjerë, ashtu edhe ato në formë pantallonash, por të parat kanë dalë nga përdorimi më herët se të tjerat. Pjesët më të zbukuruara ishin jelekët dhe xhamadanët e kostumit festiv. Burrat shqiptarë mbanin edhe stoli të ndryshme argjendi, si jastekë gjoksi, sumbulla dekorative tek jelekët, unaza, pipa e kuti cigaresh, por mbi të gjitha, armët e brezit e të krahut, që ishin gjithnjë të stolisura pasurisht.
Për gra, tipet kryesore të veshjeve, ishin: kostumi me xhubletë (një fund në formë këmbane), kostumi më këmishë të gjatë e xhokë shajaku sipër, kostumi me dy futa të vendosura mbi këmishën e gjatë, njëra përpara e tjetra prapa dhe kostumi me mbështjellëse (një fund i hapur, i mbledhur tek beli me rrudha ose pala).
Në veshje, ngjyrat e zbukurimet ndryshonin simbas moshës. Për të vegjëlit e të rinjtë, kostumi krahinor mund të ishte më i thjeshtë. Ndryshe nga popuj të tjerë të Ballkanit, në Shqipëri, vajza që kishte arritur moshën e martesës, duhet të vishej thjeshtë e pa stoli, flokët t’i mbulonte mirë me një shami dhe të mos vishte rrobë të kuqe. Kostumi i martesës ishte varianti më i pasur i veshjes së krahinës, si për nuset edhe për dhëndurët. Për nuset, stolitë metalike ishin të pamungueshme, madje, përdoreshin edhe me tepri, sepse këtu, me sa duket, kishte rendësi jo vetëm funksioni i tyre estetik, por edhe funksioni magjik që u atribuohej. Për nuset, rëndësi të veçantë kishte zbukurimi i kokës. Disa vjet pas martese, veshja fillonte të lehtësohej nga zbukurimet.
Të vdekurit i visheshin, sipas zakonit, ish rrobat më të mira. Në veshjet popullore, shenjat e zisë ishin të pakta, gratë mund të vishnin praptas ndonjë nga pjesët më të zbukuruara të kostumit, psh. xhokën a përparjen.
Studimet e deritanishme, kanë treguar se pjesët përbërese të veshjeve tradicionale, nuk kanë të gjitha të njejtën moshë. Ka pjesë, që të kujtojnë veshjet mesjetare, me ndikime bizantine e orientale, të tjera që vijnë si një jehonë e kohës antike, por ka edhe elementë, që mund të lidhen me kulturën ilire. Mund të përmendim kështu analogjitë e verejtura midis linjës popullore dhe “dalmatikës” ilire, apo midis kapuçave, strukave (shalleve), opingave, etj. dhe elementeve respektivë, të përdorur nga ilirët. Falë këtyre elementeve të trashëguar nga kultura ilire dhe ajo e arbërve të mesjetës, gjatë zhvillimit të tyre historik, veshjet popullore kanë arritur të fitojnë një varg tiparesh origjinale, që marrin vlerat e një treguesi etnik, i cili i dallon veshjet shqiptare nga ato të popujve të tjerë.
My Pages
Home Page
Humor klipe
Muzik
Humor
V I P
Kuriozitete
Kultur
Histori
Feja Islame
Links
Radio Live
Per Femije
Lojra
Shkarko
Herojt
Te Dua
Filma Shqip
Video Komike
Fjal te Urta
Përralla
TV Live
Tekste Këngësh
ilahi shqip
Folklor me klipe
Chat
Poezi
Kompjuter
Afarizma
mrekulli
islami
lajme
Foto nga UCK-ja
Kuiz
Komentet tuaja
porno
Komunat e Kosovës
SULEJMAN VOKSHI (1815 - 1890)



Veprimtar dhe figurë e shquar e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878 ). Hero i Popullit. Lindi në Gjakovë nga një familje me tradita kombëtare. Veprimtarinë patriotike e filloi që në moshë djaloshare. Lidhja Shqiptare e Prizrenit e gjeti të përgatitur në të gjitha drejtimet si luftëtar e udhëheqës i shquar popullor dhe me koncepte të qarta politike. Ishte një nga nismëtarët e themelimit të saj dhe gjatë veprimtarisë së Lidhjes një ndër udhëheqësit kryesorë politikë e ushtarakë, anëtar i Komitetit Qendror dhe përfaqësues konsekuent i krahut revolucionar të saj.



Qeveria e përkohshme e Lidhjes e ngarkoi me detyrën e udhëheqësit ushtarak të forcave të armatosura të ushtrisë kombëtare të saj. Ishte edhe kryetar i komisionit të të ardhurave dhe të financave. Ishte drejtues i Degës së Lidhjes për Gjakovën dhe një nga organizatorët e ngjarjeve të Gjakovës që shpunë në vrasjen e marshalit osman Mehmet Ali Pashë Maxharit. Si anëtar i Shtabit ushtarak të Lidhjes, Sulejman Vokshi ishte një nga udhëheqësit e luftëtarëve shqiptarë në betejat pë mbrojtjen e Plavës e Gucisë, që shpunë në shpartallimin e forcave të Malit të Zi. Forcat e Lidhjes nën komandën e tij brenda një kohe të shkurtër e shtrinë pushtetin popullor-aministrativ e ushtarak të Lidhjes në: Shkup, Prishtinë, Lumë, Mitrovicë, Guci, Vushtërri, Preshevë etj. Nën drejtimin e tij si kryetar i shtabit të forcave shqiptare dhe me pjesëmarrjen e tij direkte u zhvillua edhe lufta heroike për mbrojtjen e Lidhjes në Shtimje e Slivovë, kundër forcave osmane të Dervish Pashës.



Edhe pas thyerjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Sulejman Vokshi e vazhdoi qëndresën kundër pushtuesit osman. U kap me pabesi. Pushteti osman e konsideroi si një nga udhëheqësit më të rrezikshëm të Lidhjes, prandaj e denoi me vdekje. Por, para presionit të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare u detyrua ta lirojë pas burgimit.



Sulejman Vokshi radhitet ndër udhëheqësit e luftëtarët konsekuentë të popullit shqiptar në luftën për realizimin e sigurimin e unitetit kombëtar e shtetëror. Vdiq në vitin 1890 në Gjakovë.









13.10.04 00:15   verlinken / kommentieren  






Ali Pashe Tepelena



  Luani i Janines




Shekulli i XVIII i gjeti trevat Shqiptare ne nje kohe atonomie te theksuar nga pushteti Osman i Stambollit dhe pa nje fuqizim te madh te bejlereve dhe pashallareve Shqiptare ne qeverisjen e tyre ne Shqiperi. Shqiptaret qe tashme kishin krijuar ne Stamboll lidhje te forta politike, krijuan edhe ne Shqiperi baza te forta autonomie, ku familje te ndryshme Shqiptare, si ato te Vlorajve, Velebishtajve, Ngurzajve etj filluan qe te bejne nje politike autonome nga Stambolli. Shekulli i XVIII pa ne Shqiperine e Jugut qytetin e Janines qe te marre rrolin e kryeqytetit te Shqiperise ku lojerat politike mes pashallareve Shqiptare u zhvillonin, ne kete qytet qe ishte nder me kozmopolitanet dhe me i zhvilluari ne te gjithe Ballkanin. Grindjet e Pashallareve Shqiptare per kontrollin e Janines, arriten pike vendimtare te tyre, kur Janina ra ne duar te Pashait Mehmet Karakushi ku morri tipare te nje pashalleku dhe u shkeput nga sanxhaku i Terhalles. Vdekja e Mehmet Pashes, e la qytetin e Janines ne vakum, te cilin e shfrytezoi Ali Tepelena,qe u mbiquajt ‘Asllan’ apo Luani i Janines, dhe qe me pas morri edhe titullin Pasha. Ali Pashe Tepelena, personi qe aq shume preku penen e orientalisteve Evropjane, coi inspiratat e Shqiptareve, u be sebep i fitores se Grekerve, dhe qe aq shume shqetesoi Sulltanet e Stambollit.















Ali Pashe Tepelena



me pamje Luani



Karriera



Nuk asnje dyshim se figura me e rendesishme dhe me e famshme e historiografise Shqiptare neper kohera eshte figura e Ali Pashe Tepelenes, Pashait Shqiptar, sundues te Shqiperise se Mesme dhe Jugore, te fundshekullit te 18 deri me 1822.



Ali Pashe Tepelena qe mendohet te kete lindur diku mes intervalit te 1740 deri me 1750, ishte bir i nje familje aristokrate Shqiptare nga Tepelena. Gjyshi i Ali Pashes i qujatur Mukhtar, ishte nje komandant i zoti ne ushtrine Osmane, gje te cilen ai e pati treguar ne rrethimin e Korfuzit me 1716. I jati i Mukhtarit, Mucoja (apo Mustafai) ka qene Be nga Gjirokastra dhe besohet te kete qene muteselim (nen-guvernator) i nahijes se Tepelenes qytet qe ishte pjese e Sanxhakut (rrethit) te Vlores.



Mukhtari, gjyshi i Aliut si Be qe ishte, kishte nen kontrollin e tij prona dhe ushtare te shumte. Me vdekjen e Mukhtarit, titulli i Beut dhe pronat e Mukhtarit i kaluan te jatit te Aliut, Veliut. Gjate nje sherr qe Veliu i jati i Aliut pati me kusheririn e tij te pare, Islam Beun qe ishte edhe mutessarrif i Delvines, coi ne vrasjen e Islamit nga Veliu me 1759, gje qe coi Porten e Larte (ne Stamboll) qe pas 3 vitesh ta caktoje Veliun si mutessarrif i Delvines.



Ali Pasha qe u lind ne kete rreth aristokratik Shqiptar qe nje raport ndaj Hapsubrgeve te 1783 permendet se familja e Aliut ishte "familja me nobel e Toskeve te te gjithe Epirit" nuk pati fat qe te gezoje shume. Ne moshen 10 vjecare vdekja e babait te Aliut e coi familjen e tij qe te gjendet e vetme ne mes te kater rrugeve, te braktisur dhe varferuar. Familjes se mbetur pa burre te Aliut, armiqte e te atit te tij filluan qe ti benin lloj-lloj poshtersishe. Per kete arsye, e ema e Aliut, Hankoja qe rridhte nga fshati i Konices,tashme u detyrua qe te marre rrolin e burrereshes ne familje dhe u mundua qe te mbronte nderin dhe pronat e saja nga armiqte e te shoqit. Por ne nje konfrontimet qe ajo pati me bandat e Kardhiqioteve dhe Harmoveve, ajo ra viktime e pabesise se Kardhiqioteve qe e turperuan Hankon sebashku me te motren e Aliut, Shanicen duke i marre peng dhe c’nderuar.



Aliu i vogel qe ne kete kohe mendohet qe te kete qene mes 10 deri me 15 vjec arriti qe te shpetoje nga kurthi i Kardhiqoteve, por pasiqe ai ishte i pafuqishem dhe i vogel, ai nuk mundi qe te shpetonte dot nenen dhe motren e tij nga poshtersite e Kardhiqoteve. Motra dhe e ema e Alit u lirua nga Kardhiqotet vetem pasi nje tregtar Grek nga Gjirokastra shkoi ne Kardhiq dhe i pagoi Kardhiqotet per lirimin e dy femrave te marra peng.



Hidherimi qe Aliu i vogel morri ne shpirt nga kjo poshtersi, dhe kerkesa e Hankos per te marr hak per nenen e tij, ndoshta ishin edhe shkaqet kryesore qe cuan Aliun qe te rritej si nje djale ambicioz dhe me inspirime ne jete. Duke qene se ai rridhte nga nje familje e varfer, por me tradite aristokratike, Aliu rinine e tij sipas shume tregimesh e nisi si ‘bandit’ qe shquhej per trimeri dhe zgjuarsi. Ne kohen e rinise se Aliut Shqiperia e Mesme policohej nga ‘armatolet’ qe ishin mercenare Greko-ortodoks, qe shquheshin per kurrupsion dhe hajdutllek te madh mes tyre.



Ali Pasha sipas disa tregimesh mendohet qe te kete qene kryetar i nje bande cubash me ndikim në Thesali dhe anës se maleve të Pindit gjate rinise. Perderisa keto krahina ne ate kohe administroheshin nga Pashallëku i Beratit me në krye Ahmet Kurt Pashën, nje dite, Aliu u zu rob dhe e pru në Berat. Pashait te Beratit, Ahmetit, i bëri shume përshtypje bukurija dhe mencuria e Aliut. Per kete arsye Ahmeti, e punesoi Aliun si roje personale ne shtepine e tij. Por pas disa kohesh pune ne Pashallekun e Beratit, Aliu qe transmetohet te jete merzitur me Pashain, te cilit ai i kerkoi vajzen e tij, por qe Pashai ia rrefuzoi, u largua nga Berati dhe u bashkua me shoket e tij te mehershem. Me pas Aliu kaloi ne Delvine ku aty u martua me te bijen e Kapllan Pashes, (Pashait te Delvines qe ishte ne lufte me Ahmet Kurtin), Gjylsymen. Duke qene i ri ne moshe (24 vjec) dhe nje njeri me ambicje dhe zgjuarsi, Kapllani pa tek Aliu nje njeri te afte per te bijen e tij.



Disa kohe pas marteses se Aliut ne Delvine, i vjerri i Aliut, Kapllani, vdiq. Vendin e Kapllanit e zuri kunati i Aliut, qe quhej Ali dhe ishte martuar me te motren e Aliut, Shanicen. Por kunati i Aliut pas pak kohesh vdiq ne nje konflikt, kurse i vellai i tij Selimi nuk u lejua qe te behej Pasha nga Padishau i Stambollit, keshtu qe posti i shkoi Aliut nga Tepelena. Pak kohe pas marrjes se postit te Pashait te Delvines.me 1787, Ali Pashes iu caktua posti i Derbendler Bashbugut (shefi i policise se rrugeve malore). Zotesia e Aliut dhe sinqeriteti i tij ne pune jo vetem qe shtoi besimin e Portes se Larte ne aftesite e Aliut, por mbi te gjitha i solli zonave qe ai policonte qetesi dhe siguri qe kishte munguar prej kohesh, kjo fale ndershkimeve te rrepta qe Aliu iu dha hajduteve e kacakeve te kohes. Duke rekrutuar nje force Shqiptaresh te perbere nga 4.000 veta, Aliu vendosi rregull qe nga Janina e deri ne Thermofilat. Duke pasur kete post, sebashku me postin e mutessarrifit te sanxhakut te Terhalles te cilin Aliu e kishte marre ne 1786,Aliu marshoi drejt Janines me 1788 ku zoteronte anarkia. Me vendosjen e rregullit dhe qetesise ne Janine, Aliut iu dha posti i Pashait apo Vezirit te Janines, qe perpara tij u mbante nga Izet Pasha.



Ky post qe ishte edhe posti me i larte qe Aliu do te gjente ne karrieren e tij coi ne themelin e shtetit autonom Shqiptar qe Ali Pasha krijoi dhe udhehoqi gjate jetes se tij, prej moshes 44 vjec e deri ne vdekje.



Ndertimi i Shtetit Shqiptar



Me marrjen e Janines, Ali Pashe Tepelena, filloi edhe ndertimin e shtetit autonom Shqiptar qe do te shtrihej nga Durresi ne Veri deri ne gjirin e Korintit ne Jug. Duke nenshtruar Konicen, Permetin, Kelcyren, Libohoven, Arten dhe me vone me acarimet e Osmaneve me Bushatllinjte e Shkodres dhe fuqite Evropjane, Aliu morri kazane e Korces, nenshtroi Himaren, Gjirokastren, Beratin, Vloren dhe Delvinen.



Ne kete periudhe Aliu i vuri nje vemendje te madhe infrastruktures se vendit. Ai ndertoi rruge, hane, ura e ndertesa te reja neper fshatra e qytete. Sic shume agjente, e visitor Evropjan transmetuan ne kohe te Aliut, ne Pashallekun e tij nje mireqenie dhe ringjallje e tere kulturore morri pjese. Sipas Hobhousonit (1813) Aliu e beri zakon qe ta vizitonte cdo fshat e qytet te Pashallekut te tij, te pakten njehere ne vit. Duke ruajtur nje autonomi te gjere nga qeveria e Stambollit, Aliu diti me saktesi sesi te shuaje konfliktet, vjedhjet dhe hajdutlleqet ne Pashallekun e tij, dhe u soll si nje princ i vertete. Kujdesja e Aliut per infrastrukturen dhe zhvillimin e Shqiperise ne kohe te tij, coi ne lindjen e nje vale te madhe artizanesh, zejtaresh, tregtaresh dhe per me teper shume vizitoresh te huaj u shtyne qe te vizitonin Shqiperine.



Nga kapitali i Pashallekut te Aliut, Janines tregtare dhe agjente tregtare nga Venecja, Ankona, Padua etj, vendosen lidhjet e tyre qe ne ate kohe u shqua per pasurine e madhe. Nga Janina tekstile, mendafsh, flori, argjend e shpata dhe arme u eksportuan per ne Itali dhe viset e Ballkanit. Limone, portokalle, lesh e vaj ulliri qe shpesh vinin nga Saranda e Delvina u kaluan ne kohe te Aliut nga Janina per ne tregjet e Evropes. Ndersa kafeja, sheqeri erdhen ne Janine nga Trieste, rrobat erdhen nga Gjermania dhe Franca. Ne kete kohe portet e Durresit, Vlores e Prevezes sherbyen si pikat me te rendesishme nga ku mallrat i erdhen kapitalit te Ali Pashes.



Pasuria ne kohen e sundimit te Ali Pashes ne Janine u shtua shume. Sipas Cifutit te konvertuar ne Islam, Ibrahim Mansur Effenidese,qe sherbeu si sekretar i Aliut, Ali Pasha vete personalisht kishte mese 500.000 dele dhe 600.000 dhi. Ne kohen e Aliut, fushat e Terhalles dhe Larises qe me pare rronin ne frike dhe skamje, u mbushen plot me drith e prodhime bujqesore. Edhe pse ligjet Osmane te kohes e ndalonin eksportin dhe monopolizimin e grurit, vizitore te kohes se Aliut vune ne dukje se Aliu ishte nje nga biznesmenet dhe eksportuesit me te medhenje te grurit ne Pashallekun e tij.



Nese perpara ardhjes se Aliut ne pushtet ne trevat e Shqiperise, shume veta nuk paguanin taksat ndaj shtetit (Osman) me ardhjen e Aliut sistemi i taksave u riperteri ne te gjithe vendin. Aliu pervec taskave qe njerezit duhet te paguanin ndaj qeverise se Stambollit, vuri edhe taksa per pashallekun e tij, taksa me te cilat ai mbante shtetin dhe investimet ne vend. Personat qe rrefuzonin te paguanin taksat u ndershkuan shume rrepte nga Aliu qe i burgoste dhe denonte rrepte ata qe nuk paguanin detyrimet.



Pervec permiresimeve ekonomike, Aliu mbante nje elite te gjere intelektuale ne pallatin e tij. Sekretaret e Ali Pashes ne shume raste ishin Grek te shkolluar, Evropjan te konvertuar ne Islam, dhe Shqiptare me eksperience. Pasiqe jetonte ne Janine ku kishte shume Greker, gjuha zyrtare qe Aliu perdorte ne pallatin e tij per dokumentime ishte Greqishtja dhe Turqishtja, pasiqe Shqipja nuk kishte zhvilluar nje alfabet te qarte te vetin. Por gjuha e perditshme qe Aliu perdorte ne ishte Shqipja te cilen Aliu e perdori per dokumentimet e tij, por duke e shkruar me germa Greke.



Ne kohen e pashallekut te Aliut ne Janine, Janina u kthye ne qendren me te edukuar te te gjithe Ballkanit. Ne Janine u shkolluan me mijera Shqiptare, Grek e Turq. Me dhjetra shkolla u hapen, shkolla ne te cilat edhe shumica e rilindasve Shqiptare te shekullit te 19-20 u edukuan.



Ne fushen e administrates se Aliut, nuk duhet te harrohet Divani qe ai themeloi per administrimin e shtetit te tij, ku rrolin e kryeministrit te Aliut e luante Omer Pashe Vrioni qe ishte edhe kryekomandant i ushtrise se Aliut.



Ne politike Aliu e tregoi veten e tij si nje nga pashallaret me te afte te kohes se tij. Ashtu si edhe Mehmet Ali Pashe Cami ne Egjypt, Ali Pasha ishte ne gjendje qe Pashallekun e tij ta kthente ne nje shtet kuazi te pavarur nga Osmanet. Nga Janina, Aliu hynte ne marreveshie me Ruset, Anglezet e Francezet kur te donte ai, dhe pashallekun e tij e konsideronte si token e tij dhe jo si toke Turke. Edhe pse Ali Pasha mbante marredhenie te mira me Porten e Larte, sidomos me Valide Sulltanin (nenen e Sulltanit), te ciles ai i dergonte edhe dhurata here pas here, ai ishte virtualisht i pavarur nga Stambolli. Per kete edhe Anglezet, Francezet e Ruset derguan ambasadoret e tyre ne Janine, qe iu drejtonin Ali Pashes ne termat e nje princi te pavarur.



Duke qene i shkathet dhe i mprehte ne politike, Ali Pasha diti ne shume raste sesi ti luaje Anglezet kunder Francezeve, dhe ne shume raste te marre edhe ndihma e dhurata prej atyre, duke iu premtuar aleanca dhe mbeshtetje.



Ne kohen kur ne Evrope lufta me Napoleon Bonaparti ishte ne maksimum, Aliu ishte ne kontroll te plote te Shqiperise Jugore dhe te Mesme me bijte e tij mutassarrif ne Tërhalle dhe Lepant (Mukhtari dhe Veliu). Ne keto kohe Aliu pati kontakte te gjera me Anglezet dhe Francezet me te cilet ne 1797 pati edhe kontaktin e pare. Pushtimet e Francezeve ne detin Jon, te: Prevezes, Vonices, Pargës dhe Butrinti qe me pare ishin koloni Veneciane e coi Aliun qe te hyje ne kontakt me Francezet duke i pergezuar ata. Ne kete kohe, Aliu qe arriti te marre ndihma militare dhe leje per te dale ne det nga Francezet, e cuan ate qe te shtypte kryengritjet ne Himarë, gje per te cilen, Porta e Larte e shperbleu Aliun me titullin Asllan – Luan.



Sulmi i Francezeve ne Egjypt e coi shtetin Osman qe te hynte ne lufte me Frenget, gje e cila shtyu edhe Aliun qe te sulmoj Prevezen dhe Vonicen dhe te detyroje Francezet qe te dorezohen. Me kete fitore mbi Frenget dhe me rregullimin e mevonshem te marredhenieve Turko-Frenge, Sulltan Selimi i III e gradoi ate si guvernator te te gjithe Rumelise (te tokave Osmane ne Evrope) me qender ne Manastir, ne Prill te 1802. Ambicjet e Aliut per ta larguar Francen nga deti Jon e cuan ate qe te hyje ne aleance me Angline qe ashtu si Aliu donte te largonte Francezët nga ishujt e detit Jon. Bashkepunimi i Aliut me Anglezet e cuan ate qe te marre ndihme militare nga Anglia, ku ndermjet te tjerash ai morri nje dhuratë prej 20 topash.



Ne fushen e religjionit Ali Pasha, ashtu si edhe shumica e Shqiptareve te kohes se tij ishin, praktikuan Islamin si fene zyrtare te pashallekut, qe ishte feja e rraces sunduese - Shqiptare. Pervec Shqiptareve Musliman, ne pashallekun e Aliut kishte edhe Grek Ortodoks dhe disa Cifute. Edhe pse Greket Ortodoks gezonin lirite e parapara nga Islami, shpesh shume prifterinje Grek u ankonin se Aliu ishte shume i dhene pas Shehjlereve dhe Dervisheve, dhe sipas shume bashkekohesve te tij, ai iu dhuronte atyre shume para. Edhe pse ka disa tregime qe rrefejne per Aliun qe te kete detyruar disa Grekofile Shqiptare qe te Shqiptarizohen / Islamizohen me force, e verteta eshte se Aliu ishte shume tolerant ndaj jo-Islamo / Shqiptareve ne Pashallekun e tij, saqe tregohet se ai i lejonte Grekerit Ortodoks qe te vishnin rroba ekstravagante ne kohen e tij (edhe pse kjo nuk lejohej nga ligjet e kohes), gje qe e coi edhe nje Dervish qe te ankohet tek Aliu per tolerancen e madhe qe ai tregonte per ata.Te njejten tolerance fetare ne e gjejme nga Aliu edhe ne Haremin e tij, qe sic transmetohet Aliu ne ate kishte nje Shqiptare Kristiane nga Tepelena, qe Aliu e lejonte te kryente ritet e saja fetare ne pallatin e tij, me prifterinje.



Megjithate ne sarajet e Ali Pashe Tepelenes shume Evropjane pranuan Islamin. Nder ata ne mund te kujtojme Marko Kurinin qe ishte premtuar qe te behej Peshkop i Bombeit ne Indi, por pasiqe ai sherbeu si sekretar i Napoleon Bonapartit per disa kohe ne Egjypt, me vone gjate nje rruge per ne Evrope ai u morr si skllav nga disa pirate Ulqinak, te cilet e shiten ne Janine. Ali Pasha qe e bleu Kurinin si skllav, e Islamizoi ate dhe me pas e punesoi ne sarajet e tija. Si pasoje e pranimit te Islamit, Kurini e ktheu emrin e tij ne Mehmed Effendi.



Megjithe tolerancen qe Aliu tregonte per fete, dhe sipas disa tregimeve qe flitet edhe per konsumimin e alkolit nga ai, vizitoret qe vizitonin Aliun gjate Ramazanit ne Tepelene, njoftojne se Aliu agjeronte te gjithe Ramazanin, dhe gjate vizitave qe Aliu bente ne Tepelene, ne vendin e rinise se tij, ai behej konservativ ne fe. Edhe pse shkrues si puna e Haxhi Serretit e tregonin luften e Aliut kunder tradhetareve Suliote qe luftuan ne krah te Grekerve dhe Frengeve, si lufte kunder ‘qafirave’ (te pafeve), faktet ne kete argument nuk jane shume bindes.



Ne fundin e jetes se tij, tregohet qe Aliu i eshte kthyer shume fese, devocionit fetar dhe mesimeve te Islamit. Sipas Ibrahim Mansur Effendise, Aliu fundin e jetes se tij e kaloi prane nje mistiku Persian (Sheikh Ali), te cilit pas vdekjes, Aliu i ndertoi edhe nje mazoleum.



Fragmente nga jeta ne Pashallekun e Aliut



Toke e Shqiperise! Lere shikimin tim te derdhet ne ty



Ne ty, me njerez te ashper kujdestare



Kryqet bien, minaret lartesohen



(Lord Bajron, Peligrinazhi i Chaild Haroldit)



Jeta ne Pashallekun e Ali Pashes, ishte nje jete mjaft e bukur me ngjyra orientale Shqiptare qe ndezi shume kureshtjet e orientalisteve qe edhe shkruan per ate. Bukuria e Shqiptareve, krenaria e tyre, kultura e ndryshme nga ajo e Evropes, dhe per me teper zgjuarsia dhe personaliteti i Ali Pashes ishin nga faktoret me terheqes qe udhetare Evropjan si Bajroni, gjeten ne Pashallekun e Ali Pashes. Historite qe bashkekohes te Aliut shkruan per bemat e tij jane te shumta… Shume jane te pabesueshme, prekese, por qe ne fund tregojne karakterin e Ali Pashes dhe te jetes ne pashallekun Shqiptare te Janines. Bajroni nder te tjera ne kujtimet e tija kujton se:



Nuk do të harroj kurre ditën kur hym në Tepelenë, ne oren pese të mbremjes, ndërsa dielli ishte duke perënduar. Më erdhi në mëndje, me pak ndryshime në veshjen, përshkrimi i Branstone Castle në nje nga librat e Walter Scott. Veshja ndryshon mbas kombësise së trimave që janë në shërbim të Vezirit. Shqiptarët kanë petkun ma të mrekullueshëm të botës me fustanellën e bardhë, me jelekun prej kadifeje të qendisur me ar, me xhamadanin prej stofe të zezë dhe me koburen dhe kamën me doreza prej argjendi të punuar. Tartarët me qylafet e gjatë mbi krye; Turqët me çallmat dhe kaftanët e veshun me gëzof përmbrënda. Te gjithe këto kostume të bukur plot ngjyra dhe shkëlqim, ashtu edhe banesa e Ali pashës formonin nji pamje fort të kandshme për nje të huej. Më futën në nje dhomë që ishte shtrue mjaft bukur dhe Sekretari i Vezirit më pyeti për shëndetin mbas modës turke. Nuk më lejuan të paguaj as për fjetjen, as për ushqimin dhe as për ndonje send tjetër.



Kurse Hobhousi shkruante rreth Aliut:



Veziri ishte nji burrë i shkurtën dhe mjaft i trashë. Kishte nji fytyrë shume të kendshme me cipë të bardhë dhe trajtë të rrumbullakët. Syte i kishte të kaltërt me lëvizje të shpejta që të banin me kuptuar menjiherë se nuk gjindesh përpara nji Pashai oriental. Mjekrën e kishte të bardhë dhe të gjatë sa i binte përmbi gjoksin... Na priti me nji kortezi të jashtezakonshme dhe na mori aq me të mirë sa me na quajtur djem te tij. Ishte fare në qejf për nje njeri ne ate pozitë. Në sa vise të Turqise që vizituem nuk pashë nje pasha tjetër të qeshte në ate mënyrë. Nuk kishte ndonji roje të posaçme, por vetëm katër a pesë djem të veshun me petkun e bukur shqiptar dhe me flokët e gjatë që u binin mbi supe.



Prostituta qe u kthye ne Shenjtore



Nje nga ngjarjet qe shumica e Evropjaneve vune shenim ne mbresat e tyre ne Pashallekun e Ali Pashes, ishte edhe historia e Grekes Frosine dhe birit te Aliut, Mukhtarit. Sipas tregimeve, mesohet se djali i Aliut, Mukhtari ishte qejfli i madh. Duke u nisur nga ky fakt, nje Greke e quajtur Frosine, qe ishte gruaja e nje tregtari Grek, ishte nje nga shume femrat qe shkonin me Mukhtarin. Duke patur deshiren e saj qe ta vidhte Mukhtarin sa me shume qe ajo mundtte, Frosina nje dite iu lut Mukhtarit qe ishte ne dashuri me ate si i cmendur, qe ti jepte asaj unazen e floririt qe Mukhtar Pasha mbante. Mukhtari i verbuar nga pasionet, kujtoi se Frosina ia kerkonte atij kete unaze ne shenje dashurie, por Frosina ne te vertet pasiqe ia morri unazen Mukhtarit, shkoi menjehere tek nje argjendar per ta shitur mallin e marre.



Argjendari qe e pa unazen qe Frosina ia coi atij, pasiqe e kuptoi vleren e madhe te saj, shkoi menjehere ne pallatin e Pashait per ta shitur kete mall te cmuar tek gruaja e Mukhtarit, Pashoja. Pashoja qe e njohu unazen e te shoqit, u be si e marre dhe e pyeti argjendarin se kujt ia kishte marre ai kete unaze. Argjendari i tregoi se ia kishte dhene grekja Frosine. Pashoja si grua e ndershme dhe me dinjitet, qe tashme ishte ne kulmet e xhelozise, shkoi menjehere tek i jati i Mukhtarit, Aliu dhe i tregoi atij historine. Ne kete kohe, Mukhtari u therrit nga Stambolli per te shtypur Pashain e Adrianopojes ne Turqi qe ishte cuar ne rrebelim. Aliu qe u informua nga nusja e birit te tij Pashoja, per herezite e te shoqit me putanat Greke, pasiqe kreu nje hetim dhe i gjeti te gjitha prostitutat me te cilat i biri shkonte, i morri ato, i lidhi dhe i mbyti ne liqenin e Janines per shkak te pabesive bashkeshortore dhe prostitucionit qe ato kryenin, i cili sipas Aliut dhe ligjeve te kohes ishte nje krim i madh.



Greket qe i urrenin Shqiptaret ne kulm, ndershkimin e prostitutave Greke dhe te Frosines, i kthyen ne terma fetare, dhe per kete arsye Kisha Ortodokse Greke e shpalli prostituten Frosine Shenjtore, duke shtuar edhe metej urrejtjen Greke kunder Shqiptareve, tashme te shenjterizuar me nje prostitute, dhe duke satanizuar Shqiptaret dhe Ali Pashen te cilit Greket i dhane pershkrime si gjarper, satana etj.



Hakmarrja ndaj Kardhiqoteve



Si Shqiptar i ndershem dhe me gjak qe ishte, Aliu qe nga vegjelia e tij, mbajti me vete gjithnje nje enderr ne vete, ate te marrjes se hakut per nenen dhe motren e tij qe ishin c’nderuar nga Kardhiqotet kur ai ishte ende i vogel. Deri në shtratin e vdekjes Hankoja, e ema, i kujtonte Aliut turpin qe i kishin vene Kardhiqotet asaj dhe i kerkonte atij qe tia vinte nderin ne vend. Dhe momenti i venjes se nderit ne vend i erdhi Aliut me 1812, mbi 40 vjet pas turperimit qe Kardhiqotet i kishin bere familjes se tij.



Per kete ai rrethoi Kardhiqin dhe ekzekutoi 60 vete te cilet i kishte marre peng. Me pas Aliu hyri në qytet në krye të ushtrise dhe iu kërkoi që të gjithe burrat ti përuleshin. Gjashteqind burra të çarmatosur i shkuan atij përpara dhe i ofruan njohjen si sundimtar te tyre, te nje Han jashte Kardhiqit (Hani i Valias, ndermjet Kardhiqit dhe Janines). Aliu i quajti Kardhiqiotet vellezër dhe djem të tij, dhe i fali. Por mes fytyrave te atyre qe ai pa ne ate tubim, ai njohu ata që i kishin poshteruar nenën. I ndezur nga ndjenja e hakmarrjes, Aliu u dha urdhër ushtarve të tij qe ta rrethonin hanin dhe të masakronin te gjashteqind burrat. Por ushtarët e Aliut rrefuzuan me qelluar mbi njerez të çarmatosur. Per kete arsye, disa Greker të kryesuar nga Thanas Vaja, e kryen gjakmarrjen kunder gjashteqind Kardhiqiotve.



Renia e Pashallekut te Janines



Ardhja ne pushtet ne Stamboll e Sulltan Mahmudit te II, pervec te tjerash i solli shtetit Osman ri-centralizimin e kontrollit nga Stambolli. Mahmudi qe ne jeten e tij perjetoi rrevoltat e Jenicereve ne Stamboll, u be i vendosur ne shkaterrimin e tyre dhe te cdo fuqie tjeter ne shtetin Osman. Ne kete kohe Pashallaret te ndryshem kishin krijuar shtete nen – shtete ne Devletin Osman. Nder keta, dy me te fuqishmit mund te shihen dy pashallaret toske Shqiptare, njeri ishte Mehmet Ali Pasha i Egjyptit, dhe i dyti Ali Pashe Tepelena i Janines.



Per kete arsye qe me 1812 Ali Pasha u shpall si shkarkuar nga posti i mutessarifit te Janines dhe u urdherua qe te shkoje ne Tepelene, por me nderhyrjen e Anglise Aliu mbijetoi. Duke patur paranoje nga planet e ardhshme te Stambollit, Ali Pasha iu dha dore te lire militanteve Greke ne trevat e tija qe te benin rremujra kunder Stambollit. Por Greket nga ana tjeter, pasiqe arriten edhe qe te depertojne ne pallatin e Ali Pashes, shpresonin qe ta shfrytezonin luften e Ali Pashes me Turqit ne dobi te tyre.



Nderkohe, nje pasha Shqiptar qe quhej Ismail Pasho Beu pronat te cilit i ishin marre nga Ali Pashe Tepelena, pas shume ankesave qe ai beri ne Porten e Larte, dhe pas nje atentati te deshtuar qe Ali Pasha beri kunder tij, arriti qe te kete audience me Sulltanin te cilit i tregoi per demet qe i kishte bere Ali Pasha. Sulltan Mahmudi pas kesaj audience, dhe me deshiren e tij per te centralizuar pushtetin ne shtetin Osman, e shpalli Ali Pashen dhe bijte e tij si te jashteligjshem.



Per kete arsye, ne qershor te 1820, nje ushtri e komanduar nga Ismail Pasho Beu sulmoi Janinen. Ne kete kohe shume gjenerale te Aliut e dezertuan ate, nder ata 15.000 veta me Omer Bej Vrionin. Forcat bashibozuke (policore) te Aliut bene nje rrezistence te dobet, gje qe e detyroi Ali Pashen qe me besniket e tij te mbyllet ne dy keshtjella prane qytetit. Gjithashtu, djemte e Aliut; Veliu dhe Myftari ne kete lufte u dorezuan shpejte. Nen udheheqjen e Hurshid Pashes nga Morea qe ishte armik personal i Aliut dhe forcave te Bushatllinjve nga Shkodra rrezistenca e tij u be e pashprese. Per kete arsye Ali Pasha filloi negociatat e dorezimit ne menyre qe ti falej jeta, por Hurshid Pasha e mashtroi ate dhe ushtaret e tij e vrane Aliun ne momentet kur ai e kuptoi se ishte tradhetuar.



Vdekja e Aliut, dhe perqendrimi i ushtrive Osmane dhe Shqiptare ne lufte kunder Ali Pashes, i dhane shans rrebeleve Grek qe te fillonin dhunen e tyre ne Epir dhe Greqi per krijimin e shtetit Helen. Ne kete rrebelim shume Shqiptare ortodokse morren pjese, si suliotet Marko Bocari etj, te cilet luftuan perkrah Grekerve per krijimin e shtetit fondamentalist Helen, shtet i cili me vone do te shtypte dhe vriste Shqiptaret egersisht, pervec debimeve masive dhe masakrave qe ky shtet do te bente kunder Shqiptareve Musliman ne Epirin e Jugut dhe te Veriut, egersi qe ne i pame edhe ne shek. e XX dhe po e shohim ne te XXI. Shume nga ata Shqiptare ortodoks qe luftuan per Grekun, me pas u helenizuan dhe humben lidhjet e tyre Shqiptare, keshtuqe sot Greket, suliote si Marko Bocari etj, i shpallin heronje Grek.









13.10.04 00:13   verlinken / kommentieren  






Naim Frashëri



(1846-1900)



Naim Frasheri jetoi dhe punoi ne shekullin e 19-te.
Ky ishte shekulli vendimtar per historine e vendit tone: shekulli i fundit i roberise. Naimi dhe rilindasit e tjere linden dhe vdiqen brenda tij, por mendja e tyre, vepra e tyre dhe lavdia derdhej tutje, per kufijve te qindvjecarit per te ardhur gjer tek ne,dhe me tutje akoma drejt brezave te tjere te ardhshem. Naimi me rilindasit e tjere i kthyen krahet kujtimit te pashallareve rebele e paatdhe dhe me gjithe zjarrin e fuqine e tyre te mendjes thirren ne skenen e kohes fytyren sublime te heroit tone kombetar, Skenderbeut. Per ta, ashtu si per te gjithe ne, ai nuk ishte vetem nje njeri i shpates, ai ishte para se gjithash nje burre shteti, nje rilindas i madh midis plejades se njerezve me te shquar te kohes se re, udheheqes dhe kampion i lirise. Afeksioni per figuren e Skenderbeut nuk ishte i rastit. Midis rilindasve dhe atij do te gjendeshin gjithmone pika takimi dhe sic e ka thene nje shkrimtar i yni, poema e Naim Frasherit   "Historia e Skenderbeut" do te ishte per rilindasit si nje kale lufte. Nga kujtimi i madh i Skenderbeut dhe nga kujtimi i hidhur i pashallareve rebele, Naimi me rilindasit nxoren nje te vertete te cmuar: Lufta per Shqiperine mund te behej vetem si lufte e ndergjegjshme. Pa idealin e lirise, ajo do te ishte nje teknokraci pa kuptim e destinuar te deshtonte. Dhe keshtu ata iu vune punes taktike per zgjimin e ndergjegjes se kombit, duke u bere mbeshtetje e fuqishme frymezuese dhe udheheqes shpirterore te aksioneve te tilla kombetare sic qe Lidhja e Prizrenit dhe gjithe levizja e kohes. Naim Frasheri eshte novatori me i madh i letersise tone. Ai eshte novator me permasa te gjera, jo thjesht novator i vargut a i figures poetike, po novator ne themelet e tij. Kater shekuj perpara tij, Gjergj Kastrioti kishte qene vec te tjerash novator i madh i idese dhe i veprimit te rebelimit te nje populti te vogel kunder nje perandorie vigane. Pikerisht ne kete fakt te mrekullueshem qendron rendesia nderkombetare e figures se heroit tone. Ai eshte novator sepse drejtoi nje aksion te tipit te ri ne Shqiperi, nje aksion te bazuar ne unitetin e vendit. Kete unitet, kete force per te sfiduar ne emer te lirise kedo, Skenderbeu e gjeti ne popull. Merite e tij ishte qe e nxori ne pah dhe e udhehoqi. Rilindasit me Naimin ne krye ishin mendimtare dhe poete, shkencetare dhe filozofe, diplomate dhe ideologe, stratege dhe tekniciene te shquar. Ashtu te gjithanshem sic ishin, ministra te vertete te kultures dhe te kombit, ata ishin te afte te perballonin njekohesisht probleme me pushke e me pende. Ishte hera e pare pas kohes se Skenderbeut qe vendi yne nxirte njekohesisht nje kostelacion kaq te dendur njerezish te shquar. Dhe midis plejades Naimi qysh ne gjallje zuri vendin qendror. Librat e tij kryesor,   "Historia e Skenderbeut" ,   "Bageti e bujqesi" dhe   "Lulet e veres" ishin bere qysh atehere pasuri e madhe kombetare, jo me libra por institucione organizuese te mendimit dhe veprimit shqiptar ne vitet e lufterave te medha qe nga Lidhja e Prizrenit e gjer ne shpalljen e pavaresise. Emri i Naim Frasherit sa vinte e rritej gjithnje. Nje popullaritet i habitshem po e rrethonte poetin dhe kjo ndodhte ne vendin ku s'kishte as gazeta, as botime dhe as institucione kulturale. Ky fenomen i papare ndonjehere ne jeten e vendit, fenomeni Naim Frasheri, tregonte se c'force zberthyese mund te kishte arti kur ai vihej ne sherbim te kohes dhe te popullit. Shume njerez mesonin shkrim shqip per te lexuar veprat e tij, te tjeret e rrethuan ate me legjenda qe ne gjallje. Ai te kujtonte koherat e para, atehere kur poeti, magu dhe mjeku ishin nje njeri. Prania e tij ndihej kudo, te shperndare neper pllaja e lugina, faqeve te maleve e neper fusha, midis territ te roberise dhe mjerimit ekonomik, shqiptaret, bujq, zanatcinj, barinj e nepunes e dini se atje larg ne Stamboll, ne qender te Perandorise Otomane, midis institucioneve dhe monumenteve te saj te zymta, jetonte Naim Frasheri, tempulli i fjales, fener qe dergonte sinjalet e tij ne ate fund shekulli roberie e ne ate fillim shekulli lirie. Mesazhi qe koha i ngarkoi te sillte Naim Frasherit ishte nje mesazh madhor. Figura te tilla te medha si ai, populli i lindi nga gjiri i tij i madh, u dha atyre te grumbulluar mencurine dhe gjeresine e tij dhe kur ata u perpoqen t'i kthenin ate drite popullit, duke "u djegur si qiri" per te, populli i beri ata te pavdekshem. Nga kjo marreveshje me popullin eshte varur dhe varet ne fund te fundit fati i cilitdo krijuesi.





13.10.04 00:12   verlinken / kommentieren  



Ismail Qemali (1844-1919)

Udheheqes i shquar i Levizjes Kombetare Shqiptare dhe kryeminister i pare i Shqiperise se pavarur. Hero i popullit. Lindi ne Vlore me 1844. Pasi kreu shkollen fillore ne qytetin e lindjes dhe gjimnazin "Zosimea" ne Janine, me 1859 u vendos me familjen e tij ne Stamboll, ku u aktivizua ne levizjen patriotike shqiptare:mori pjese ne perpjekjet per caktimin e nje alfabeti te perbashket te gjuhes shqipe dhe per formimin e nje shoqerie kulturore shqiptare. Ne Perandorine Osmane pati funksione te rendesishme administrative dhe u shqua shume shpejt si personalitet me pikepamje liberale. Postet e tij i perdori jo vetem per te ndihmuar levizjen clirimtare te bashkeatdhetareve te tij, por edhe per te lehtesuar sado pak gjendjen e veshtire te popujve te shtypur te Perandorise si dhe per perhapur kulturen e dijet shkencore. Kerkesat e Ismail Qemalit per zbatimin e reformave demokratike cuan ne konflikt me rrethet konservatore te Stambollit. U denua nga Porta e Larte me internim, te cilin e vuajti per shtate vjet. Ne maj te 1900, per t'u shpetuar ndjekjeve te Sulltanit, u arratis nga Stambolli dhe u vendos ne vise te ndryshme te Evropes, ku vendosi lidhje dhe bashkepunoi me rrethet politike te Levizjes Kombetare Shqiptare. Ismail Qemali zhvilloi nje aktivitet te dendur politik per njohjen e Shqiperise ne opinionin europian. Ai shpalli boterisht programin e tij autonomist ne intervista e artikuj te botuar ne shtypin shqiptar te kohes dhe ne organe te huaja. Mori pjese aktive ne levizjen xhonturke, ne krahun perparimtar qe ishte per njohjen e te drejtave te kombeve te Perandorise dhe u hodh kunder xhonturqve kur keta moren pushtetin dhe vendosen diktaturen ushtarake. Ne dhjetor te vitit 1908, me gjithe luften qe i bene autoritetet xhonturke, u zgjodh deputet i sanxhakut te Beratit ne parlamentin osman ku, se bashku me grupin e deputeteve patriote, mbrojti interesat e kombit shqiptar. U dallua si frymezues e organizator i kryengritjeve antiosmane te viteve 1912-1914. Se bashku me Luigj Gurakuqin e patriot te tjere hartoi memorandumin e Greces te qershorit 1911 dhe ne fund te atij viti mori nismen per organizimin e kryengritjes se pergjithshme te 1912. I ngarkuar nga rrethet patriotike te vendit shkoi ne Stamboll per ta bindur qeverine osmane qe t'i jepte Shqiperise autonomine. Pas fillimit te Luftes se I Ballkanike ndermori se bashku me Luigj Gurakuqin nje aksion te ri per te shpetuar atdheun. Ne mbledhjen e Bukureshtit me 5 nentor 1912 gjeti perkrahjen e kolonise shqiptare te atjeshme dhe prej atje shkoi ne Vjene ku u takua me personalitete politike austro-hungareze dhe me perfaqesues diplomatike te Fuqive te Medha per te shtruar e mbrojtur ceshtjen shqiptare duke pasur parasysh kontradiktat qe ekzistonin ndermjet fuqive. Me 19 nentor 1912 njoftoi ne atdhe se do te shpallej pavaresia nga Kuvendi Kombetar qe do te mblidhej per te vendosur mbi fatet e atdheut. U kthye me bashkepunetoret e tij ne atdhe. Ne Vlore kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombetar qe shpalli pavaresine e Shqiperise me 28 Nentor 1912. U caktua kryetar i Qeverise se Perkohshme. Ne politiken e brendhme e te jashtme te qeverise kombetare u tregua i papajtueshem me cdo cenim nga ana e Fuqive te pavaresise e sovranitetit kombetar, i lire nga paragjykimet kundrejt fqinjeve me te cilet kerkonte te kishte marredhenie miqesore, por dhe kundershtar i rrepte i synimit te tyre per te coptuar Shqiperine. Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali ndonese ne kushte mjaft te veshtira te brendshme e te jashme, mori nje varg masash ne fushen e ekonomise, te ndertimit shteteror e kultures kombetare qe hapnin rrugen e zhvillimit demokratik te atdheut. Ne te gjitha veprimet Ismail Qemali u tregua burre shteti dhe diplomat largpames. Me politiken e tij ngjalli kundershtimin e rretheve konservatore e reaksionare te cilet e rrezuan qeverine kombetare te kryesuar prej tij ne janar 1914. Vitet e fundit te jetes se tij te kaluara ne mergim Ismail Qemali i perdori ne dobi te ceshtjes shqiptare. Ismail Qemali vdiq në Bari të Italisë në vitin 1919.

13.10.04 00:11   verlinken / kommentieren  






Gjergj Kastrioti Skenderbeu

Skenderbeu eshte heroi kombetar i shqiptareve, strateg e burre shteti i madh, qe udheheqi luften per pavaresi kunder pushtimit osman, per   bashkimin politik-shteteror te popullit shqiptar, nje nga figurat e shquara te shek. XV ne plan nderkombetar dhe eshte ai qe i bashkon shqiptaret kudo ne bote. Pinjoll i nje familjeje te madhe sunduese feudale Skenderbeu ishte me i vogli i kater djemve te tij Gjon Kastriotit. Feminia e tij bie ne vitet kur   vershimet grabitqare osmane erdhen duke u shtrire ne tokat shqiptare qe nga Jugu drejt Veriut duke i imponuar vendit nje regjim qe i sillte vendit nje rendim te pergjithshem ekonomik-shoqeror te masave popullore te vendit. Nen kete gjendje u gjenden shume heret edhe zoterimet e Kastrioteve qe gjendeshin ne Shqiperine Qendrore-Lindore. Lufta kunder ketij pushtimi me rrjedhime shkaterrimtare qe vinin ne rrezik gjithe zhvillimin e arritur nga vendi si dhe te ardhmen e popullit shqiptar, perbente permbajtjen kryesore dhe detyren themelore te jetes dhe veprimtarise se Skënderbeut, si dhe te gjithe epokes qe mori prej tij, si figure qendrore, emrin. Ndersa ka mjaft te dhena arkivale per veprimtarine e Skënderbeut, jane te pakta te dhenat per jeten e tij personale e sidomos per rinine dhe periudhen e pare te veprimtarises se tij deri me 1443, qe mbetet ende mjaft e erret. Burimi kryesor dhe me i rendesishmi, eshte vepra e shqiptarit Marin Barleti, te dhenat kane ardhur duke u vertetuar, plotesuar dhe korrigjuar ne nje varg rastesh edhe nga shume burime te tjera, midis tyre edhe osmane. Skenderbeu lindi me 1405, sic mund te llogaritet nga data e sakte e vdekjes 17.1.1468, kur ai sipas Barletit, ishte 63 vjec, nuk mund te   thuhet se cili nga zoterimet e Kastrioteve ishte vendlindja e tij. Nga burime te ndryshme vertetohet e dhena e Barletit se pasi kishte qene dorezuar peng qysh me pare (1410) nje vella me i madh, u dorezua edhe Gjergji ne moshe te njome, bashke me dy vellezer te   tjere. Ky dorezim mund te kete ndodhur pas vitit 1415, kur osmanet me marrjen e Krujes u vendosen tashme ne menyre te qendrueshme ne Shqiperine Qendrore. Ne oborrin e Mehmetit te I dhe mandej te Muratit II, Gjergji hyri dhe u edukua ne rradhet e "Ic-Ogllaneve", ku, per te zhveshur vendet e pushtuara nga forcat me te afta drejtuese, djemte e sunduesve te nenshtruar pergatiteshin ne menyre te vecante per funksionet e ardhshme si qeveritare te bindur e sidomos ne ato vende, ku sundimtaret osmane hasnin ne qendresen e popullit. Gjergji u shqua qysh heret per aftesite e tij te medha, ne fushata te ndryshme ushtarake te osmaneve ne Ballkan dhe ne Azine e Vogel ai fitoi pervoje te madhe ushtarake. Duke perqafuar Islamin, me emrin e ri «Skenderbej» qe e mbajti vete gjate gjithe jetes dhe me te cilin u be i njohur ne te gjithe boten, ai arriti ne poste te larta ne rradhet e feudaleve ushtarake osmane. Largimi nga familja nuk e   shkeputi Skënderbeun nga vendlindja ku ai mund te kthehej kohe me kohe, dhe nga fatet e saj.


Familja e Kastrioteve, edhe pse e shtrenguar gjithnje e me fort prej presionit osman, ruajti ende per nje kohe, deri me 1430, si vasale e sulltanit, zoterimet e veta duke pritur ashtu si edhe sundimtare te tjere shqiptare, rrethana me te favorshme per te hedhur poshte sundimin e huaj. Ne fakt ajo vazhdonte ta konsideronte Gjergjin gjithmone si pjesetar te saj e bashkesundimtar me te drejta te plota dhe e perfshiu emrin e Gjergjit ne nje varg veprimesh qe zhvilloi ne vitet 20-30, me 1420 ne marreveshjen tregtare me Raguzen, me 1426 ne aktet e dhurimit te disa fshatrave per nje manastir ne malin Atos, si dhe me vone me 1437, kur i ati kerkonte mbrojtjen e Venedikut dhe me pas te Raguzes. Kjo ndodhte kur ne te njejten kohe (1428) dihej se ai, sic thonte vete i   ati, "ishte bere turk e mysliman" dhe kishte marre urdher prej Sulltanit te sulmonte zoterimet e Venedikut dhe te te atit. Me 1430, pas nje inkursioni shkaterrimtar, Kastriotet thuajse humben gjithe zoterimet qe iu nenshtruan tani regjimit te timareve, kurse dhe Gjoni vete u detyrua te perqafonte Islamin. Por per te qetesuar qendresen e forte qe haste ne keto zona kufitare veriperendimore me te largeta te pushtimeve te tyre, Murati i II i la Gjon Kastriotit nje pjese te vogel te zoterimeve te dikurshme ne formen e nje ziameti-Krahinen e Mysjes ne perendim te Krujes deri ne bregdet. Vete Skënderbeu u emerua po per kete qellim qeveritar (subash) i vilajetit te Krujes, ku ju la gjithashtu nje feud me vete. Vala e kryengritjeve popullore qe pati perfshire pas vitit 1432 viset jugore, u shtri edhe ne viset e posa nenshtruara ne veri, keto rrethana e nxiten Gjon Kastriotin te vihej perseri ne levizje. Ne kete periudhe Kastriotet sulmuan Krujen, por perpjekja nuk pati sukses. Situata ne ish zoterimet e tyre mbeti e turbullt edhe pse vete Skënderbeu nuk permendet ne keto ngjarje kryengritese me emer, nuk mund te dyshohet se ai ishte i lidhur me veprimin e te atit. Per kete flet fakti qe Muratit II iu shtuan dyshimet kundrejt Skënderbeut. Pas vdekjes se Gjonit (1437) atij ju mohua trashegimi i ziametit te Mysjes, per te cilin ngriti pretendime, madje iu hoq edhe feudi qe kishte pase mbajtur dhe me ne fund u largua ne 1438 edhe nga posti i qeveritarit te vilajetit te Krujes. Kesaj situate Kastriotet u perpoqen ti pergjigjeshin duke kerkuar mbeshtetje te Venediku dhe Raguza. Po kesaj kohe i perkasin ndoshta dhe kontaktet e para me mbreterine e Napolit. Me keto masa Skënderbeu dhe Stanisha qe kishin mbetur nga kater djemte pergatiteshin per perspektiven e nje aksioni qe do te zbatohej me vone, ne kushte me te favorshme. Pas vitit 1439, emrin e Skënderbeut nuk e gjejme me te permendet ne tokat shqiptare, sic duket, Murati II qe e kishte sjelle per te qetesuar zoterimet e paqeta te Kastrioteve, e largoi tani nga Shqiperia, sic beri ne te njejten kohe me nje pinjoll te nje shtepie tjeter sunduese, Jakup Bej Muzaka. Ka mundesi qe Skënderbeu te kete qene derguar sic sanxhak bej ne nje zone jo te larget te gadishullit ballkanik. Pervoja e 30 vjeteve te pare te shek. XV i kishte treguar Skënderbeut gadishmerine e masave popullore per te luftuar, po i kishte treguar edhe se lufta e vecante e zoteruesve te ndryshem feudale si dhe kryengritjet popullore ne krahina e ndryshme vecmas, sado te fuqishme qe kishin qene, nuk ishin ne gjendje te ndalonin pushtimin osman dhe te clironin vendin. Po ashtu ishte bere e qarte per Skënderbeun se sulltani nuk lejonte ne asnje menyre qe zoterimet e Kastrioteve te mbeteshin qofte ne formen e nje ziameti me vete ne kuadrin e nje Sanxhaku shqiptar, qe ishte formuar me 1431. Keto ishin rrethanat ne te cilat u zhvillua ajo kthese vendimtare dhe filloi ajo etape e re me e larte ne luften kunder pushtimit osman dhe ne gjithe historine e Shqiperise qe lidhet me emrin dhe vepren e Skënderbeut. Kjo kthese qe zhvillohet ne vitet 1443-1444, i   ka rrenjet ne kushtet objektive e subjektive te brendshme, por u favorizua edhe nga disa rrethana te jashtme. Perparimi osman ne viset qendrore te Ballkanit drej Danubit, pushtimi i tokave serbe me 1439, goditjet e njepasnjeshme kunder Mbreterise Hungareze, e detyruan kete te kalonte qe nga viti 1443 ne nje politike kundersulmesh te fuqishme kunder osmaneve. Perfaqesues i kesaj   politike u be Janosh Huniadi, i cili pas Skënderbeut u be nje nga figurat me aktive te luftes antiosmane. Nen udheheqjen e tij, nje ushtri hungareze kaloi ne vjeshte te vitit 1443 Danubin. Per t'i siguruar asaj nje mbeshtetje ne keto vise, u zhvillua nje veprimtari e gjalle diplomatike, ne te clen u perfshi edhe Shqiperia. Ne driten e   te dhenave duhet te mendohet se edhe Skënderbeu ishte ne dijeni te asaj qe po pergatitej, ndonese emri i tij nuk permendet. Qendrimi i Skënderbeut ne betejen e Nishit ne ditet e para te nentorit 1443, ku forcat osmane pesuan disfate, nuk ishte nje veprim i lindur spontanisht, por rezultat i një plani te paramenduar. Ne kete ndeshje ne te cilen moren pjese te gjithe sanxhakbejleret e tjere, Skënderbeu u terhoq me forcat shqiptare qe kishte me vete, ose qe mundi te mblidhte. I pajisur me nje ferman, qe ia mori me force, sic na thone shume burime, sekretarit te vules se Bejlerbeut, me shpejtesi te rrufeshme Skënderbeu mori rrugen e kthimit per ne atdhe, rrugen e kryengritjes se hapur kunder sulltanit. Gjithcka varej tani nga vendosmeria e shpejtesia e veprimit, per te ngritur ne kembe masat, per te zene ne befasi garnizonet armike ne vend, per t'u   marre atyre kalate, pikembeshtetjet e tyre te fuqishme ne te kater anet e vendit. Faktori vendimtar qe e lehtesoi planin e Skënderbeut ishte pergjigjja qe gjeti qe ne hapat e para ky veprim ne tokat shqiptare. Mobilizimi masiv i masave qe filloi se pari ne Diber dhe erdhi duke u zgjeruar andej vale-vale ne gjithe vendin, ishte prova se ketu ishte fjala per nje veprim qe u kthye brenda pak kohe ne nje kryengritje te pergjithshme. Ne kete gjenin shprehje aspirat dhe interesat e shtresave me te gjera te shoqerise shqiptare te masave fshatare mbi te cilat rendonte prej kohesh pesha kryesore e sundimit te huaj, por edhe te asaj pjese te klases feudale qe ishte shpronesuar tashme ose ne rrezik te shpronesohej me zgjerimin e metejshem te pushtimit osman. Ne muajt e pare te kthimit, Skënderbeu zhvilloi   nje veprimtari te ethshme, te palodhshme dhe vendimtare deri ne skajet me te   largeta. Brenda 3 muajsh u cliruan kalate e medha dhe u clirua principata e Kastrioteve si dhe pjesa me e madhe e trojeve shqiptare prej viseve ne veri te Matit deri ne Diber, Reke e Polog, deri ne Cermenike e Malet e Mokres, ne krahinat   midis lugines se eperme te Devollit e Semanit.Bashke me viset deri atehere te papushtuara ne verlindje te Drinit si dhe Kosove, keto zona perbenin pjesen kryesore te trojeve te banuara prej shqiptareve. Se sa lart e cmonte Skënderbeu gadishmerine luftarake te masave popullore, tregojne fjalet qe ai i tha popullit, sipas Barletit, ne castet solemne kur ne keshtjellen e Krujes se cliruar, me 28 nentor 1443 u ngrit perseri flamuri i Kastrioteve me shqiponjen e zeze dykrenore me fushe te kuqe, qe u be tani e tutje flamuri historik i lufterave per liri i popullit shqiptar. "Lirine nuk jua solla une, por e gjeta ketu ne mes tuaj... armet nuk jua ngjesha une, por ju gjeta te armatosur, lirine e kishit kudo, ne kraharor, ne balle, ne shpate, ne ushtat!"
Duke nxjerre mesime nga pervoja e dhjetera vjete luftimesh e deshtimesh ne plan shqipetar e nderkombetar dhe duke u pergatitur per te ardhmen Skënderbeu vuri tani ne jete perfundimin e madh, qe u be guri themeltar i gjithe veprimtarise se tij si burre shteti dhe udheheqes ushtarak ne vitet e ardhshme, se pa kapercyer pozitat e vjeteruara politike te percarjes se vendit ne nje varg zoterimesh te vecanta, pa krijuar nje baze politiko-ushtarake te organizuar dhe te qendrueshme, pa bashkerenditur veprimet e brendshme me levizjet antiosmane qe organizoheshin ne plan te jashtem, lufta nuk do te kishte perspektiven e fitores. Ishte merita e madhe e Skënderbeut qe u be shprehesi dhe zbatuesi me i qarte, me i ndergjegjshem e i vendosur i kesaj domosdoshmerie qe impononte situata objektive. Pas fitoreve te para te viteve 1443-44 filluan gjithnje e me te forta kundergoditjet e ushtrive osmane, te cilat niseshin nga bazat e tyre te medha ne portat e trojeve shqiptare, ne Oher, Manastir, Kostur e Shkup me forca gjithnje e me te medha, me ekspedita te organizuara vit per vit me nje rregullsi te parameduar, ne kohen e te mjellave e te korrave, per te shterur forcat   njerezore e mundesite ekonomike te vendit. Detyres me urgjente, organizimit sa me efektiv te mbrojtjes se vendit i sherbeu thirrja e Kuvendit   ne Lezhe (2.3.1444) dhe themelimi i nje beselidhjeje te sundimtareve shqiptare si organ politik dhe krijimi i nje arke lufte per te mbajtur ushtrine e perbashket te Lidhjes. Me autoritetin e vet si udheheqes i kryengritjes se pergjithshme dhe nismetar i mbledhjes, si perfaqesues i njeres nga principatat me te rendesishme te vendit nga pikepamja politike dhe ushtarake-ekonomike, Skënderbeu mundi t'u imponohej sundimtareve feudale dhe perfaqesueve te krahinave te veteqeverisura per te kapercyer divergjencat qe kishin midis tyre. Lidhja e Lezhes u be keshtu i pari bashkim politik ne shkalle mbareshqiptare qe njihet ne historine e Shqiperise. Skënderbeu u zgjodh kryetar i Lidhjes dhe Komandant i saj i pergjithshem. Nen udheheqjen e Skënderbeut ushtria qe ai organizoi kaliti e komandoi, u be nje arme e fuqishme tejet e shkathet per mbrojtjen e vendit. Tokat shqiptare per me se 25 vjet munden t'u benin balle vershimeve te njepasnjeshme, betejave masive, bllokadave dhe rrethimeve qe organizuan Murati II dhe i biri Mehmeti II, te mbiquajtur "pushues te boteve", per te zhdukur kete vater qendrese e front te ri qe u hap ne brinjen e tyre perendimore, ne nje kohe kur vemendja e osmaneve ishte drejtuar para se gjithash drejt veriut, Danubit. Ne Shqiperi deshtoi politika e tyre e frikesimit, e mbeshtetur ne epersine numerike dhe te armatimit. Duke shfrytezuar vecorite e terrenit shqiptar, luften tradicionale popullore dhe duke e kombinuar si mjeshter i artit luftarak me operacione te medha strategjike-taktike dhe ndeshje frontale. Skënderbeu kundershtarin e lodhur me pusi e kurthe, alarme e shqetesime te vazhdueshme, e godiste me sulme te fuqishme e te befasishme dhe e shkaterronte perfundimisht. Me kete strategji te mbrojtjes aktive, me parimin "mbrohu duke sulmuar", ai arriti rrezultate te shkelqyera me nje ushtri relativisht te vogel, duke vene ne jete parimin e tij "se kush nuk eshte ne gjendje ta mundi armikun me nje ushtri prej 10-12000 vetash, nuk do te mundte ta bente kete as dhe me nje ushtri shumefish me te madhe". Kjo ushtri bashkonte vrullin e nje ushtrie popullore me pervojen e reparteve te zgjedhura, te specializuara per detyra te vecanta te nje ushtrie te qendrueshme, te rroguar, me komandante te dale nga rradhet e popullit qe u rriten e u kaliten bashke me ushtrine nen komanden e Skënderbeut. Me keto forca komanda shqiptare arriti te fitonte dhjetera beteja kunder ushtrive kufitare osmane. Fushat e Pologut, te Dibres, te Ohrit e te Domosdoves, grykat dhe luginat e Drinit e te Shkumbinit sidomos ne vitet 1444-48, 1450-56, 1462-65, fushat e Ujit te Bardhe (1457), te Livadhit prane Ohrit (1462), te Vajkalit (1465) etj u bene shesh disfatash te ushtrive te rendesishme osmane. Me keto koncepte taktike-strategjike Skënderbeu arriti te prapste e te thyente edhe forcat kolosale te ushtrive perandorake te llogaritura ne mbi 100.000   veta, qe erdhen me Muratin ne krye per rrethimin e Stefigradit (1448) dhe te Krujes (1450), si dhe me Mehmetin II per rrethimin e dyte e te trete te saj1466-1467. Taktika e shkaterrimit sistematik te vendit, masakrat masive te zbatuara sidomos nga Mehmeti II (ne Cidhne u vrane me 1467 mese 10.000 pleq, gra e femije), nxitja e lekundjeve dhe konflikteve midis anetareve te Lidhjes Shqiptare nuk munden te percanin bashkimin e formuar me Skënderbeun ne krye. Keto momente kritike udheheqesi i luftes mundi t'i perballonte me sukses, sepse kishte mbeshtetjen masive e te qendrueshme nga ana e shtresave te gjera sidomos te fshataresise, qe shihnin ne luften konseguente te udhehequr nga Skënderbeu rrugen me te efektshme per te perbqalluar rrjedhimet shkaterrimtare te luftes. Uniteti politik dhe ai ushtarak kushtezonin njeri-tjetrin. Kryetari dhe komandanti i Lidhjes se Lezhes, i cili ne nje faze te pare nuk kishte qene vecse "nje i pare midis te barabarteve", u detyrua tani te nderhynte ku qe nevoja, ne interes te luftes se perbashket, ne zoterimet e aleateve te tij, duke cenuar autonomine e tyre, cka coi, sidomos ne vitet 50, ne konflikte me Arianitet, Muzaket, Dukagjinet, ndonese ishin te lidhur me lidhje farefisnie me Kastriotet, madje midis vete ketyre, konflikte qe shkuan deri ne tradheti (Moisi Golemi 1456, Hamza Kastrioti 1457 etj.). Keto rrethana e cuan Skënderbeun te merrte masa energjike madje duke vene dore mbi tokat e tyre dhe duke marre masa shtrengimi, deri edhe denimi me vdekje. Me nje evolucion te brendshem, beselidhja e sundimtareve shqiptare filloi te kthehej ne nje aparat shteteror, ne nje shtet te perqendruar, qe kishte si berthame qendrore zoterimet e Kastrioteve. Ne gjirin e klases sunduese, ne keto kushte, pozita kryesore ne aparatin politik-shteteror e ushtarak kaluan kryesisht ne duart e feudaleve te vegjel, te cilet qendronin besnikerisht prapa perfaqesuesit te pushtetit qendror. Qe nga fundi i viteve 50, ne vartesine e ketij shteti hyne edhe zoterimet e nje vargu sunduesish qe ishin perpjekur te ruanin poziten e vet duke kerkuar mbeshtetje ne forca te jashtme. Formimi i ketij shteti ishte nje hap i rendesishem per bashkimin politik te shqiptareve, edhe pse nuk perfshinte gjithe trojet shqiptare, jashte tij mbeteshin viset ne jug te vijes Seman-Vjose ku prapa kraheve te osmaneve gjendeshin nje varg zonash te lira qe perbenin vatra qendrese, pjese te luftes se pergjithshme. Principata e Kastrioteve nen sundimin e Skënderbeut perfshiu keshtu ne nje shtet politikisht te pavarur pjesen me te madhe te trojeve shqiptare te papushtuara nga osmanet. Duke iu   referuar historise Skënderbeu e deklaronte veten si pasardhes e vazhdues i vepres se bashkimit politik, qe kishin ndermarre ne fund te shek. XIV sundimtaret nga dinastia e Balshajve. Fuqizimi dhe konsolidimi i shtetit te perqendruar shqiptar e beri ate nje faktor politik e ushtarak te rendesishem aktiv edhe ne marredheniet nderkombetare. Lufta qe zhvillohej ne Shqiperi ishte pjese e asaj lufte per liri me te cilen popujt e Evropes Juglindore, e midis tyre ne rradhe te pare shqiptaret, duke gozhduar forca te medha ne trojet e tyre u bene nje ledh mbrojtes kunder veshtrimit shkaterrues te agresionit osman. Per Skënderbeun ishte e qarte se nje nga kushtet ndihmese per zhvillimin e luftes antiosmane ne Shqiperi ishte bashkepunimi me forcat e jashtme, te interesuara per t'iu   kundervene vershimit osman. Qe me 1443-44 e me tej me 1448-56 Skënderbeu krijoi lidhje me Huniadin per te arritur nje front te perbashket ne Kosove, dhe per te ndihmuar forcat hungareze qe luftonin ne Beograd. Nuk munguan gjithashtu lidhje bashkepunimi me sundimtaret e fundit ballkanas, mbretin e Bosnjes, despotet e Serbise dhe Artes, me kryepeshkopin e Ohrit, te cilet qene ne fakt ata me te interesuar te perfituar nga lufta qe zhvillohej ne Shqiperi. Vemendje qe u kushtoi Skënderbeu sidomos perpjekjeve per te terhequr ne nje bashkepunim efektiv shtetet perendimore me te aferta-Republiken   e Venedikut, Mbreterine e Napolit, Papatin e Romes, duke llogaritur se ishte vete intersi i ketyre shteteve qe te ndihmonin aktivisht, materialisht e ushtarakisht luften ne Shqiperi per te siguruar krahet nga sulmet osmane prej Ballkanit. Por keto shtete synonin vetem nga lufta e popujve ballkanas, duke ua lene atyre gjithe barren e duke i percjelle me fjale te mira e urime. Republika e Venedikut i trembej perforcimit te Lidhjes Shqiptare e te pozites se Skënderbeut, qe mund te vinin ne rrezik zoterimet e saj ne Shqiperi. Ajo beri kunder Skënderbeut nje lufte te fshehte qe synonte vrasjen e tij dhe percarjen e lidhjes dhe arriti deri ne luften e hapur ne dy fronte, te kombinuar nga osmanet me 1445. Edhe kur Republika hyri ne lufte me osmanet me 1463 dhe u lidhe me marreveshje me Skënderbeun dhe Hungarine, ajo e konsideronte luften ne Shqiperi vetem si nje aksion per te lehtesuar frontin e saj ne Peloponez. Skënderbeu i denoi ashper keto qendrime sidomos ne situaten e veshtire te rrethimit te II e te III te Krujes (1466-67), duke   deklaruar se "nuk kishte besuar se mund te ekzistonte nje shpirtligesi te tille sic e treguan keta "prifterinj" dhe se "duhej luftuar me teper kunder ketyre sesa kunder turqve". Edhe Mbreteria e Napolit ishte e interesuar t'i hapte rruge ekspansionit te saj drejt Mesdheut Lindor, me ane traktatesh te lidhur me nje varg sundimtaresh ballkanas, me traktatin e Gaetes te perfunduar me 1451 me Skenderbeun, Alfonsi i V i Aragones i premtonte sundimtarit shqiptar ndihmen ushtarake financiare kunder osmaneve, ndersa Skënderbeu po te plotesohej ky kusht do te njihte Alfonsin si kryezot, me cilesine e vasalit per tokat qe do te cliroheshin me forca te perbashketa. Ky bashkepunim qe nuk cenonte politiken e pavarur te Skënderbeut, mbeti pa u realizuar, lufta qe synonte Skënderbeu kerkonte nje angazhim teresor te forcave qe Alfonsi s'kishte ndermend ta bente. Nje orvatje te dyte per te angazhuar Napolin dhe aleatet e tij, Milanon, Papatin, ne nje aksion te perbashket   kunder osmaneve, beri Skënderbeu ne vitet 1460-62 me ekspediten ushtarake ne ndihme te Ferdinandit kunder baroneve kryengrites ne Italine e Jugut, duke treguar qarte, sic ishte qellimi i tij, vleren ushtarake te forcave shqiptare per ate aksion. Ne mendimin politik te njerezve me te qarte te   kohes po behej gjithnje e me e dukshme rendesia e Shqiperise si kryeure per kalimin e osmaneve drejt Perendimit. "Invazioni i Europes eshte i sigurt, shkruante ne kete kohe nje ushtarak anglez, sepse s'ka fuqi qe mund te beje rezistence nqs bjen keshtjella shqiptare". Ndergjegjja per funksionin evropian te luftes se shqiptareve gjeti shprehje ne planet qe u hartuan ne konferencen e disa shteteve europiane ne Mantova me 1458 si dhe me vone me 1464, kur u hodh ideja per nje front te gjere politik e ushtarak antiosman, qe do te perfshinte Burgonjen e disa shtete kryesore italiane, Shqiperine e Hungarine si dhe kundershtaret e Mehmetit te II ne Azi. Por politika driteshkurter vecanerisht e shteteve italiane beri qe te deshtonin keto plane. Per kete funksion evropian   te luftes se shqiptareve ishte i ndergjegjshem vete Skënderbeu kur i deklaronte nje princi italian se "po te mos ishte lufta jone, ato vende qe thoni se jane tuajat, do te kishin rene prej kohe ne duart e turqve". Skenderbeu vdiq i semure ne Lezhe, ku do te organizohej nje kuvend i krereve shqiptare, dhe u varros po aty. Personaliteti i Skënderbeut si burre shteti, strateg e mjeshter i artit ushtarak dallonte me tiparet e veta karakteristike nga princerit feudale bashkohes te Perendimit. Luftetar i thjeshte midis luftetareve, ai luftonte me "menge te shpervjelura", ne krye te nje kaloresie qe vepronte me shpejtesi te jashtezakonshme ne krahasim me ushtrite e renda feudale, bartes i nje emri me fame boterore, ai "ishte i veshur si nje njeri i varfer", si burre shteti ai nuk njihte intrigat politike dhe amen e fshehte te parase, armet karakteristike te kohes. Misherues i traditave me te larta te popullit te tij, ai ishte shprehes i asaj force vitale te jashtezakonshme qe ka manifestuar kurdohere populli shqiptar. Figura e Skënderbeut sintetizon nje epoke te tere te historise kombetare shqiptare, luften njeshekullore kunder pushtimit osman (1380-1479), per mbrojtjen e tokes, lirise, te pavaresise se vet. Me kete lufte iu vune themelet e qendrueshme asaj ndertese qe brezat e ardhshem e cuan deri ne fund bashkimit te popullit shqiptar ne shtetin e tij kombetar. Si simbol i nje lufte te lavdishme per liri, si strateg i madh e mjeshter i artit luftarak, figura e Skënderbeut terhoqi gjate shekujve vemendjen e historianeve, ushtarakeve, te burrave te shtetit, te njerezve te artit dhe te fantazive krijuese te popujve. Ketu e kishte burimin ajo literature shumegjuheshe qe u botua dhe vazhdon te botohet per te ne te kater anet e botes. Figura e Skënderbeut dhe lufta qe udhehoqi ai u be nje burim frymezimi gjate luftrave clirimtare dhe sidomos gjate Rilindjes Kombetare Shqiptare. Monumenti i Skenderbeut (11 m i larte) ndodhet ne qender te Tiranes ne sheshin me te njejtin emer dhe u perurua me 1968 me rastin e 500 vjetorit te vdekjes se Skenderbeut, eshte veper e skulptoreve Odhise Paskali, Andrea Mano e Janaq Paco. Monumente te tij gjenden ne Itali, Zvicer dhe ne Hungari si dhe emrin e tij e kane marre mjaft sheshe te Europes.
Adem Jashari 1955 - 1998







Adem Jashari lindi në Prekaz të Drenicës, më 28 nëntor 1955. Këtë vit, Shaban Jasharit, krahas Festës së Flamurit, që e festonte për çdo mot, ju shtua edhe një festë tjetër - Ditëlindja e djalit të cilin e pagëzoi: Adem. Dhe ishte e natyrshme që mbi djepin e posa të lindurit në këtë ditë, Djepi të mbulohej me flamurin e Skënderbeut. Kështu ndodhi atë ditë në familjen Jashari, në Prekazin e Ahmet Delisë. Familjes se xha Shabanit iu shtua edhe një pushkë, në Drenicë jehuan krismat e pushkëve për flamur dhe ushtarin e posalindur të lirisë. Xha Shabanit ju duk se jehona e pushkëve që kersën për lindjen e Adem Jasharit po shpërndahej valë - valë nëpër Drenicë e Kosovë si jehona "Prite, prite Azem Galicën o heeejjj", e atij sikur ju duk se po ndëgjonte jehonën: "Prite, prite Adem Jasharin o heeejjj". S´do të ishte çudi që atë ditë, xha Shabani t´i kishte ndëgjuar të dy jehonat, se atë ditë e kaluara po e përcaktonte të ardhmen, ishin bërë një. Atë ditë, Flamuri - Lindja - krisma - jehona ishin determinim i një lavdije të madhe. Adem Jashari erdhi në këtë botë me të vetmin ndryshim nga gjithë moshatarët e tij se ky u lind në ditën e fitorevë më të lavdishme të popullit shqiptar, në Ditën e 28 Nëntorit. Kështu nisi jeta në vazhdimësi në Prekazin e lavdive të përsëritshme. Në festë me krisma e këngë edhe vdekjen e bëjnë me krisma e këngë. Xha Shabani ishte i kujdesshëm me të gjithë fëmijtë, por ndaj Ademit tregonte një kujdes të veçantë, ndoshta pse i kujtohej dita e lindjes, i kujtoheshin krismat e pushkës dhe jehonat e përsëritura të atyre krismave në 28 Nëntorin e vitit 1955. Xha Shabani ishte bujk. Pas Luftës së Dytë Botërore, për një kohë pati ushtruar profesionin e mësuesit, por për shkak të veprimtarisë atdhetare ai do të largohet nga procesi mësimor. Ai pa ndonjë kundërshti vendosi të merrej me punimin e tokës dhe edukimin e fëmijëve në frymën e atdhetarizmes. Kështu po rritej Ademi së bashku me vëllezërit më të mëdhenj, Rifatin dhe Hamzën. Ademi kishte një interesim të veçantë për armët, për të bëmat e prekaziotëve gjatë historisë e sidomos i interesonte akti tepër burrëror i Ahmet Delisë dhe ndihma që ai i pati dhënë fqiut, që ishte sulmuar nga bandat serbe.







Sopata e Ahmet Delisë, ajo që bandës çetnike i ndau kokat në dysh, ishtë bërë legjendë, legjendë e historisë në mbrojtje të nderit dhe dinjitetit kombëtar. Adem Jashari kishte një interesim të veçantë për Emin Latin, prekaziotin bashkëluftëtar të Azem e Shotë Galicës, të atij brezi trimash, që në gjithë shqiptarinë njiheshin për të bëme e trimëri. Ndonëse ky brez i trimave të qartur të lirisë, Kosovës nuk i sollen çlirimin e bashkimin kombëtar, por brezave ju lan amanet: pushkët trimërore të lirisë. Ky amanet përcillej nga brezi në brez, nga luftëtari të luftëtari me porosi, që të përcillej si stafetë deri në fitoren mbi armikun e kombit. Prekazi në mënyrën më besnike e përcolli amanetin e luftëtarëve të lirisë, jo vetëm duke e mbajtur syrin në shënjestër, por duke përcjell jehonën e pushkëve të lirisë nga Prekazi në Drenicë e në Kosovë, jehonë që i mbulonte të gjitha tokat e pushtuara të Shqipërisë. A nuk e tregoi këtë edhe Kulla e Shasivar Alisë, në dimrin e ftohtë të vitit 1945? A nuk u përsërit kjo nga pasardhësi i Emin Latit me 13 maj 1981, kur Tahir Meha mbuloi me turp njësinë speciale të policisë beogradase? Të gjitha këto dhe shumë të tjera që s'u përmendën, lanë gjurmë të thella në edukimin atdhetar të Adem e Hamëz Jasharit dhe çetës së tij trime. Adem dhe Hamez Jashari do të betohen para varrit të Tahir Mehës, se do të vazhdojnë luftën për çlirim deri në fitore. Dhe, ecen guximshëm rrugës së luftëtarëve kombëtarë, duke ngritur si në cilësi e në sasi numrin e luftëtarëve të lirisë e të pavarësisë, duke ngritur cilësin e luftës çlirimtare, me çka ndryshuan rrjedhat e historisë dhe hapen një epokë të re - Epokën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Demonstratat e vitit 1981, ngjarjet e Pranverës së madhe studentore të vitit 1981, të cilat u shndërruan në Lëvizje të madhe popullore, që me vite mbajten të ndezur flakadanin e lirisë e të çlirimit të kombit, patën ndikim magjik në brezin që formuan, organizuan dhe udhëhoqen politikisht dhe ushtarakisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Adem Jashari dhe çeta e tij ka qenë dhe ka mbetur bërthama themeltare e UÇK-së. Në histori ndodh edhe të ndodhin ngjarje të rastsishme, por Adem Jashari, çeta dhe familja e tij nuk janë rastësi e historisë, ata me ndërgjegje e vendosmëri u përgatitën për kthesën vendimtare të historisë sonë më të re. Adem Jashari nuk shkoi rastësisht në Shqipëri për të përsosur artin e luftës, të cilin e përvetësonte me shpejtësi të rrufeshme, dallohej nga i gjithë brezi i tij. Në përgatitjet ushtarake tregoi aftësi dhe cilësi të larta në përvetësimin e artit të përdorimit të armeve të ndryshme për luftën çlirimtare. Adem Jashari, ndryshimet që po bëheshin në vitet 90, i shihte me optimizëm, prandaj sinçerisht e vendosmërisht nisi angazhimin e tij në sferën ushtarake, për organizimin e luftës çlirimtare. Adem Jashari dhe çeta e tij nuk ishin nisur në rrugën e luftës për liri për hirë të këtij apo atij lideri, pse ky apo ai i paskan sytë e zinj. Ata ishin nisur për çlirimin e Kosovës pa bërë llogari meskine, karieriste apo grabitëse. Ata e donin Kosovën e lirë e të pavarur. Ata ishin të liruar nga ideologjizmat, veç shqiptarizmës. Adem Jashari dhe çeta e tij ndryshimet politike që ndodhen në vitet 90 i priti me optimizëm, besoj shumë, por nuk do të kalojë shumë kohë dhe do të zhgënjehen se kasta e "re" e politikajve po bëhej pengesë e rrjedhave të reja të historisë, po ngulfaste shpirtin luftarak të shqiptarëve liridashës. Kur në fund të vitit 1991, në Kosovë po bëheshin arrestime të të gjithë atyre që ishin përgatitur në Shqipëri, Adem Jashari do të njoftojë çetën e tij dhe të kërkojë nga ata, që të ishin vigjilent se çdo natë armiku mund t´iu trokaste në porta. Ai do t´iu thotë shokëve: "Armët nuk i kemi marrë që t´ia dorëzojmë armikut, por që ta luftojmë deri në fishekun e fundit". Më fjalën e komandantit u pajtuan të gjithë. Dhe, nuk vonoi dita kur armiku do të trokas në portën e Jasharëve. Ishte mëngjesi i hershëm i 30 dhjetorit 1991, ku armiku me një makineri të tërë policore kishte rrethuar Jasharajt dhe kërkuan dorëzimin e Adem Jasharit dhe Jasharëve tjerë. Adem Jashari me vëllezër e shokë apelit të armikut për dorëzim ju përgjigjen me breshëri armësh nga shumë drejtime. Ishte e çartë, çeta e Prekazit kishte vendosur epokën e luftës çlirimtare, ata mes jetës se burgut e të poshtërimit kishin zgjedhur jetën e lavdisë e të lirisë, me të gjitha pasojat që mund t´i kishte. Vetëm të guximshmit nëpër kohë të ndryshme i kanë ndërruar rrjedhat e historisë, kështu ndodhi edhe me Adem Jasharin dhe çetën e tij. Kështu nisin aksionet luftarake mbi policinë e armikut, fillimisht në Drenicë, e për t'u përhapur më vonë ne Llap e Dukagjin, në Drini e kudo në Kosovë. UÇK po bëhëj shpresë për popullin dhe tmerr për armikun, armikut po i rrëshqiste dheu nën këmbë, pasigurinë e shihte të çdo kaçube. Adem Jashari ishte kudo. Ai po bëhej legjendë. Ai ishte kudo ku sulmohej armiku, ai ishte në çdo cep të Kosovës. Vetëm frikacaket nuk mund t´i besonin trimërive e të bëmave të Adem Jasharit, ata nuk dëshironin ndeshjen me armikun dhe sa herë që çeta e tij sulmonte e vriste policinë kriminale të armikut do të thonin: "Këta janë dorë e zgjatur e armikut, janë të Sheshelit apo të Arkanit etj.", - dhe kjo nuk ishte diçka e re, dikush duhej të mbulonte kolaborimin me Beogradin, por paraprakisht duhej akuzohej tjetri. Adem Jashari kishte shumë mundësi, ai kishte zgjedhur me ndërgjegje mundësinë e luftës së armatosur për liri e pavarësi, anipse ai i dinte mundësitë e veprimit luftarak të UÇK-së. Pas luftës se 26 nëntorit 1997, në Llaushë të Re, ku mori pjesë Ademi me çetën e tij, nga e cila armiku u tërhoq me bisht nën këmbë, armiku do të bëjë plane për zhdukjen e Adem Jasharit. Kjo do të ndodhë me 22 janar 1997. Një bandë kriminele kishte sulmuar familjen Jashari, me qëllim që të zhdukej kjo çerdhe e rrezikshme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, falë gjakftohësisë e guximit të familjes dhe ndihmes që erdhi nga çeta, armiku u tërhoq pa arritur qëllimin. Ato ditë e tërë Kosova sikur ishte në Lagjen e Jasharëve. Nuk ishte e vështirë ta kuptoje mesazhin që kishte lënë armiku. Armiku ishte tërhequr i bindur se nuk kishte gjetur mënyren e eliminimit të Adem Jasharit dhe familjes Jashari. Armiku dëshironte qoftë edhe largimin e Jasharajve nga trojet e tyre, por Jasharajt nuk i lëshonin trojet stërgjyshore. Ata as të vdekur nuk donin të shkuleshin nga vendi i tyre, për çka kishin nisur luftën. Adem Jashari dhe gjithë Jasharajt nuk e donin ikjen e poshtërimin, ata e dëshironin qëndresën, e donin lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Armiku pas disfatës së 22 janarit kishte filluar përgatitjet për një sulm të përmasave të mëdha policore dhe ushtarake, dhe ky sulm do të fillojë në mëngjesit e hershëm të 5 prillit 1998, pak ditë pasi policia armike kishte pasur një disfatë të Lisat Binak, në Likoshan. Këtë herë forca të mëdha ushtarake dhe policore e kishin rrethuar Prekazin, me orientim kryesor Lagjen e Jasharëve. Lufta për eliminimin e Jasharëve ishte e rreptë. Armiku Prekazin e kishte vendosur në rreth të hekurtë dhe sulmonte nga shumë anë. UÇK-ja aso kohe i kishte mundësitë e kufizuara të sulmit e të depërtimit. Adem Jashari dhe çeta e tij sulmit armik ju përgjigjen me sulm. Lufta që zhvilloi Adem Jashari me shokë që e madhe. Sulmi i armikut vinte nga larg. Pas një rezistence të gjatë dhe herioke, armiku arriti të djegë e shkatërrojë Lagjen e Jasharëve, por jo kurrë vendosmërinë për të vazhduar luftën për liri e pavarësi. Adem Jashari deri në vdekje luftoi e këndoi, jo vdekja e Adem Jasharit nuk është vdekje është përjetësi. Lufta për Prekazin që e ashpër. Qëndresa ishte e madhe. Ushtria Çlirimtare e Kosovës humbi prijetarin e saj. Kosova fitoi komandantin legjendar. Me aktin e rënies se Jasharëve, Kosova mundi frikën dhe për lirinë e pavarësinë u hapen shtigje të reja. Adem Jashari - legjendë, solli kualitet të ri në filozofinë dhe mendësinë e shqiptarëve për jetën, atdheun, lirinë për nderin dhe dinjitetin e kombit. Rënia heroike e Adem Jasharit i dha shtytjen më të fuqishme mobilizimit, strukturimit dhe profesionalizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës fitoi hapësira të reja veprimi. Komandanti Legjendar i UÇK-së me jetën, veprën dhe lavdinë e tij i dha kualitete dhe përmasa të reja 28 Nëntorit - Ftesës sonë Kombëtare.

13.10.04 00:08   verlinken / kommentieren  



Gjuha Shqipe dhe studimet letrare mbi te!



Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, ku futen gjuhët indoiranike, greqishtja, gjuhët romane, gjuhët sllave, gjuhët gjermane, etj. Ajo formon një degë të veçantë në këtë familje gjuhësore dhe nuk ka ndonjë lidhje prejardhjeje me asnjerën prej gjuhëve të sotme indoevropiane. Karakteri indoevropian i shqipes, përkatësia e saj në familjen gjehësore indoevropiane, u arrit të përcaktohej e të vërtetohej që nga mesi i shekullit XIX, në sajë të studimeve të gjuhësisë historike krahasuese.
Ishte sidomos merita e njerit prej themeluesve kryesorë të këtij drejtimi gjuhësor, dijetarit të njohur gjerman Franz Bopp, që vërtetoi me metoda shkencore përkatësinë e gjuhës shqipe në familjen gjuhësore indoevropiane. F Bopp i kushtoi këtij problemi një vepër të veçantë me titull “Ueber das Albanesische in scinen verwandtschaftlichen Bezichungen”, botuar në vitin 1854.
Në ndarjen e gjuhëve indoevropiane në dy grupe: në gjuhë lindore ose satem dhe në gjujë perëndimore ose kontum, shqipja shkon me gjuhët lindore (satem), bashkë me gjuhët indoiranike, gjuhët balto-sllave dhe armenishten.



Origjina
Problemi i origjnës së gjuhës shqipe është një nga problemet shumë të debatuara të shkencës gjuhësore. Ajo e ka burimin, pa dyshim, prej njerës nga gjuhët e lashta të Gadishullit të Ballkanit, ilirishtes ose trakishtes. Në literaturën gjuhësore qarkullojnë dy teza themelore për origjinën e shqipes: teza e origjinës ilire dhe teza e origjinës traka. Teza ilire ka gjetur mbështetje më të gjerë historike dhe ghuhësore. Ajo është formuar që në shekullin XVIII në rrethet e historianëve.
Përpjekjen e parë shkencore për të shpjeguar origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre, e bëri historiani suedez Hans Erich Thunmann në veprën e tij “Undersuchunger liber di Geschichte der Östlichen europäischen Völker” Leipzig 1774. Ai, duke u mbështetur në burime historike latine e bizantine dhe në të dhëna gjuhësore e onomastike, arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhduesit autoktonë të popullsisë së lashtë ilire, e cila nuk u romanizua siç ndodhi me popullsinë trako-dake, paraardhëse të rumunëve.
Tezea e origjinës ilire te shqipertarëve është mbështetur nga albanolugu i mirënjohur australian Johannas Georges von Hahn në veprën e tij Albanesische Stidien,publikuar më 1854
Që nga ajo kohë deri në ditët tona, një varg dijetarësh të shquar historianë, arkeologë e gjuhëtarë, kanë sjellë duke plotësuar njeri tjetrin, një sërë argumentesh historike dhe gjuhësore, që mbështesin tezën e origjinës dhe të shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre. Disa nga keto argumente themelore, jane:
1. Shqiptarët banojnë sot në një pjesë të trojeve, ku në periudhën antike kanë banuar fise ilire; nga ana tjetër në burimet historike nuk njihet ndonjë emigrim i shqiptarëve nga vise të tjera për t’u vendosur në trojet e sotme.
2. Një pjesë e elementeve gjuhësore: emra sendesh, fisesh, emra njerëzish, glosa, etj., që janë njohur si ilire, gjejnë shpjegim me anë të gjuhës shqipe.
3. Format e toponimeve të lashta të trojeve ilire shqiptare, të krahasuara me format përgjegjëse të sotme, provojnë se ato jane zhvilluar sipas rregullave të fonetikës historike të shqipes, dmth kanë kaluar pa ndërprerje nëpër gojën e një popullsie shqipfolëse.
4. Marrëdhëniet e shqipes me greqishtjen e vjetër dhe me latinishten, tregojnë se shqipja është formuar dhe ështe zhvilluar në fqinjësi me këto dy gjuhë këtu në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit.
5. Të dhënat arkeologjike dhe ato të kulturës materiale e shpirtërore, dëshmojnë se ka vijimësi kulturore nga ilirët antikë te shqiptarët e sotëm.
Nga të gjithë këto argumente, të paraqitur në mënyrë të përmbledhur, rezulton se teza e origjinës ilire e gjuhës shqipe, është teza më e mbështetur nga ana historike dhe gjuhësore.







Fillimet e shkrimit të gjuhës shqipe
Shqipja është një nga gjuhët e lashta të Ballkanit, por e dokumentuar me shkrim mjaft vonë, në shekullin XV, ashtu si rumanishtja.
Dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe, është ajo që quhet “Formula e pagëzimit”, e vitit 1462. Eshtë një fjali e shkurtër në gjuhën shqipe “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”, që gjendet në një qarkore të shkruar në latinisht nga Kryepeshkopi i Durrësit Pal Engjëlli, bashkëpunëtor i ngushtë i Skënderbeut.
Pal Engjëlli, gjatë një vizite në Mat, vuri re shrregullime në punë të ushtrimit të fesë dhe me këtë rast, ai la me shkrim disa porosi dhe udhëzime për klerin katolik, ndër të cilat edhe formulën e mësipërme, të cilën mund ta përdornin prindërit për të pagëzuar fëmijtë e tyre, në rastet kur nuk kishin mundësi t’i dërgonin në kishë, ose kur nuk kishte prift. Formula është shkruar me alfabetin latin dhe në dialektin e veriut (gegërisht).
“Formula e pagëzimit” është gjetur në Bibliotekën Laurentiana të Milanos nga historiani i njohur rumun Nikolla Jorga dhe është botuar prej tij në vitin 1915 në “Notes et extraits pour servir l’histoire des croisades au XV siecle IV, 1915”.
Më pas, një botim filologjik të këtij dokumenti, bashkë me riprodhimin fotografik të tij, e bëri filologu francez Mario Rognes në “Recherches sur les anciens textes albanais”, Paris 1932.
Dokumenti i dytë, i shkruar në gjuhën shqipe është Fjalorthi i Arnold von Harfit, i vitit 1496. Udhëtari gjerman Arnold von harf, nga fshati i Këlnit, në vjeshtë të vitit 1496, ndërmori një udhëtim pelegrinazhi për në “vendet e shenjta”. Gjatë udhëtimit kaloi edhe nëpër vendin tonë, gjatë bregdetit, duke u ndalur në Ulqin, Durrës e Sazan dhe për nevoja praktike të rrugës shënoi 26 fjalë, 8 shprehje dhe numërorët 1 deri më 10 dhe 100 e 1000, duke i shoqëruar me përkthimin gjermanisht. Ky Fjalorth u botua për herë të parë më 1860 në Këln, nga E.von Grote.
I fundit të shekullit XV ose i fillimit të shekullit XV është edhe një tekst tjetër i shkruar në gjuhën shqipe dhe i gjendur brenda një dorëshkrimi grek të shekullit XIV në Bibliotekën Ambrosiana të Milanos. Teksti përmban pjesë të përkthyera nga Ungjilli i Shën Mateut, etj. Ai është shkruar në dialektin e jugut dhe me alfabet grek. Ky tekst i shqipes i shkruar , njihet në literaturën shqiptare me emrin “Ungjilli i Pashkëve”.
Këto dokumente nuk kanë ndonjë vlerë letrare, por paraqesin interes për historinë e gjuhës së shkruar shqipe. Shqipja, që në fillimet e shkrimit të saj, dëshmohet e shkruar në të dy dialektet, në dialektin e veriut (gegërisht) dhe në alfabetin e jugut (toskërisht), si dhe me dy alfabete, me alfabetin latin dhe me alfabetin grek, gjë që tregon se kultura shqiptare ishte njëkohësisht nën ndikimin e kulturës latine dhe të kulturës greko-bizantine.
Libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe, që njohim deri më sot, është “Meshari” i Gjon Buzukut, i vitit 1555, i cili shënon edhe fillimin e letërsisë së vjetër shqiptare. Nga ky libër, na ka arritur vetëm një kopje, që ruhet në Bibliotekën e Vatikanit. Libri përmban 220 faqe, të shkruara në dy shtylla. “Meshari” i Gjon Buzukut është përkthimi në shqip i pjesëve kryesore të liturgjisë katolike, ai përmban meshet e të kremteve kryesore të vitit, komente të librit të lutjeve, copa nga Ungjilli dhe pjesë të ritualit dhe të katekizmit. Pra, ai përmban pjesët që i duheshin meshtarit në praktikën e përditëshme të shërbimeve fetare. Duket qartë, se kemi të bëjmë me një nismë të autorit, me një përpjekje të tij, për të futur gjuhën shqipe në shërbimet fetare katolike. Pra, edhe për gjuhën shqipe, ashtu si për shumë gjuhë të tjera, periudha letrare e saj nis me përkthime tekstesh fetare.
Libri i parë në gjuhën shqipe, “Meshari” i Gjon Buzukut, u zbulua për herë të parë në Romë nga njeri prej shkrimtarëve të veriut, Gjon Nikollë Kazazi. Por libri humbi përsëri dhe u rizbulua më 1909 nga peshkopi Pal Skeroi, gjurmues dhe studiues i teksteve të vjetra. Në vitin 1930, studiuesi nga Shkodra Jystin rrota vajti në Romë, bëri tri fotokopje të librit dhe i solli në Shqipëri. Në vitin 1968 libri u botua i transliteruar dhe i transkriptuar, i pajisur me shënime kritike dhe me një studim të gjerë hyrës nga gjuhëtari i shquar, prof.E.Çabej. Në mënyrë të pavarur, tekstin e Buzukut, e pati transkriptuar edhe studiuesi N.Resuli.
“Meshari” i Gjon Buzukut është shkruar në gegërishten veriore (veriperëndimore), me alfabet latin, të plotësuar me disa shkronja të veçanta. Libri ka një fjalor relativisht të pasur dhe ortografi e forma gramatikore përgjithësisht të stabilizuara, çka dëshmon për ekzistencën e një tradite të mëparshme të të shkruarit të shqipes.
Prof.Eqerem Çabej, që ishte marrë gjerësisht me veprën e Gjon Buzukut, ka arritur në përfundimin, se gjuha e saj “nuk është një arë fare e papunuar”. “Duke e shkruar me një vështrim më objektiv këtë tekst – pohon ai – nga gjuha e rrjedhëshme që e përshkon fund e majë atë dhe nga mënyra, me gjithë lëkundjet e shpeshta, mjaft konseguente e shkrimit, arrin të bindet njeriu, se në Shqipëri ka qenë formuar që më parë, së paku që në mesjetën e vonë, një traditë letrare me shkrime liturgjike”. Kjo tezë, sipas autorit, gjen mbështetje edhe nga gjendja kulturore e Shqipërisë mesjetare; “shkalla e kulturës së popullit shqiptar në atë kohë nuk ka qenë ndryshe nga ajo e vendeve perreth, sidomos e atyre të brigjeve të Adriatikut”.
Për nje traditë të shkrimit të shqipes para shekullit XV, flasin edhe disa dëshmi të tjera të tërthorta.
Kleriku francez Gurllaume Adae (1270-1341), i cili shërbeu për shumë kohë (1324-1341), si Kryepeshkopi i Tivarit dhe pati mundësi t’i njihte mirë shqiptarët, në një relacion me titull “Directorium ad passagium faciendum ad terrom sanctam”, dërguar mbretit të Francës Filipit VI, Valua, studiuan ndër të tjera: “Sado që shqiptarët kanë një gjuhë të ndryshme nga latinishtja, prapësëprapë, ata kanë në perdorim dhe në të gjithë librat e tyre shkronjën latine”. Pra, ky autor flet për libra në gjuhën e shqiptarëve, duke dhënë kështu një dëshmi se shqipja ka qenë shkruar para shekullit XV.
Edhe humanisti i shquar Marin Barleti, në veprën e tij “De obsi dione scodrensi” (Mbi rrethimin shkodran), botuar në Venedik, më 1504, duke folur për qytetin e Shkodrës, bën fjalë për fragmente të shkruara in vernacula lingua, dmth në gjuhën e vendit, të cilat flasin për rindërtimin e qytetit të Shkodrës.
Këto dëshmi të G.Adae dhe të M.Barletit, dy njohës të mirë të shqiptarëve dhe të vendit të tyre, janë në pajtim edhe me të dhënat historike për këtë periudhë, të cilat flasin për një nivel ekonomik e kulturor të zhvilluar të viseve shqiptare në shekullin XIV dhe në fillim të shekullit XV. Në atë periudhë, në veri dhe në jug të Shqipërisë, lulëzuan ekonomikisht Durrësi, Kruja, Berati, Vlora, të cilat u bënë qendra të rëndësishme tregtare, zejtare dhe kulturore.
Këto janë dëshmi që e bëjnë të besueshme ekzistencën e një tradite më të herëshme shkrimi të shqipes, megjithatë, deri sa kërkimet të mos kenë nxjerre në dritë ndonjë libër tjetër, “Meshari” i Gjon Buzukut do të vijojë të mbetet libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe dhe vepra e parë e letërsisë shqiptare.
Në shekullin XVI i ka fillimet edhe letërsia në gjuhën shqipe te arbëreshët e Italisë. Vepra e parë e letërsisë arbëreshe në gjuhën shqipe dhe vepra e dytë për nga vjetërsia, pas asaj të Buzukut, është ajo e priftit arbëresh Lekë Matrenga “E mbesuame e krishterë….”, e botuar në vitin 1592. Eshtë një libër i vogël me 28 faqe, përkthim i një katekizmi. Libri është shkruar në dialektin e jugut, me alfabet latin, plotësuar me disa shkronja të veçanta për të paraqitur ato tinguj të shqipes, që nuk i ka latinishtja.
Një zhvillim më të madh njohu lëvrimi i gjuhës shqipe në shekullin XVII, nën penën e një vargu autorësh, si Pjetër Budi, Frang Bardhi dhe Pjetër Bogdani, të cilët nuk bënë vetëm përkthime, por shkruan edhe vepra origjinale,
Frang Bardhi, në vitin 1635, hartoi të parin fjalor, “Fjalorin latinisht-shqip”, me të cilin mund të thuhet, se zë fill shkenca gjuhësore shqiptare. Gjatë Rilindjes Kombëtare, në shekullin XIX, në kushte të reja historike, lëvrimi dhe përparimi i gjuhës shqipe hyri në një etapë të re. Në këtë periudhë u bënë përpjekje të vetëdishme për të ndërtuar nje gjuhë letrare kombëtare, standartizimi i së cilës u arrit në shekullin XX.



Dialektet e gjuhës shqipe
Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegërishten dhe dialektin e jugut ose toskërishten. Kufiri natyror që i ndan në vija të përgjithëshme këto dialekte, është lumi i Shkumbinit, që kalon nëpër Elbasan, në Shqipërinë e mesme. Në anën e djathtë të Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegërishtja), në anën e majtë të tij, dialekti jugor (toskërishtja).
Dallimet midis dialekteve të shqipes nuk janë të mëdha, folësit e tyre kuptohen pa vështirësi njeri me tjetrin. Megjithatë, ekzistojnë disa dallime në sistemin fonetik dhe në strukturën gramatikore e në leksik, nga të cilët më kryesorët jane: dialekti i veriut ka zanore gojore dhe hundore, kurse dialekti i i jugut, vetëm zanore gojore; togut ua të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me togun ue (grua ~ grue); togut nistor va të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me vo (vatër ~ votër); â-së hundore të theksuar të gegërishtes, toskërishtja i përgjigjet me ë të theksuar (nânë ~ nënë).
Dialekti i jugut ka dukurinë e retacizmit (kthimin e n-së ndërzanore në r (ranë ~ rërë), që në gegërisht mungon; në toskërisht, grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd, etj. Ruhen të plota, kurse në gegërisht, janë asimiluar ne m, n, (mbush ~ mush, vend ~ ven). Në sistemin morfologjik, dialekti i veriut ka formën e paskajores së tipit me punue, kurse toskërishtja në vend të saj, përdor lidhoren të punoj. Forma e pjesores në toskërisht, del me mbaresë, kurse në gegërisht, pa mbaresë (kapur ~ kapë), etj. Dialekti I jugut ka format e së ardhmes: do të punoj dhe kam për të punuar , ndërsa dialekti I veriut përveç formave të mësipërme ka formën kam me punue.



Shqipja standarte
Formimi i gjuhës letrare kombëtare të njësuar (gjuha standarte), si varianti më i përpunuar i gjuhës së popullit shqiptar, ka qenë një proòes i gjatë, që ka filluar që në shekujt XVI-XVIII, por përpunimi i saj hyri në një periudhë të re, në shekullin XIX, gjatë Rilindjes Kombëtare.
Ne vitin 1824 Naum Veqilharxhi filloi punen per te krijuar alfabetin shqip dhe ne vitin 1844 dhe 1845 u botua “Evetar”-i. Vaqilharxhi ishte i pari qe shprehu qellimet e Rilindjes Kombetare Shqipëtare nëpërmjet traktatit të tij, parathënies së “Evetr”-it të pare dhe shume shkrimeve të tjera.
Në programin e Rilindjes, mësimi dhe lëvrimi i gjuhës amtare, përpjekjet për pasurimin e saj dhe pastrimin nga fjalët e huaja dhe të panevojëshme, zinin një vend qëndror. Gjatë kësaj periudhe, u zhvillua një veprimtari e gjerë letrare, kulturore dhe gjuhësore.
Në vitin 1879, u krijua “Shoqata e të shtypurit shkronja shqip”, që i dha një shtysë të re kësaj veprimtarie. U hartuan gramatikat e para me synime normative dhe u bë hapi i parë për hartimin e një fjalori kombëtar i gjuhës shqipe, që është “Fjalori i Gjuhës Shqipe” i Kostandin Kristoforidhit, i botuar pas vdekjes së autorit, më 1904.
Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, u arrit të përvijoheshin dy variante letrare të kombit shqiptar, varianti letrar jugor dhe varianti letrar verior. U bënë gjithashtu, përpjekje për afrimin e këtyre varianteve dhe për njësimin e gjuhës letrare. Detyra e parë që duhej zgjedhur, ishte njësimi i alfabetit. Deri atëhere, shqipja ishte shkruar në disa alfabete: alfabeti latin, alfabeti grek, alfabeti turko-arab dhe alfabete të veçanta. Këtë detyrë e zgjidhi Kongresi i Manastirit, i mbledhur më 14 deri më 22 Nentor të vitit 1908, në qytetin e Manastirit, që sot ndodhet në Maqedoni. Ne këtë Kongres, pas shumë diskutimesh, u vendos që të përdorej një alfabet i ri, i mbështetur tërësisht në alfabetin latin, i plotesuar me nëntë digrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh), dhe me dy shkronja me shenja diakritike (ç, ë), është alfabeti që ka edhe sot në perdorim gjuha shqipe. Kongresi e la të lire edhe përdorimin e alfabetit të Stambollit, që kishte mjaft përhapje, por koha ja leshoi vendin alfabetit të ri, që u paraqit në Kongres, pra alfabetit të sotëm.
Një hap tjetër për njësimin e gjuhës letrare shqipe, bëri “Komisioni letrar shqip”, që u mblodh në Shkodër në vitin 1916. Komisioni nënvizoi si detyrë themelore lëvrimin e gjuhës letrare shqipe dhe zhvillimin e letërsisë shqiptare. Ky komision gjuhëtarësh e shkrimtarësh, krijuar për të ndihmuar në formimin e një gjuhe letrare të përbashkët përmes afrimit të dy varianteve letrare në përdorim, vlerësoi variantin letrar të mesëm, si një urë në mes toskërishtes dhe gegërishtes dhe përcaktoi disa rregulla për drejtshkrimin e tij, të cilat ndikuan në njësimin e shqipes së shkruar.
Vendimet e Komisionit letrar shqip për gjuhën letrare e për drejtshkrimin e saj, u miratuan më vonë edhe nga Kongresi Arsimor i Lushnjës (1920) dhe vijuan te zbatoheshin deri në Luftën e Dytë Botërore.
Pas Luftës së dytë Botërore, puna për njesimin e gjuhës letrare kombëtare (gjuhës standarte) dhe të drejtshkrimit të saj, nisi te organizohet nga Instituti i Shkencave. U krijuan komisione të posaçme për hartimin e projekteve të drejtshkrimit. Kështu, u hartuan disa projekte në vitet 1948, 1951, 1953 e 1956. U organizuan gjithashtu, dy konferenca shkencore në vitin 1952, për të diskutuar për problemin e gjuhës letrare.
Me 1967, u botua nga Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, projekti i ri “Rregullat e drejtshkrimit të shqipes”. Ky projekt filloi të zbatohet në të gjithë hapsiren shqiptare, në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë dhe në Mal të Zi. Ndërkohë, perpjekje për njesimin e gjuhes letrare dhe të drejtshkrimit të saj, bëheshin edhe në Kosove.
Në vitin 1968, u mblodh Konsulta Gjuhësore e Prishtinës, e cila, e udhëhequr nga parimi “një komb-një gjuhë letrare”, vendosi që projekti i ortografisë i vitit 1968, posa të miratohej e të merrte formën zyrtare në Republikën e Shqipërisë, do të zbatohej edhe në Kosovë. Vendimet e kësaj Konsulte kanë qenë me rëndësi të jashtëzakonshme për njesimin e gjuhes letrare kombëtare shqipe.
Projekti “Rregullat e drejtshkrimit të shqipes “ i vitit 1967, pas një diskutimi publik, ai u paraqit për diskutim në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes, qe u mblodh në Tiranë, në vitin 1972, i cili ka hyrë në historinë e gjuhes shqipe dhe të kulturës shqiptare, si Kongresi i njësimit të gjuhës letrare kombëtare.
Kongresi i Drejtshkrimit të Shqipes, në të cilin morën pjesë delegatë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi dhe nga arbëreshet e Italisë, pasi analizoi të gjithë punën e berë deri atëhere për njesimin e gjuhës letrare, miratoi një rezolutë, në të cilën përveç të tjerash, pohohet se “populli shqiptar ka tashmë një gjuhë letrare të njësuar”.
Gjuha letrare kombëtare e njësuar (gjuha standarte), mbështetej kryesisht në variantin letrar të jugut, sidomos në sistemin fonetik por në të janë integruar edhe elemente të variantit letrar të veriut.
Pas Kongresit të Drejtshkrimit, janë botuar një varg vepra të rëndësishme, që kodifikojnë normat e gjuhës standarte, sic janë “Drejtshkrimi i gjuhes shqipe” (1973), “Fjalori i gjuhës së sotme letrare (1980), Fjalori i shqipes së sotme (1984), Fjalori Drejtshkrimor i gjuhës shqipe (1976), Gramatika e gjuhës së sotme shqipe I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997).



Veçori tipologjike të shqipes së sotme standarte.
Nga ana strukturore, paraqitet sot si një gjuhë sintetiko-analitike, me një mbizotërim të tipareve sintetike dhe me një prirje drejt analitizmit. Një pjesë e mirë e tipareve të saj fonetike dhe gramatikore, janë të trashëguara nga një periudhë e lashtë indoevropiane, një pjesë tjeter janë zhvillime te mëvonshme.
Shqipja ka sot një sistem fonologjik të vetin, që përbëhet nga shtatë fonema zanore dhe 29 fonema bashkëtingëllore. Shkruhet me alfabet latin të caktuar në vitin 1908 në Kongresin e Manastirit.
Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja, nga të cilat 25 janë të thjeshta (a, b, c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y, z), 9 janë bigrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe 2 me shkronja diakritike (ë, ç).
Shqipja ka theks intensiteti dhe përgjithësisht të palëvizshëm gjate fleksionit. Në shumicen e rasteve, sidomos në sistemin emëror, theksi bie në rrokjen e parafundit.
Shqipja ka një sistem të zhvilluar (të pasur) formash gramatikore, ka një sistem lakimi binar: lakimin e shquar dhe të pashquar, ruan ende mirë format rasore (ka pesë rasa), sistemin prej tri gjinish (mashkullore, femërore dhe asnjanëse), kjo e fundit po shkon drejt zhdukjes, mbahet vetëm në një kategori të veçantë emrash foljorë, të tipit: të shkruarit, të menduarit, etj.
Sistemi emëror ka trajtë të shquar dhe të pashquar dhe për pasojë, edhe lakim të shquar e të pashquar; nyja shquese është e prapavendosur si në rumanisht dhe në bullgarisht; ka nyje të përparme te emrat në rasen gjinore (i, e malit) dhe te mbiemrat e nyjshëm (i mirë, i vogël, etj)., te emrat asnjanës të tipit të folurit, etj. Përvec fleksionit me mbaresa të veçanta, shqipja njeh edhe fleksionin e brendshëm (dash ~ desh, marr ~ merr); ka dy tipe strukturorë mbiemrash të ngjashëm (i madh, i ndershëm) dhe të panyjshem (trim, besnik). Te numërorët përdor kryesisht sistemin decimal (dhjetë, tridhjetë, pesëdhjetë), por ruan edhe sistemin vigezimal (njëzet, dyzet); numërorët e përberë nga 11-19, formohen duke vënë numrin e njësheve përpara, parafjalën mbë dhe pastaj dhjetshet (njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë, etj) si në rumanisht dhe në gjuhët sllave.
Sistemi foljor paraqitet mjaft i larmishem. Shqipja ka një sistem të pasur formash menyrore dhe kohore, një pjesë të e cilave janë të trashëguara nga një periudhë e hershme, një pjesë janë kryer gjatë evolucionit të saj historik. Folja ka gjashtë menyra; (dëftore, lidhore, kushtore, habitore, dëshirore, urdhërore) dhe tri forma të pashtjelluara (pjesore, paskajore dhe përcjellore). Koha e ardhëshme ndërtohet në menyre analitike, me dy forma: me do (forma e foljes dua) + lidhore (do të punoj) dhe me foljen ndihmëse kam + paskajore (kam për të punuar).
Rendi i fjalëve në fjali është përgjithësisht i lirë, por më i zakonshem është rendi subjekt+verb+objekt.
Leksiku i gjuhës shqipe përbëhet prej disa shtresash. Një shtresë të veçantë përbëjnë fjalët me burim vendas, të trashëguar nga një periudhë e lashtë indoevropiane (ditë, natë, dimër, motër, jani, etj.), ose të formuara më vonë, me mjete të shqipes (ditor, dimëror, i përnatshëm).
Një shtresë tjetër, përbëjnë fjalët e huazuara nga gjuhë të tjera, si pasojë e kontakteve të popullit shqiptar me popuj të tjerë gjatë shekujve. Fjalët e huazuara kanë hyrë nga greqishtja, greqishtja e vjetër dh e re, nga latinishtja dhe gjuhët romane, nga sllavishtja dhe nga turqishtja.
Shqipja, me gjithë huazimet e shumta, ka ruajtur origjinalitetin e saj, si gjuhë e veçantë indoevropiane.
Përhapja e gjuhës shqipe
Shqipja flitet sot nga më se gjashtë milionë vetë në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë, në viset shqiptare të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Serbisë jugore, si dhe në viset e Çamerisë në Greqi. Shqipja flitet gjithashtu, në ngulimet shqiptare në Itali, në Greqi, në Bullgari, në Ukrainë, si dhe në shqiptarë të mërguar në viset e ndryshme të botës para Luftës se Dytë Botërore dhe në këtë dhjetëvjeçarin e fundit.
Gjuha shqipe mësohet dhe sudjohet në disa universitete dhe qëndra albanologjike në bote, si në Paris, Romë, Napoli, Kozencë, Plermo, Leningrad, Pekin, München, Bukuresht, Selanik, Sofie etj.



Studimet për gjuhën shqipe
Gjuha dhe kultura e shqiptarëve, lashtësia dhe karakteri origjinal i tyre, kanë tërhequr prej kohësh vëmendjen e studjuesve të huaj dhe shqiptarë që në shekullin XVIII dhe më parë. Në mënyrë të veçantë, gjuha, historia dhe kultura e shqiptarëve, tërhoqi vëmendjen e botës gjermane. Me të u mor edhe një filozof i madh, sic ishte Gotfrid Vilhelm Lerbnitz, që punoi një shekull para lindjes së gjuhësisë krahasimtare. Ai mendonte, se studimi krahasues i gjuhëve ishte themelor për të ndërtuar një histori universale të botës, për ta kuptuar dhe për ta shpjeguar atë. Në disa letra, qe ai i shkruante një bibliotekari të Bibliotekës Mbretërore të Berlinit, në fillim të shekullit XVIII, shprehet edhe për natyrën dhe prejardhjen e gjuhës shqipe dhe pas disa luhatjeve, arriti në përfundimin, se shqipja është gjuha e ilirëve të lashtë.
Megjithatë, studimet shkencore për gjuhën shqipe, si dhe për shumë gjuhë të tjera, nisën pas lindjes së gjuhësisë historike-krahasuese nga mesi i shekullit XIX. Një nga themeluesit e kësaj gjuhësie, dijetari gjerman Franz Bopp, arriti të provonte që në vitin 1854, se shqipja bënte pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane dhe se zinte një vend të veçantë në këtë familje gjuhësore. Pas tij, studjues të tjerë, si G.Meyer, H.Pedersen, N.Jokli, studjuan aspekte të ndryshme të leksikut dhe të strukturës gramatikore të gjuhës shqipe. G.Meyer do të hartonte që në vitin 1891 një Fjalor etimologjik të Gjuhës shqipe (Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strasburg 1891), i pari fjalor i këtij lloji për shqipen. Përveç këtyre, një varg i madh gjuhëtarësh të huaj, si F.Miclosich, G.Weigand, C.Tagliavini, St.Man, E.Hamp, A.Desnickaja, H.Ölberg, H.Mihaescu, W.Fredler, O.Bucholtz, M.Huld, G.B.Pellegrini, etj. kanë dhënë kontribute të shënuara për studimin e historisë së gjuhës shqipe, të problemeve që lidhen me prejardhjen e saj, me etimologjinë, fonetikën dhe gramatikën historike, si edhe në studimin e gjendjes së sotme të shqipes.
Ndërkohë, krahas studimeve për gjuhën shqipe të albanologëve të huaj, lindi dhe u zhvillua edhe gjuhësia shqiptare. Ajo i ka fillimet e saj që në shekullin XVII, kur Frang Bardhi botoi të parin fjalor të gjuhës shqipe “Dictionarium Latino-Epiroticum” (1635). Gjatë Rilindjes Kombëtare u botuan disa gramatika të gjuhës shqipe. Kështu, në vitin 1864, Dhimitër Kamarda, një nga arbëreshët e Italisë, botoi veprën “Laggio della grammatica comparata sulla lingua albanese”, Livorno 1864, vëll.II “L’Apendice al saggio dalla gramatica comparata sulla lingua albanese”, Prato 1866. Më 1882, Kostandin Kristoforidhi botoi “Gramatikën e gjuhës shqipe” dhe më 1806, Sami Frashëri botoi “Shkronjëtoren e gjuhës shqipe”, dy vepra gjuhësore të rëndësishme të shekullit XIX për gramatologjinë e gjuhës shqipe. Nga fundi i shekullit XIX, Kostandin Kristoforidhi përgatiti edhe një “Fjalor të gjuhës shqipe”, i cili u botua në vitin 1904 dhe përbën veprën më të rëndësishme të leksikografisë shqiptare, që u botua para Luftës se Dytë Botërore. Në vitin 1909, botohet Fjalori i shoqërisë “Bashkimi”.
Pas shpalljes së Pavarësisë, u botuan një varg gramatikash dhe fjalorë dygjuhësh, për të plotësuar nevojat e shkollës dhe të kulturës kombëtare. Në fushën e gramatikës u shqua sidomos Proff. Dr.Aleksandër Xhuvani.
Aleksandër Xhuvani (1880-1961)
Kreu studimet e larta në Universitetin e Athinës. Veprimtaria e tij për studimin e gjuhës shqipe dhe arsimin kombëtar, e nisi që gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare. Bëri një punë të madhe për pajisjen e shkollës sonë me tekste të gjuhës shqipe, të letërsisë, të pedagogjisë dhe të psikologjisë. Drejtoi e punoi për hartimin e udhëzuesve drejtshkrimorë në vitet 1949, 1951, 1954, 1956.
Pati një veprimtari të gjerë në fushën e pastërtisë së gjuhës shqipe e të pasurimit të saj dhe botoi veprën “Për pastërtinë e gjuhës shqipe” (1956). Bashkëpunoi me profesorin Eqerem Çabej, për hartimin e veprave “Parashtesat” (1956) dhe “Prapashtesat e gjuhës shqipe” (1962), trajtesa themelore në fushën e fjalformimit të gjuhës shqipe. Botoi dhe një varg punimesh monografike për pjesoren, paskajoren dhe parafjalët e gjuhës shqipe.
Ai ishte njohës i mirë dhe mbledhës i pasionuar i visarit leksikor të gjuhës së popullit. Fjalët dhe shprehjet e mbledhura , u botuan pjesërisht pas vdekjes, në formën e një fjalori. Përgatiti një botim të dytë të “Fjalorit të gjuhës shqipe” të Kristoforidhit (1961).
Vepra e plotë e tij, e projektuar në disa vëllime, ende nuk është botuar. Në vitin 1980 është botuar vëllimi i parë.
Një zhvillim më të madh njohu gjuhësia shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XX, kur u krijuan edhe institucione shkencore të specializuara, si Universiteti i Tiranës, Universiteti i Prishtinës dhe Akademia e Shkencave, Universiteti i Shkodrës, më vonë, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Gjirokastrës, Universiteti i Vlorës, Universiteti i Tetovës, etj. Gjatë kësaj periudhe, u hartuan një varg veprash përgjithësuese nga fusha të ndryshme të gjuhësisë. Në fushën e leksikologjisë dhe të leksikografisë, përveç studime leksikologjike, u hartuan edhe një varg fjalorësh të gjuhës shqipe dhe fjalori dygjuhësh, nga të cilët, më kryesorët janë: “Fjalori i gjuhës shqipe” (1954), “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” (1980), “Fjalori i shqipes së sotme” (1984), “Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe” (1976), “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” (1973), etj. Kohët e fundit kanë dalë edhe “Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe” (2000) dhe “Fjalor frazeologjik ballkanik” (1999).
Në fushën e dialektologjisë është bërë përshkrimi e studimi i të gjithë të folurave të shqipes dhe është hartuar “Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe”, një vepër madhore që pritet të dalë së shpejti nga shtypi.
Eshtë bërë gjithashtu, studimi i fonetikës dhe i strukturave gramatikore të gjuhës shqipe përmes studimeve të veçanta dhe përmes gramatikave të ndryshme, niveleve të ndryshme, nga të cilat, më e plota është “Gramatika e gjuhës shqipe” I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997), hartuar nga Akademia e Shkencave, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, me kryeredaktor Mahir Domin.
Një vend të gjerë në studimet gjuhësore të këtij gjysëmshekulli, kanë zënë problemet e historisë së gjuhës shqipe, problemet e etnogjenezës së popullit shqiptar e të gjuhës shqipe, të etimologjisë, të fonetikës dhe të gramatikës historike, etj. Disa nga veprat themelore në këto fusha janë: "Studime etimologjike në fushë të shqipes” në 7 vëllime, nga E.Çabej; “Meshari” i Gjon Buzukut (E.Çabej); “Gramatika historike e gjuhës shqipe” (Sh.Demiraj); “Fonologjia historike e gjuhës shqipe” (Sh.Demiraj); “Gjuhësia ballkanike” (Sh.Demiraj), etj.
Eqerem Cabej (1908-1980). Studjuesi më i shquar i historisë së gjuhës shqipe dhe një nga personalitetet më në zë të kulturës shqiptare.
Pasi bëri studimet e para në vendlindje (Gjirokastër), studimet e larta i kreu në Austri, në fushën e gjuhësisë së krahasuar indoevropiane. Pas mbarimit të studimeve, kthehet në atdhe dhe fillon veprimtarinë shkencore e arsimore në vitet ’30 të këtij shekulli dhe punoi në këto fusha për një gjysëm shekulli, duke lënë një trashëgimni të pasur shkencore.
Eqerem Çabej solli dhe zbatoi në gjuhësinë shqiptare metodat dhe arritjet shkencore të gjuhësisë evropiane, duke kontribuar shumë në ngritjen e nivelit shkencor të studimeve gjuhësore shqiptare. Eqerem Cabej punoi shumë në disa fusha të dijes, por u shqua sidomos në fushën e historisë së gjuhës, në trajtimin e problemeve të origjinës së gjuhës shqipe, të autoktonisë së shqiptarëve e të etimologjisë dhe të filologjisë së teksteve të vjetra.
Veprat themelore të tij janë: “Studime etimologjike në fushë të shqipes”, në shtatë vëllime, I “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe”, II “Fonetikë historike” (1958), “Meshari i Gjon Buzukut” (1968), “Shqiptarët midis perëndimit dhe lindjes” (1944).
Ai është bashkëautor edhe në një varg veprash në fushën e gjuhës së sotme, siç janë: “Fjalor i gjuhës shqipe” (1954), “Rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe” (1972), “Fjalori drejtshkrimor”.
Përveç veprave, ai ka botuar një varg studimesh në revista shkencore brenda e jashtë vendit dhe ka mbajtur dhjetra referate e kumtesa në kongrese e konferenca kombëtare e ndërkombëtare, të cilat kanë bërë të njohura arritjet e gjuhësisë shqiptare në botë, duke rritur kështu prestigjin e saj.
Veprat e prof. Eqerem Cabej janë botuar në tetë vëllime, në Prishtinë, me titullin “Studime gjuhësore”.
Me veprimtarinë e shumanëshme shkencore e me nivel të lartë, Eqerem Cabej ndriçoi shumë probleme të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, duke argumentuar lashtësinë dhe origjinën ilire të saj, vitalitetin e saj ndër shekuj dhe marrëdhëniet me gjuhët dhe kulturat e popujve të tjerë.



Gjatë kësaj periudhe, gjuhësia shqiptare zgjidhi edhe problemin e gjuhës shqipe letrare kombëtare, të njësuar me çështjet teorike të së cilës është marrë veçanërisht prof.Androkli Kostallari.
Në kuadrin e punës që është bërë në fushën e gjuhësisë normative dhe të kulturës së gjuhës, janë hartuar dhe një numër i madh fjalorësh terminologjikë për degë të ndryshme të shkencës e të teknikës.
Përveç veprave të shumta që janë botuar në fushën e gjuhësisë, veprimtaria e gjuhësisë studimore e studjuesve shqiptarë pasqyrohet në botimin e disa revistave shkencore, nga të cilat më kryesoret sot, janë: “Studime filologjike” (Tiranë); “Gjuha shqipe” (Prishtinë); “Studia albanica” (Tiranë); “Jehona” (Shkup); etj.
Studime te rëndësishme mbi gjuhën shqipe janë bërë nga gjuhëtarë në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, ku janë botuar një numër i konsidrueshëm veprash mbi historinë e gjuhës shqipe, fonetikën, gramatikën, leksikun etj. Prof. Idriz Ajeti shquhet për kontributin e veçantë që ka dhënë në këtë fushë
Kontribut të veçantë për gjuhen shqipe kanë dhenë edhe shqiptaret e vendosur në Itali, të njohur si “Arbëresh”
Disa nga figurat më të shquara të gjuhësisë shqiptare të këtyre dy shekujve të fundit, janë: Dhimitër Kamarda (arbëresh i Italisë), Kostandin Kristoforidhi, Sami Frashëri, Aleksandër Xhuvani, Eqerem Çabej, Selman Riza, Kostaq Cipo, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Androkli Kostallari, Idriz Ajeti, etj.
Letërsia dhe Literatura Shqiptare







Në kulturën e shqiptarëve ka lënë gjurmën e saj të thellë historia e tyre e brendshme dhe e jashtme.
Pjesë e trevave të lashta ilirike, udhë kryqëzimi e qytetërimeve dhe e interesave gjeopolitike gjatë dyndjeve barbare e më pas, provincë e perandorive të perëndimit dhe të Lindjes, të Romës e të Bizantit, pasi kishte bërë e çbërë gjatë shekujve, despotate e principata të pavarura, dhe pasi kishte formuar më së fundi shtetin e Skënderbeut, i cili u qëndroi për një çerek shekulli hordhive osmanve, duke u kthyer në mburojë të krishtërimit dhe të qytetërimit europian, Shqipëria e cfilitur nga luftërat, pas vdekjes së heroit të rezistencës së saj, Gjergj Kastriot-Skënderbeut (1468), kishte rënë në fund të shek.XV nën zgjedhën e Perandorisë së Sulltanëve.
Vendi ishte kthyer pas në një fazë zhvillimi ekonomiko-shoqëror historikisht të kapërcyer. Rrjedhat normale të kulturës shqiptare, që ecte në një hap me humanizmin evropian, u ndërprenë. Pasoja e parë e pushtimit ishte hemoragjia e elitës intelektuale në Perëndim. Prej saj u shquan figura, që bënë emër në botën humaniste, si historiani M. Barleti (1460-1513), që botoi në Romë më 1510 një histori të Skënderbeut, e cila u përkthye thuajse në të gjitha gjuhët e Evropës, ose M. Beçikemi (1408-1526), Gj. Gazulli (1400-1455), L. Tomeu (1456-1531), M. Maruli (shek. XV), M. Artioti (1480-1556) e të tjerë, që u dalluan në fusha të ndryshme të shkencës, të artit e të filozofisë.
Ndërkaq, në vend jeta kulturore u fashit, monumentet e kulturës materiale e shpirtërore u zhdukën nën rrënojat e shkatërrimit të luftërave; gjysmëhëna e uli kryqin dhe gati dy të tretat e popullatës në fund të shek. XVII ishin konvertuar në fenë islame. Por ky ndryshim drastik i strukturës fetare nuk pengoi që Shqipëria të ishte përherë një nga provincat më të paqeta të Perandorisë dhe as që kultura shqiptare të mbijetonte edhe në kushtet e një pushtimi disashekullor, nën trysninë e islamit e të botës kulturore të orientit, që pati një ndikim të thellë e të gjithanshëm në të, veçse pa arritur të shtypë natyrën shqiptare të kulturës vendëse.
Qëndresa në fushën e kulturës u shpreh në radhë të parë përmes lëvrimit të shqipes në lëmë të botimeve të teksteve kishtare, kryesisht të qarkut konfesional katolik në veri, por edhe ortodoks në jug.
Reforma protestante gjallëroi shpresat e zhvillimit të gjuhës e të traditës letrare vendëse kur prifti Gj. Buzuku solli në shqip liturgjinë katolike, duke dashur të bëjë për shqipen atë që bëri Luteri për gjermanishten.
“Meshari” i Gj. Buzukut, botuar prej tij më 1555, mbahet deri më sot, si e para vepër e shqipes së shkruar. Niveli i përpunuar i gjuhës dhe ortografia e stabilizuar duhet të jetë rezultat i një tradite më të hershme të shkrimit të shqipes, traditë që nuk njihet. Por ekzistojnë disa dëshmi fragmentare më të hershme se vepra e Buzukut, të cilat flasin për shkrimin e shqipes të paktën nga shek.XIV:
E para dëshmi që njihet është e vitit 1332, e domenikanit freng Gulielm Adale, kryepeshkop i Tivarit, i cili në një relacion latinisht shkruan se shqiptarët kanë në përdorim në librat e tyre shkronjat latine edhe pse gjuha e tyre është fare e ndryshme nga latinishtja. Me rëndësi të vecantë jane: një formulë pagëzimi (Unte paghesont premenit Atit et Bizit et spertit senit) e vitit 1492, shkruar shqip brenda një teksti latinisht, nga peshkopi i Durrësit Pal Engjëlli; nje fjalor me glosa shqip i vitit 1497, i gjermanit Arnold fon Harf, i cili pat kaluar si udhëtar në Shqipëri dhe një fragment nga Ungjilli i Shën Mateut, po shqip, por me shkronja greqisht, i shekullit XIV
Shkrimet shqip të këtyre shekujve s’duhet të kenë qenë vetëm tekste fetare, por dhe kronika historike, për të cilat flet humanisti M. Barleti, i cili në librin e tij “Rrethimi i Shkodrës” (1504) pohon se ka pasur në dorë kronika të tilla të shkruara në gjuhën e popullit (in vernacula lingua).
Me gjithë pengesat që krijoi Kundërreforma për lëvrimin e gjuhëve nacionale në literaturën kishtare, ky proces nuk u ndërpre. Gjatë shek. XVI-XVII u botuan në shqip katekizma “E mbësuame krishterë” (1592) e L. Matrëngës, “Doktrina e krishterë” (1618) dhe “Rituale romanum” (1621) të P. Budit, shkrimtari i parë i prozës dhe i poezisë origjinale shqipe, një apologji për Gjergj Kastriotin (1636) nga F. Bardhi, i cili botoi edhe një fjalor e lëndë folklorike, traktati teologjik-filozofik “Çeta e Profetëve” (1685) i P. Bogdanit, mendja më universale e mesjetës shqiptare.
Vepra e Bogdanit është një traktat teologjik-filozofik që trajton me origjinalitet, duke shkrirë të dhëna nga burime të ndryshme, çështje kryesore të teologjisë dhe një histori biblike të plotë, si dhe probleme të komplikuara të skolastikës, të kozmogonisë, astronomisë, pedagogjisë, etj. Bogdani solli në kulturën shqiptare frymën humaniste dhe vlerësoi rolin e dijes e të kulturës në jetën e njeriut; ai me veprën e tij të shkruar me një shqipe e stil të përpunuar, shënoi një kthesë në historinë e letërsisë shqipe.fficeffice" />







Gjatë shekullit XVIII njohu një gjallërim më të madh literatura e qarkut kulturor konfensional ortodoks e mysliman. Një anonim prej Elbasanit sjell në shqip copa të ungjillit, T. H. Filipi, po prej Elbasanit, “Dhjatën e Vjetër dhe të Re”. Këto përpjekje u shumuan në shekullin e ardhshëm, me botimin më 1827 të tekstit integral të “Dhjatës së Re” nga G. Gjirokastriti dhe me korpusin e madh të përkthimeve kishtare të K. Kristoforidhit (1830-1895), në dy dialektet e shqipes, botime që ndihmuan procesin e integrimit të tyre në një gjuhë letrare të njësuar dhe vunë bazat për krijimin e kishës kombëtare të shqiptarëve me liturgjinë në gjuhën e tyre.
Ndonëse në kahje të kundërt me këtë prirje, duhet përmendur edhe kultura e Voskopojës, e cila gjatë shek. XVIII u bë një vatër e madhe qytetërimi dhe metropol i gadishullit ballkanik, me një Akademi e shtypshkronjë dhe me personalitete si T. Kavalioti, Dh. Haxhiu, G. Voskopojari, veprat diturore, filologjike, teologjike e filozofike të të cilëve objektivisht i ndihmonin shkrimit e njohjes së shqipes.
Edhe pse letërsia që u zhvillua në Voskopojë, ishte kryesisht në gjuhën greke, nevoja për t’i vënë gardh islamizmit, bën të domosdoshme edhe përdorimin e gjuhëve amtare, duke inkurajuar zhvillimin e kulturave kombëtare. Në shkollat e Voskopojës u përdorën dhe arumanishtja e shqipja për mësimin e greqishtes, kurse në shtypshkronjën e saj u shtypën edhe libra arumanisht.
Veprat e shkrimtarëve dhe dijetarëve të Voskopojës kanë sjellë disa elemente të ideve të iluminizmit evropian. Më i shquari ndër ta, Teodor Kavaljoti është një erudit i kohës. Sipas dëshmive të profesorit gjerman Thunman, vepra e Kavaljotit, që mbeti e pabotuar, në pjesën më të madhe ka trajtuar çështje pothuajse nga të gjitha degët e shkencës filozofike. Në të ndjehet ndikimi i Platonit, Dekartit, Malëbranshit dhe Leibnicit.
Rezultat i ndikimit të islamit dhe të kulturës së pushtuesit, ishte formimi gjatë shek. XVIII i një shkolle poetike, ose i një letërsie të shkruar në gjuhën shqipe, por me alfabetin arab. Autorë të saj si: N. Frakulla, M. Kyçyku, S. Naibi, H. Z. Kamberi, Sh. e D. Frashëri, Sheh Mala, e të tjerë, trajtuan në veprat e tyre motive të huajtura nga letërsitë orientale, shkruan mevludë e divane me një gjuhë të mbytur nga orientalizmat, lëvruan lirikën dhe epin religjioz. Kjo shkollë nuk pati jetë të gjatë dhe as ndikim të veçantë në zhvillimet e pastajme letrare.
Për të plotësuar kuadrin e zhvillimit kulturor të Shqipërisë në shek. XVI-XVIII duhet shënuar, se pati nga autorë vendës vepra të shquara në fushë të arkitekturës dhe të pikturës ikonografike, ku u dalluan Onufri dhe i biri Nikolla (shek. XVI) dhe K. Shpataraku e D. Selenica (shek. XVIII) të cilët vazhduan traditën e artit fetar post-bizantin, por jo pa ndikime nga Rilindja europiane. Në fushë të artit islam mund të përmenden kryesisht ndërtimet e kultit.
Shekulli XIX, shekulli i lëvizjeve nacionale në Ballkan, i gjente shqiptarët pa një traditë të mjaftueshme të zhvillimit shtetëror, gjuhësor e kulturor unitar, me një mendësi individualiste dhe regjionaliste, të trashëguar nga psikologjia e bajrakut dhe e fisit, për pajosë me një vetëdije kombëtare të pazhvilluar, por me një shpirt rebelimi spontan. Në këtë situatë historiko-kulturore nisi të merrte jetë një lëvizje e organizuar mendore dhe letrare që mori emrin Rilindja Kombëtare Shqiptare. Ajo u frymëzua nga idetë e romantizmit nacional dhe të iluminizmit, që u kultivuan në rrethet e inteligjencës shqiptare, e cila jetonte kryesisht në mërgim, në kolonitë e vjetra shqiptare në Itali dhe në ngulimet më të reja në Stamboll, Bukuresht, SHBA, Sofje e Kajro.







Ringjallja nacionale, mbrujtja e shqipes si gjuhë e kulturës, organizimi i arsimit kombëtar dhe themelimi i letërsisë kombëtare, në rrafshin kulturor, si dhe krijimi i shtetit të pavarur, në rrafshin politik, këto ishin synimet e kësaj lëvizjeje prej së cilës lindi shkolla e romantizmit shqiptar. Ishte ky një romantizëm tipik ballkanik, i mbrujtur me frymën e çlirimit kombëtar, me nostalgjinë e mërgimtarit dhe me patosin retorik të evokimit të mesjetës shqiptare, domethënë të luftrave të Gjergj Kastriotit. Kjo shkollë letrare lëvroi kryesisht poezinë. Heroi i saj ishte njeriu etik, shqiptari luftëtar, e më pak njeriu tragjik. Nga motivet dhe format poetike, ajo ka lidhje të ngushta me traditën folklorike. Gjurmimi i kësaj tradite dhe botimet në fushë të saj (“Rapsodi të një poeme arbëreshe” më 1866 nga De Rada, “Përmbledhje të këngëve popullore dhe rapsodi të poemave shqiptare” më 1871 nga Z. Jubani, “Bleta shqiptare” më 1878 nga Th. Mitko, etj.), ishin pjesë e programit kulturor të Rilindjes Kombëtare për afirmimin e identitetit etnokulturor të shqiptarëve.
Dy janë përfaqësuesit më të mëdhenj të romantizmit shqiptar të shek. XIX: J. De Rada (1814-1903), lindur e vdekur në diasporën shqiptare në Itali e shkolluar atje dhe N. Frashëri (1846-199), lindur në Shqipëri, i shkolluar në Zosimea të Janinës, por i mërguar dhe vdekur në Stamboll. I pari është poeti romantik shqiptar i rritur në klimën e romantizmit europian, i dyti romantiku shqiptar që tret në poezinë e tij ndikimet e poezisë lindore, sidomos persiane, me frymën dhe shpirtin e poezisë së romaantizmit perëndimor.
De Rada shkroi një cikël poemash epiko-lirike në stilin e rapsodive shqiptare: “Këngët e Milosaos”, 1836, “Serafina Topia” 1839, “Skënderbeu i pafat” 1872-1874 etj. me ambicjen që të krijonte eposin nacional për shekullin e Skënderbeut.
Pas gjurmëve të Herderit, De Rada zgjoi në poezinë e tij mallin e për këngën popullore dhe e ngjyrosi atë me koloritin etnografik. Veprat e tij janë pasqyrë e jetës shqiptare me zakonet dhe mendësinë e saj karakteristike, si dhe dramën shqiptare të shek. XV, kur polemi i tij i panënshtruar ra nën zgjedhën e osmanëve. Konflikti midis lumturisë së individit dhe tragjedisë së kombit, skenat ndanë kroit në katund, gratë që mbledhin kallëza në ara, burri që shkon në luftë dhe gruaja që i qendis brezin, të gjitha të paraqitura me një ndjenjë lirizmi të hollë, ja ç’është poezia e këtij poeti romantik, që u rrit në klimën politike të lëvizjes nacionale të shqiptarëve dhe në klimën letrare të romantizmit kalabrez.
Naim Frashëri shkroi një poemë bukolike (“Bagëti e bujqësia”, 1886) një përmbledhje lirikash filosofike, atdhetare e dashurore (“Lulet e verës” 1890), një poemë epike për Skënderbenë (“Histori e Skënderbeut” 1898) një poemë epike religjoze (“Qerbelaja” 1898) dy poema greqisht (“O eros” e “O alithis pothos ton skipetaron) një tufë lirikash persisht (“Tehajylat” - Ëndërrime) dhe shumë vepra diturore shqip. Ai njihet si poeti më i madh kombëtar i shqiptarëve.
Naim Frashëri themeloi lirikën moderne në poezinë shqipe. Në frymën e “Bukolikëve” e “Gjeorgjikëve” të Virgjilit, ai në poemën “Bagëti e bujqësia” u këndoi punëve të bujkut e të bariut duke i thurur një himn bukurive të atdheut të vet dhe duke shprehur nostalgjinë e poetit të mërguar dhe krenarinë e qënies shqiptar. Nuk është çudi që, duke jetuar në zemrën e perandorisë së osmanëve, në Stamboll, të përjetonte aq thellë fatin e atdheut të tij. Malli për vendlindjen, për malet dhe fushat e Shqipërisë, për varret e të parëve, kujtimet e fëminisë, i japin forcë e vrull lirik frymëzimit të tij.
Përjetimet subjektive të individit të çliruar nga prangat e mentalitetit mesjetar oriental, nga një anë, dhe nga ana tjetër panteizmi filozofik i doktrinës sufite, i shkrirë me panteizmin poetik të shkollës së romantizmit evropian, u japin meditimeve lirike të Frashërit një dimension human e filozofik universal. Poezitë më të bukura të përmbledhjes “Lulet e verës”, janë lirikat filozofike për jetën dhe vdekjen, për kohën që ikën dhe s’kthehet më, duke lënë pas kujtime cfilitëse në zemrën e njeriut, për krijuesin të shkrirë me universin.
Natyrë religjioze dhe anëtar i sektit bektashi, Frashëri është një poet metafizik, që shkriu në meditimet e tij lirike, mistikën helenistike, me mistikën e lashtë orientale e islame. I ndodhur në kryqëzimin e traditave poetike e filozofike lindore e perëndimore, N. Frashëri i tret ato në njëra-tjetrën, por pa shtypur natyrën e tij shqiptare. Kultura dhe qytetërimi perëndimor përcaktuan substratin iluminist të veprës së Frashërit, qytetërimi lindor substratin filozofiko-mistik, kurse bota shqiptare trungun e veprës së tij. Por duhet veçuar në veprën e tij fryma frënge. Fryma frënge në Greqi dhe në Turqi ishte përfaqësuese e kulturës evropiane. Ajo gjeti shtrat të ngrohtë në vendet ballkanike si Shqipëria, sepse u sillte popujve të këtij gadishulli idetë e kryengritjes frënge dhe idenë e lirisë përgjithësisht e të nacionalizmit modern. Njohës i gjuhës frënge, admirues i Volterit dhe i Rusoit, si mendimtar, dhe i Lamartinit si poet, Frashëri e shikonte të ardhmen e kombit të vet “të lindëte andej nga perëndon”. Romantizmi i Naimit në këtë pikë nuk dallon prej romantizmit grek e turk, ato janë pjella e Francës.
Naim Frashëri është themeluesi i letërsisë kombëtare të shqiptarëve dhe i gjuhës letrare kombëtare. Ai e ngriti shqipen në rendin e një gjuhe moderne të kulturës duke e mbrujtur atë në modelin e ligjërimit të shqipes popullore.
Botën subjektive të heroit romantik me shpirt të trazuar e sjell në romantizmin shqiptar poezia e Z. Serembes. Në poezinë e N. Mjedës dhe A. Z. Çajupit, që jetuan në fundin e Rilindjes, shfaqen shenjat e dezintegrimit të sistemit artistik të romantizmit në letërsinë shqipe.
A.Z Çajupi (1866-1930), është një poet rustik, i tipit të këngëtarit popullor, i mbiquajtur Mistrali i Shqipërisë; ai i solli letërsisë shqipe komedinë e zakoneve dhe tragjedinë me temë historike. I shkolluar në një kolegj francez të Aleksandrisë dhe në Universitetin e Gjenevës, njohës i mirë i letërsisë franceze, A. Z. Çajupi solli ndër të parët në shqip fabulat e La Fontenit, duke hapur kështu udhën e përkthimit e të përshtatjes në gjuhën shqipe, të veprave nga letërsisa botërore, që ka qenë dhe vazhdon të mbetet një nga udhët e mëdha të komunikimit të shqiptarëve me kulturën botërore.
Me krijimin e shtetit shqiptar (1912) shkolla romantike e lindur në truallin e lëvizjes kombëtare, e humbi bazën e vet historike; ideja kombëtare i lë udhën idesë njerëzore dhe në zhvillimin e letërsisë shqiptare shfaqen prirje e stile të reja.
Drejtimi kryesor që mori letërsia shqipe në mes dy luftrave botërore ishte realizimi, por nuk munguan as shfaqje të një sentimentalizmi të vonuar (F. Postoli), as recidive të romantizmit.







Gjergj Fishta (1871-1940), shkroi një poemë të përmasave të eposit kombëtar (“Lahuta e malësisë”) ku paraqet me frymë romantizante e me një patos të ngritur patriotik, luftrat e malësorëve të Veriutkundër dyndjeve sllave.
Me këtë vepër ai mbetet poeti më i madh epik i shqiptarëve. Prift i urdhërit françeskan, erudit dhe anëtar i Akademisë italiane, Gjergj Fishta është një personalitet poliedrik i kulturës shqiptare: poet epik dhe lirik, publicist dhe satirist i hollë, dramaturg e përkthyes, veprimtar aktiv i jetës kulturore dhe politike shqiptare midis dy luftrave.
Vepra e tij madhore "Lahuta e malësisë” me rreth 17.000 vargje, e shkruar në frymën e eposit legjendar e historik të shqiptarëve, është një pasqyrë e jetës shqiptare dhe e mendësisë shqiptare, një mozaik poetik ngjarjesh historike e legjendare, personazhesh historike dhe jo historike, traditash e zakonesh të malësisë, zanash e shtojzavallesh të malësisë, një afresk i gjallë i historisë së një polemi të lashtë që pikëson në qendër tipin e shqiptarit të gdhendur në kalvarin e jetës së tij në rrymë të shekujve të egër për të. Poemën e Fishtës e shquan një pasuri e madhe gjuhësore, në të është mbledhur tërë visari i shqipes popullore të malësise, frazologjia e gjallë e pashtershme dhe larmia e ndërtimeve të çlirëta sintaksore, që i japin gjallëri e forcë ligjërimit poetik.
Përmbledhjet poetike “Mrizi i Zanave” me vjersha atdhetare dhe “Vallja e Parrizit” me vjersha me frymë fetare, e paraqesin Fishtën një poet të hollë lirik, kurse veprat “Anzat e Parnasit” dhe “Gomari i Babatasit” e paraqesin Fishtën një shkrimtar satirik të papërsëritshëm. Në fushë të dramaturgjisë mund të përmenden prej tij tragjeditë me subjekt nga mitologjia biblike dhe antike “Juda Makabe” dhe “Ifigjenia n’ Aulli”.
Në letërsinë shqiptare midis dy luftrave nuk munguan as shfaqjet e sentimentalizmit (F. Postoli, M. Grameno) dhe të një klasicizmi të vonuar, sidomos në dramaturgji (E. Haxhiademi). Shfaqjet e rrymave moderne, të impresionizmit, simbolizmit e pamasizmit, ishin dukuri të veçuara në veprën e disa shkrimtarëve (Migjeni, Poradeci, Asdreni), pa arritur të formojnë shkollë. Ndryshime të thella ndodhen në sistemin e zhanreve; krahas poezisë u lëvrua proza (Migjeni, F. S. Noli, F. Konica, E. Koliqi, M. Kuteli etj.) dhe drama e satira (Gj. Fishta, K. Floqi).
Përfaqësuesi më tipik i realizmit ishte Millosh Gjergj Nikolla, Migjeni (1913-1938). Poezia (“Vargjet e lira” 1936) dhe proza e tij përshkohen nga një realizëm i ashpër social për mjerimin dhe pozitën tragjike të individit në shoqërinë e kohës. Personazhet e veprës së tij janë njerëzit e basifondeve të shoqërisë shqiptare.
Disa novela të Migjenit janë romane në miniaturë; subjektet e tyre paraqesin konfliktin e individit me institucionet dhe moralin patriarkal e konservator. Natyra e rebeluar e talentit të Migjenit theu tradicionalizmin e poezisë dhe të prozës shqipe duke sjellë një stil e forma të reja në poetikë, e narracion. Ai është nga reformatorët më të mëdhenj të letrave shqipe, shkrimtari i parë i nadh modern shqiptar.
Natyrë tjetër, talenti poetik L. Poradeci (1899-1987), një poet lirik brilant, krijoi një poezi të butë e të ngrohtë, por me mendim të thellë e muzikalitet magjepsës (“Vallja e yjeve”, 1933, “Ylli i zemrës” 1937.







Tronditës verbi poetik i F. S. Nolit (1882-1965), në librin “Album” (1947) dhe elegante proza e tij historike (“Histori e Skënderbeut” 1921). Poet, historian, dramaturg, estet dhe muzikolog, publicist, përkthyes, mjeshtër i shqipes, përpos burrë shteti e diplomat, ai është gjeniu i kulturës shqiptare të shek. XX.
F. S. Noli lindi në një ngulim shqiptar të Thrakës Lindore (Ibik Tepe), ku mori arsimin fillor; arsimin e mesëm e mori në gjimnazin grek të Adrianopojës, kurse studimet e larta i kreu në Universitetin Harvard të Bostonit (SHBA).
Në moshë fare të re u lidh me lëvizjen patriotike për çlirimin e Shqipërisë nga pushtimi osman dhe u bë një nga aktivistët më të shquar politikë e kulturorë të Rilindjes Shqiptare. Më 1908 u dorëzua prift duke inicuar idenë e krijimit të një kishe ortodokse aautoqefale shqiptare të cilën e themeloi më 1922.
Pas shpalljes së pavarësisë kombëtare (1912) u bë frymëzues dhe udhëheqës i lëvizjes demokratike në Shqipëri. Më 1924, pas fitores së një revolucioni antifeudal, u zgjodh kryeministër i qeverisë jetëshkurtër të dalë prej këtij revolucioni. Restaurimi i reaksionit çifligar në dhjetor 1924 e detyroi të marrë udhën e pakthim të mërgimit, të cilin e përjetoi si një ekzil biblik. Ditët e fundit të jetës i mbylli në SHBA, ku u vendos përfundimisht më 1932, pas ecejakjeve nëpër Evropë si emigrant politik.



Përvoja e revolucionit të mundur të 1924-ës i frymëzoi atij një cikël poezish me motive biblike, të përfshira në librin “Album”. Më 1907 pat botuar dramën po me subjekt biblik “Izraelitë dhe filistinë”, duke dashur të aktualizojë legjendën biblike në përqasje me përvojat e tij si udhëheqës shpirtëror i lëvizjes për çlirim kombëtar e shoqëror të shqiptarëve. Më 1947 botoi anglisht studimin “Bethoven and the French revolution”. Përktheu në shqip shumë libra liturgjikë dhe vepra të shkrimtarëve botërorë O. Khajan, U. Shekspir, H. Ibsen, M. Servantes e të tjerë.
Me poezinë, me prozën publicistike, shkencore e kishtare, si dhe me përkthimet mjeshtërore, F. S. Noli ka luajtur një rol themelor në zhvillimin e shqipes moderne.
Lëvrues të shquar të prozës së shkurtër ishin E. Koliqi (1903-1975), M. Kuteli (1907-1967) dhe F. Konica (1875-1942). I pari krijoi një prozë subtile, plot kolorit të qytetit të vet, Shkodrës (“Tregtar flamujsh”, 1935), i dyti është një magjistar i shqipes, shkrimtari që kultivoi stilin popullor të rrëfimit në një prozë magjepsëse (“Netë shqiptare” 1938; “Ago Jakupi” 1943; “Kapllan aga i Shaban Shpatës” 1944).
F. Konica është mjeshtri që i dha fytyrë moderne prozës shqipe, intelektuali që solli mentalitetin e mirëfilltë perëndimor në kulturën shqiptare.
Lindi në Konicë, qytet i vogël shqiptar, që me vendimet e Konferencës së Londrës më 1913, të cilat e rudhën shtetin shqiptar në kufijtë e sotëm, mbeti ne Greqi. Vinte nga një derë e njohur, prej së cilës trashëgoi titullin bej, vetëdijen e një përkatësie elitare, që e manifestoi fort në jetë dhe në krijimtarinë e tij, por jo dhe mentalitetin anadollak lindor prej të cilit u nda me nje buzeqeshje hokatare, që u kthye në një sarkazëm therëse në veprën e tij. Ndoqi një vit shkollën jezuite të Shkodrës, pastaj Liceun Perandorak të Stambollit, kreu me 1895 studimet për letersi e filozofi në Universitetin e Dizhonit (Francë), shkollimin e mbylli me kryerjen e studimeve ne Universitetin e Harvardit, ndersa me 1912 mori, në këtë universitet, titullin e magjistrit në letërsi dhe arte. Master of Arts Erudit, njohës i gjithë gjuhëve të mëdha të Evropes dhe i disa gjuhëve lindore, mik i G.Apolinerit, F.Konica u quajt prej të huajve “një enciklopedi që ecën” dhe u bë për kulturën shqiptare modeli i intelektualit perëndimor. Iu kushtua që në rini lëvizjes kombëtare, por, në kundërshtim me frymën mitike idealizuese e romantizante të Rilindjes, solli në të frymën kritike dhe përjetoi dhomën e përjetshme të idealistit që vuan për mendimet e tij.
Themeloi revistën “Albania” (Bruksel 1897-1900, Londër 1902-1909), që u bë organi më i rëndësishëm i shtypit shqiptar të Rilindjes. Publicist, eseist, poet, prozator, përkthyes dhe kritik letrar, është veç të tjerave autor i studimit “L’Albanie et les turcs” (Paris 1895), “Memoire sur le mouvement national albanais (Bruksel, 1899), i novelave “Një ambasadë e Zulluve në Paris” (1922) dhe “Doktor Gjilpëra” (1924), si dhe i veprës historiko-kulturore “Albania. The rock Garden of Southeastern Europe”, që u botua pas vdekjes së Massachussets me 1957. Dy novelat e Konicës i bashkon shpirti satirik dhe shprehja alegorike e konfliktit midis dijes dhe injorancës e konflikti midis mentalitetit të prapamebtur oriental dhe mentalitetit modern perëndimor. Publicistika dhe proza e tij janë model i një shqipeje letrare të përpunuar dhe i një stili elegant.
Vitet e fundit të jetës (1926-1939), i kaloi si ambasador i Mbretësise Shqiptare në Washington, ku dhe vdiq më 1942. Eshtrat e tij u sollën në Shqipëri në vitet e fundit.
Në letërsinë e shqiptarëve të Italisë, në periudhën midis dy luftrave, vazhdoi tradita e shkollës romantike të shek. XIX, Z. Skiroi (1865-1927) me veprën e tij (“Kthimi” 1913, “Te dheu i huaj”, 1940) desh të rikuperonte kujtesën historike të shqiptarëve të mërguar qysh nga shekulli XV, pas vdekjes së Skënderbeut.
Gjatë Luftës Antifashiste të popullit shqiptar (1939-1944), u zhvillua një letërsi e rezistencës, e cila lindi në ilegalitet përmes shtypit klandestin të Partisë Komuniste Shqiptare. Krijimet e kësaj letërsie ishin kryesisht shkrime publicistike, skica letrare dhe tekste këngësh partizane. Autorët e saj qenë luftëtarë antifashistë të brezit më të ri (Sh.Musaraj, A.Caci, F.Gjata, K.Jakova, Q.Buxheli).
Pas Luftës II Botërore, letërsia shqiptare njohu një zhvillim masiv. Tipari kryesor i letërsise dhe i arteve të kësaj periudhe, ishte zhvillimi i tyre i orientuar ideologjik dhe levrimi i të gjitha zhanreve, sidomos i romanit, i cili, nga nje zhanër pa traditë, doli ne krye të procesit letrar.
Tipi më i levruar i romanit u bë romani realist social, me permbajtje etologjike dhe historike, me subjekt linear (J.Xoxa, S.Spasse), por nuk mungon as romani me kompozicion të thyer, me poetikë të hapur dhe me një nënshtresë filozofike, që buron nga asosacioni i ideve dhe analogjitë historike (I.Kadare, P.Marko) dhe as romani satirik (D.Agolli, Q.Buxheli).
Tregimin dhe novelën, e lëvruan Dh.Shuteriqi, N.Prifti, Z.Cela, T.Laco, Dh.Xhuvani, N.Lera e të tjerë, kurse poezinë, I.Kadare, D.Agolli, F.Arapi, Xh.Spahiu, M.Ahmeti e të tjerë.
Më pak, u zhvillua drama (K.Jakova “Toka jonë”, 1955) dhe komedia (S.Çomora “Karnavalet e Korçës” 1961).
Letërsia e kësaj periudhe në Shqipëri u zhvillua brenda kornizave të realizmit socialist, i vetmi drejtim i lejuar nga politika zyrtare. Por talente te fuqishme, përtej këtyre kornizave, krijuan vepra me një frymë opozitare të nënkuptuar dhe me një domethënie universale.







I. Kadare (1936), me poezinë (“Përse mendohen këto male” 1964, “Motive me diell” 1968, “Koha” 1976) dhe sidomos me prozën e tij (“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” 1963; “Kështjella” 1970; “Kronikë në gur” 1971, “Dimri i madh “ 1977, “Ura me tri harqe” 1978, “Piramida” 1992; “Spiritus” 1996 etj.), sfidoi kufizimet e kohës dhe përtëriti letërsinë shqiptare me forma dhe motive që e integrojnë atë në rrjedhat moderne të letërsisë botërore.
Vepra e Kadaresë paraqet një enciklopedi artistike të jetës shqiptare, një afreskë të gjerë të ngjarjeve historike dhe bashkëkohore, të përjetuara me një qëndrim filozofik të shprehur herë hapur e herë përmes gjuhës së Ezopit.
Filozofia, mentalitetet, dramat dhe traditat historike e kulturore të shqiptarëve, të kaluara në filtrin e mendimit artistik të shkrimtarit, janë paraqitur në veprën e tij si shprehje e identitetit kombëtar, e vitalitetit të kulturës shpirtërore të popullit të vet dhe si faktor i qëndresës e i mbijetesës së tij historike.
Kadareja krijon një prozë moderne duke shfrytëzuar gjerësisht analogjitë historike, parabolat dhe asosacionet, legjendat dhe mitologjinë kombëtare. Vepra e tij ka një poetikë të hapur që vjen nga përzierja e kohëve, e rrafsheve të ligjërimit artistik, e reales me irealen, nga natyra e thyer mozaikale e kompozicionit.Vepra e Kadaresë i sjell letërsisë evropiane një aromë karakteristike mesdhetare, ballkanike dhe pasuron atë me koloritin e një areali tipik për veçanësinë e tij etno-kulturore.
Duke u nisur nga bota epike e legjendave dhe baladave mesjetare, proza e Kadaresë kapërcen distancën kohore dhe sjell në rezonancë mentalitetin dhe ndërgjegjen artistike e mesjetare, me mentalitetin dhe ndërgjegjen artistike të kohës sonë. Nga përpunimi i thellë krijues i fondit të traditave të lashta popullore, mesazhi i prozës dhe i poezisë së Kadaresë fiton njëherësh një thellësi historike dhe një notë humane universale.
Krijues me një vetëdije të fortë kritike, Kadareja jo vetëm ka poetizuar vlerat shpirtërore të kombit të vet, por dhe ka fshikulluar traditat anakronike, mentalitetet retrograde, psikologjinë provinciale dhe konvencionet e jetës së shoqërisë shqiptare.
Me frymën e disidencës, në kushtet e diktaturës kur u krijua vepra e Kadaresë, ka ndihmuar t’i gërryhen themelet regjimit totalitar në Shqipëri. Ekzili i tij politik në Francë në vitin 1990, kur në Shqipëri sapo kishin filluar proceset demokratike, u dha shtysë këtyre proçeseve.
Për këto vlera, vepra e Kadaresë gëzon një popullaritet të gjerë dhe është përkthyer në të gjitha gjuhët e mëdha të botës (anglisht, frengjisht, gjermanisht, spanjisht, rusisht, italisht, arabisht etj.). Kadareja është vlerësuar nga kritika e huaj, si një prej shkrimtarëve më të shquar bashkëkohorë të letërsisë botërore dhe ka fituar disa çmime ndërkombëtare. Kadareja është sot përfaqësuesi më eminent në botë i kulturës shqiptare.



Poet i hollë lirik dhe shkrimtar satirik D. Agolli (1931), ka sjellë në poezinë shqipe freskinë e një frymëzimi spontan meditativ dhe në roman humorin e lehtë popullor që shkon deri në grotesk. (“Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” 1973; “Arka e djallit” 1997). Ai është mjeshtër i tregimit psikologjik, filozofik (“Zhurma e erërave të dikurshme” 1964, “Njerëz të krisur” 1995).
Nga përmbledhjet më të rëndësishme poetike të Agollit, duhen përmendur, “Shtigje malesh dhe trotuare” 1965, “Fjala gdhend gurin” 1977, “Udhëtoj i menduar” 1985 dhe “Lypësi i kohës” 1995.
Agolli ka lindur në një katund të Shqipërisë juglindore dhe mori pjesë fare i ri në rezistencën antifashiste. Lidhja e ngushtë me jetën popullore dhe me idealet antifashiste, përcaktuan përmbajtjen e veprës së tij. Tipar i romaneve të Agollit për rezistencën është aktualizimi i vlerave të saj morale, përmes sinkronizimit artistik të ngjarjeve të luftës me kohën e sotme. Vepra e Agollit është bërë shumë popullore, është përkthyer në disa gjuhë të tjera dhe është vlerësuar nga kritika e huaj.
Në trojet shqiptare në Kosovë dhe në Maqedoninë Perëndimore, letërsia në gjuhën shqipe, e përfaqësuar nga shumë emra (E. Mekuli, A. Pashku, A. Podrimja, R. Kelmendi, R. Qosja, D. Mehmeti, M. Isaku etj.), ndonëse e zhvilluar në një kontekst tjetër politik e kulturor, edhe pas luftës, ruajti lidhjet me kulturën mëmë dhe solli në art ravgimet dhe dramat kombëtare e humane të njeriut të atyre trevave. Në diasporën shqiptare në Europë, pas Luftës, nuk pati ndonjë lëvizje të mirëfilltë letrare. I vetmi shkrimtar me rëndësi që krijoi në atë diasporë është M. Camaj (1925-1992), që rreh të zbulojë në poezinë dhe prozën e tij rrënjët e identitetit të shqiptarit të mërguar.
Rezultati më i rëndësishëm në kulturën shqiptare të pasluftës në fushë të gjuhës është unifikimi i shqipes standarte, të përpunuar në nivelin e një gjuhe moderne.
Në fazën e sotme të tranzicionit të shoqërisë postkomuniste, letërsia shqiptare përjeton avantazhet e hapjes ndaj botës, por edhe problemet që i krijohen në këto kushte kulturës së çdo kombi, për të ruajtur identitetin e vet